Protesta të dhunshme në Hong Kong, policia qëllon me armë një protesues

Periskopi.com Lajme

Policia e Hong Kongut ka qëlluar një protestues me armë për herë të parë në katër muaj që po mbahen demonstrata.

Dhjetëra mijëra persona marshuan në Hong Kong, për të kundërshtuar një projektligj, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor. Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.

Protestat u thirrën në një “ditë kombëtare pikëllimi”, në të cilën tre mijë njerëz u bashkuan në rrugët e qytetit, nëpër gjashtë zona, për të përhapur ende zemërimin e publikut ndaj Pekinit, raporton “The Guardian”.

Protestuesit tmerruan qytetin, të cilët hodhën koktej molotovi, bllokuan stacionet e metrosë dhe hapën zjarre në rrugë.

Në një video të postuar nga Unioni i Studentëve të Universitetit në Hong Kong, shihet se si një  polic po qëllonte protestuesin në mes të turmës me një pistoletë.

Për këtë veprim, mbikëqyrësja e lartë e policisë Yolanda Yu Hoi-këan pretendoi se oficeri vepronte në vetëmbrojtje. “Policët u kërcënuan seriozisht. Për të shpëtuar jetën e tij dhe të kolegëve të tij, ai qëlloi me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sulmuesit ”, tha ajo në një mesazh video të postuar në internet.