Babai i Kacifas në Prokurorinë e Krimeve të rënda

Periskopi.com Lajme

Babai i Konstandinos Kacifas u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jani Kaçifa do të pyetet nga organi i akuzës në lidhje me pretendimet që familja ka për vdekjen e 35-vjecarit i cili u qëllua nga forcat RENEA të dielen e kaluar në Bularat pasi kishte qëlluar me armë ne mes të fshatit ndaj forcave “Shqiponja”.

Babai i minoritarit të vrarë shoqërohej tek Krimet e Rënda nga një përfaqësues ligjor i familjes Kacifa.

Familja e Konstandinos Kacifa ka akuzuar forcat e rendit se kanë vrarë qëllimisht djalin e tyre pasi sipas tyre një gjë e tillë mund të shmangej përsa kohe 35 vjecari po tentonte të dorëzohej.

Motra e viktimës gjithashtu ka thënë një ditë më parë se RENEA kishte bërë terror në familjen “Kacifa” pas ngjarjes duke I vënë armën në kokë nënës dhe babait të saj.

Flet i afërmi i Kaçifas: Bëri budallallëk, po përpiqemi të qetësojmë ujërat në Greqi e Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ende është e vështirë për nënën e Kostantinos Kaçifas, 35-vjeçarit nga Bularati, i cili mbeti i vrarë dje në Bularat të Gjirokastrës pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, me tragjedinë që i ka ndodhur.

Ike në vitet më të bukura trimi im, shpirti im. Nuk do të të shoh më zemra ime. Akoma nuk e besoj. Nuk e duroj dot dhimbjen”, vajtonte ajo dje në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku gjithë ditën pati dhjetëra ngushëllime.

“Familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit janë mbledhur të gjithë që në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e familjes Kaçifas, për t’iu gjendur pranë prindërve dhe motrave.

Këto të fundit jetojnë prej vitesh në Athinë, por kanë mbërritur gjatë natës për t’u qëndruar pranë prindërve dhe për t’i dhënë lamtumirën vëllait të tyre.

Nëna dhe as motrat nuk pranuan dje të flisnin për mediat, duke iu kërkuar të qëndronin larg shtëpisë së tyre.

Një prej kunetërve të 35-vjeçarit të vrarë, ndërsa arsyetonte me gazetarët se përse nuk pranoheshin brenda ambienteve të shtëpisë, theksoi se veprimi i Konstantinos ishte i pamenduar dhe kërkoi që ngjarja të mos politizohet.

Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet. Po përpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri.<

Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen”, u shpreh ai.

Dje situata në Bularat ishte disi më e qetë se e një dite më parë, ku i riu nga ky fshat u vra nga forcat RENEA. Forcat speciale e qëlluan për vdekje 35- vjeçarin, pasi ky i fundit ishte i armatosur dhe qëlloi ndaj tyre në momentin që u rrethua për ta arrestuar.

Më herët, ai kishte qëlluar edhe ndaj Policisë së Gjirokastrës, e cila kërkoi përforcime nga Tirana.

Flasin banorët e fshatit ku u vra ekstremisti grek nga RENEA

Periskopi.com Lajme

Pamje “live” u sollën në “Open” nga “vatra” e të shtënave në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë një ditë më parë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

Gazetarja foli me banorët mbi ngjarjen, të cilët fillimisht nuk pranojnë të flasin, ndërsa më pas shprehen se e njihnin viktimën.

Ata thonë se policia nuk duhet të kishte qëlluar. “Djali nuk ka goditur mbi policinë, por në ajër”, shprehet njëri.

Ndërsa një tjetër thotë se viktima ishte fanatik dhe nuk duronte dot praninë e policisë. Një tjetër banor thotë se policia ishte e orientuar për të vrarë 35-vjeçarin.

Ndërkohë flamuri grek vazhdon të valëvitet në Bularat…

Vrasja e Kaçifës nga policia, çfarë ndodh në botë në raste të ngjashme

Periskopi.com Lajme

Rezistenca me armë ndaj forcave të rendit, në jo pak raste ka rezultuar fatale për agresorët në shtete më të zhvilluara.

Vetën në muajin shtator në shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen të paktën dy ngjarje të rënda.

Një ndër to është dhe ekzekutimi i aktore Vanessa Marcues. 49 vjeçarja kërcënoi me armë efektivët çka solli dhe reagimin e tyre pavarësisht se pas hetimeve rezultoi se arma nuk ishte e vërtetë.

