Juventus zhbllokon rezultatin, Rabiot ‘bombardon’ rrjetën e rosonerëve

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual nga Serie A, përkatësisht kryesuesja e tabelës në këtë ligë, Juventus po luan sonte si mysafir i rivalit historik, Milanit, shkruan Periskopi.

Të parët që zhbllokuan rezultatin në ‘San Siro’ ishin mysafirët, rrjetën e gjeti ish- mesfushori i PSG-së, Adrien Rabiot, pas një soloaksioni.

Kujtojmë se, Juventusi po kërkon fitoren për të vazhduar sigurt drejt titullit të nëntë radhazi në Serie A, kurse Milani po ‘lufton’ për të siguruar një vend në garat evropiane.

Shihni golin. /Periskopi

 

U vonuan për takimin e skuadrës, dënohen nga trajneri – ishin duke e shikuar El Classicon

Periskopi.com Sporti

Një gjë e pazakontë i ka ndodhur ekipit të Paris Saint-Germain.

Dy yjet e skuadrës, Kylian Mbappe dhe Adrien Rabiot shkuan 25 minuta me vonesë në takimin e skuadrës të shtunën, transmeton Periskopi.

Kjo ka ndodhur për një arsye krejtësisht qesharake.

Both Kylian Mbappe and Adrien Rabiot were dropped for choosing El Clasico over a meeting

Dyshja në fjalë ishin duke e shikuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke e harruar takimin që e kishin me pjesën tjetër të skuadrës dhe shtabin teknik para derbit me Marseille.

Dhe kjo ishte arsyeja pse ata nuk startuan në Klasikën e Francës, pasi trajneri Tuchel i dënoi duke i ulur në stol.

Ylli francez u fut në minutën e 62′ dhe vendosi fatin e ndeshjes me një gol dhe asist, kurse Rabiot luajti vetëm 11 minuta./Periskopi/