Qëllohet në kokë bashkëpunëtori 16-vjeçar i artistit të njohur

Periskopi.com Showbiz

Një reper që kishte lidhje me artistin e vrarë XXXTentacion, po trajtohet në spital pasi u qëllua në kokë jashtë një dyqani në Florida.

C Glizzy, 16 vjeçar, emri i të cilit është Christian Moore, ishte goditur nga një plumb nga një i dyshuar i panjohur të shtunën në Florida.

Familja e Glizzy tha se ai u qetësua pas një operacioni.

Reperi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i XXXTentacion, i cili u qëllua për vdekje vitin e kaluar jashtë një dyqani në Florida Jugore, transmeton Klan Kosova.