E njëjta situatë ka qenë dhe në vitin 2017 kur një student kërcënoi me armë lodër çka rezultoi fatale për të.

Në 7 shtator të këtij viti, një ndalesë e zakonshme në trafikun e Pensilvanisë pasoi me një përleshje të vërtetë. Pasi i riu nuk pranoi të dorëzohej dhe u përgjigj me armë, policia e ka ekzekutuar. Në të gjithë rastet edhe pse janë zhvilluar hetime policisë i është dhënë e drejta. Kjo pasi qëllimi është siguria e rendit dhe mos rrezikimi I personave të tjerë të pafajshëm.

Në Itali, rasti më i fundit është ai i një shqiptari të akuzuar për grabitje. Ngjarja ndodhi kur dy karabinierët dhe një roje sigurie, kërkuan të ndalonin një automjet tip “Audi A6 Avant” me 4 persona në bord. Pasi mjeti nuk ka ndalur, është qëlluar me armë e si pasojë ka humbur jetën Eduard Koçi. Ndërkaq ministri i Brendshëm Salvini e ka konsideruar të ligjshëm ndërhyrjen dhe duke i konsideruar heronj efektivët.

Ne Gjermani, po ashtu policia është akuzuar disa herë për ndërhyrje të dhunshme. Madje ekzekutimi i një 22 vjeçari pak javë më parë është shoqëruar dhe me protesta të dhunshme. Por pavarësisht kësaj ndërhyrjet janë konsideruar të nevojshme, pasi policia ka qenë nën kërcënimin e armës.

Nëna e Kacifës: Pse duhej ta vrisnin birin tim (Video)

Periskopi.com Lajme

Nëna e Kostandin Kacifës, i cili u vra një ditë më parë nga përplasja me policinë shqiptare ka folur për mediat greke.

Në një lidhje telefonike për televizionin Antena, gruaja vajton djalin e saj. Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “pse duhet të vrisnin djalin tim”.

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat”, shprhet e dëshpëruar nëna e 35-vjeçarit.

“Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.

Dy motrat e Konstandin Kacifës, të cilat jetojnë në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.

 

“Digjini qentë shqiptarë!” thirrjet në protestën që u mbajt në Athinë

Periskopi.com Lajme

Disa orë pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës, dhjetëra shtetas grekë kanë dalë të veshur me flamuj e thirrje raciste kundër Shqipërisë përballë godinës së ambasadës shqiptare në Athinë.

Media greke ka shkuar në vendngjarje dhe njofton se e gjithë protesta është organizuar nga partia ekstremiste e Agimit të Artë në Greqi.

Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjeve në rrjetet sociale nga partia neonaziste “Agimi i Artë” e cila ka kërkuar të zhvillohet një protestë përpara ambasadës shqiptare.

Protesta bëhet për mënyrën sesi u vra ekstremisti grek Kostandinos Kaçifa si dhe për të kërkuar llogari për qeverinë greke dhe reagimin e saj mbi rastin.

Dy deputetë të Agimit të Artë qëndrojnë në ballë të protestës teksa rruga është bllokuar plotësisht nga protestuesit.

Rruga që përshkon dhe vendin ku ndodhet godina e ambasadës shqiptare është bllokuar dhe trafiku i krijuar ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve në kryeqytetin grek.

Video e postuar nga media greke Zappit.gr

Si ndodhi ngjarja ne Bularat, policia jep njoftimin e detajuar:

Sipas Policisë, mësohet se gjatë ditës së sotme, datë 28. 10. 2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të  Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij  dhe në këtë kohë ka nisur  krehja e zonës.Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje,  të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamuflazhGrupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje.

REAGIMI GREK PAS VRASJES SE EKSTREMISTIT 35 VJEÇAR:

Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete.

Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.

VJEN REAGIMI I SHQIPERISE:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi

Ministria e Jashtme: Të zhgënjyer me reagimin e autoriteteve greke për ngjarjen në Bularat

Periskopi.com Lajme

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat të Gjirokastrës.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri thuhet se ata janë të zhgënjyer me reagimin e autoriteteve greke duke bërë thirrje për maturi njofton TCH, përcjell Klan Kosova.

“Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”. Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

A po nisin trazirat pas vrasjes së grekut nga policia shqiptare, paraqiten protestues para ambasadës shqiptare

Periskopi.com Lajme

Siç edhe pritej, trazirat kanë nisur në Greqi. Një protestë është organizuar para Ambasadës Shqiptare në Greqi për vrasjen e Kostandinos Kacifës.

Ky i fundit mbeti i vrarë sot pasi u përplas me armë me policinë në Bularat të Gjirokastrës. Ai konsiderohet edhe si pjesë e Agimi  i Artë.

Në protestë kanë qenë edhe përfaqësues të kësaj partie, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqëson minoritetin grek, të cilët kanë tentuar të hyjnë edhe në ambientet e brendshme.

Forca të shumta policia janë vënë në gatishmëri. /albeu.com/

Kostandinos Kacifa shqiptar. I veshur si ushtar i Greqisë qëlloi 31 herë mbi policinë

Periskopi.com Lajme

Disa orë pas ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë shtetasi Kostandions Kaçifa, 35 vjeç policia e shtetit ka sqaruar të gjithë dinamikën.

Sipas policisë, 35-vjeçari i cili sulmoi me armë policinë nuk është një shtetas grek, por është nga fshati Bularat. Ai ka qëlluar mbi policinë për gati 30 minuta.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh.

Ngjarja në orën 10:00 –Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Ishte i veshur ushtarak-Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë. Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Kacifa hapi zjarri ndaj policisë-Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e situatës së pazakontë për forcat vendore.

Policia kontrolle për kapjen e KacifasMe mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës. Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat. Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Qëlloi për 30 minuta mbi policinëForcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Iu sekuestruan armë dhe fishekë luftarakNë vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje .

Ministrja greke thotë se 35 vjeçari i quajti tradhtarë, tregon se si ndodhi vrasja e ekstremistit

Periskopi.com Lajme

Myrsini Zorba, ministrja e Kulturës së Greqisë ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit, shtetas grek Kostandinos Kaçifa duke treguar se si kishte ndodhur ngjarja.

Derisa ka treguar rreth vizitës së saj në Gjirkoastër, ajo thekson se asnjë flamur në Bularat nuk ishte ulur ndërsa për vrasjen e 35 vjeçarit mori vesh pasi kishte përfunduar udhëtimin e saj.

Përmes një reagimi në facebook, ajo shkruan:

”Sot, në varrezat e të rënëve në Bularat afër Këlcyrës për të nderuar të rënët grekë.

Ditë përkujtimore në vendin ku ata ranë. Emocion i madh midis maleve ku ata luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Flamuj grekë kudo, të pranishëm përfaqësues të qeverive greke dhe shqiptare, Ambasadorja greke, deputetë, kryetarë të bashkive, qytetarë dhe fëmijë të shkollave greke. Lutje fetare, vendosja e luleve, fjalimi i Ambasadores, himni kombëtar i Greqisë dhe i Shqipërisë, poezi nga fëmijët.

Ikëm në orën tre të drekës pa pasur asnjë shqetësim.

Ndërkohë, u informuam se një minoritar me kallashnikov kishte kërcënuar në mëngjes për të shtënë me armë, duke pretenduar se marrëveshja e dy qeverive për të rivendosur kujtimin e të rënëve ishte tradhti.

Asnjë flamur grek nuk u ul poshtë, të gjitha ishin të ngritura.

Pas orës 3 të drekës, gjatë rrugës së kthimit, u informuam se minoritari ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, ai nuk u dorëzua dhe se ata e vranë.

Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në atmosferën emocionuese që mbizotëronte, nuk mund të imagjinonim”.

(Përkthyer nga Gazeta Tema)

Edi Rama i jep përgjigje Greqisë për vrasjen e Kacifas nga RENEA

Periskopi.com Lajme

Ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama për vrasjen e shtetasit grek, i cili mbeti viktimë pas përplasjes me armë mes tij dhe forcave RENEA, të cilët iu kundërpërgjigjën pas plumbave breshëri që ai lëshoi në drejtim të tyre.

“Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ky reagim erdhi pasi,  Ministria e Jashtme greke ndër të tjera kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek.

Lexo po ashtu: Banori i fshatati ku u vra Kacifa: Mund ta kishin kapur, përse e vranë djalin tonë

“Është e papranueshme që të arrihet në një pikë humbjeje të jetëve njerëzore. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Ndryshe, sot gjatë ditës, pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit.

Banori i fshatati ku u vra Kacifa: Mund ta kishin kapur, përse e vranë djalin tonë

Periskopi.com Lajme

Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili qëlloi këtë mëngjes mbi policinë në fshatin Bularat, ka humbur jetën pas shkëmbimit të zjarrit për më shumë se një orë me forcat RENEA, në pjesën e sipërme të fshatit. Ai kishte paralajmëruar diçka në rrjetet sociale. Kaçifa njihej si nacionalist në zonë, por nuk jetonte në fshat.

Arqile Deçka, kreu i Bashkisë së Dropullit, shprehet: “Është për t’u habitur. Është një moment i hidhur. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë në bashkinë tonë. Ishte një djalë që jetonte në Greqi. Miqtë e tij me të cilët kishte pirë kafe në darkë thonë që gjithçka ishte normale. Por, në mëngjes qëlloi Policinë e Gjirokastrës e më vonë iku në mal. Kundërshtoi forcat speciale dhe ndodhi ajo që ndodhi”.

Një banor i moshuar deklaroi: “Përse e vranë djalin tonë? Nuk mund ta kishin kapur? Ne kërkojmë drejtësi. Ai meritonte të gjykohej për atë që bëri, jo të vdiste. Ai nuk vrau njeri. Edhe nëse do të vriste njerëz, prapë meritonte të gjykohej për një krim”.

Rreth orës 10:00 të së dielës, kur në Bularat të Dropullit do mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-greke, ai terrorizoi fshatin. Qëlloi fillimisht në ajër me kallashnikov dhe më pas me breshëri në drejtim të forcave të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta neutralizuar, duke vënë në rrezik jetën e dhjetra banorëve, por edhe efektivëve.

Por, fatmirësisht plumbat nuk lënduan njeri, por vetëm një mjet të policisë dhe një banesë të fshatit. Banorët e tmerruar pas kësaj ngjarjeje, thonë se 35-vjeçari kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Një ditë më parë ai kishte dekoruar fshatin me flamuj grekë për festën e së dielës, ndërsa banorët dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Akoma na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi patur kurrë gjëra të tilla”, tregon një banore.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që i tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë : “futuni brenda”, kaq. Ne e njohim për djalë të mirë e të urtë. Nuk e besoj që e ka bërë këtë”, thotë një tjetër.

Për disa orë Kaçifa u largua në thellësi të fshatit, ndrësa policisë locale I erdhën në ndihmë edhe forcat Renea nga Tirana, qe e lokalizuan në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat.

Pas vrasjes së grekut nga RENEA, reagon kryeministri Alexis Tsipras

Periskopi.com Lajme

Athina zyrtare ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit grek në fshatin e Bularatit në Gjirokastër përmes një njoftimi të ardhur nga Ministria e Jashtme, e cila aktualisht drejtohet nga kryeministri i vendit Alexis Tsipras.

Në njoftimin zyrtar, Athina kërkon shpjegime të thelluara për rastin në fjalë si dhe shprehet se është e papranueshme humbja e një jete.

“Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Kostantinos Kaçifa u qëllua për vdekje nga forcat speciale RENEA këtë pasdite në Bularat pasi nuk ju bind urdhërit për t’u dorëzuar. Shtetasi grek kishte hyrë në fillim të tetorit në Shqipëri dhe kishte vendosur këtë të dielë një sërë flamujsh grek në fshatin e Bularatit, ku dhe po mbahej një festë greke.

Vetë policia është shprehur se Kaçifa ka qëlluar mbi makinat e policisë.

Më poshtë njoftimi i policisë shqiptare:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

“Grek ose vdekje”, mesazhi i 35-vjeçarit që u vra nga policia speciale në Gjirokastër

Periskopi.com Lajme

Sulmi i ekstremistit grek ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës mendohet të ishte paralajmëruar.

Disa ditë më parë në rrjetin e tij social FB, Kostandinos Kacifa shkruante: “Grek ose vdekje, ky është detyrimi i të gjithëve ne, në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor”, është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor.

Ndërsa në një postim tjetër të mëvonshëm ka reaguar mbi bisedat e dy kryeministrave:

 “Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin, por një gjë duhet të jenë të sigurt, rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim”.

Pas vrasjes së grekut nga forcat shqiptare, vijnë reagimet e mediave greke

Periskopi.com Lajme

Vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa nga forcat RENEA, i cili hapi zjarri ndaj policisë ka ngjallur edhe reagimin e mediave greke.

“Protothema”, një nga mediat kryesore në Greqi shkruan:  “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”.

“35-vjeçari ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”,  shkruhet në artikullin e ‘Protothema’.

 “Është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”, shkruan Skai grek, i cili i referohet lajmit të Ora News.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.