Fero largohet nga Kosova, shkon në Gjermani

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Fero, javë më parë bëri të ditur se u largua nga label-i “ON Records”, pas përfundimit të kontratës me këtë kompani.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka njoftuar fansat se është zhvendosur në Berlin, nga ku edhe ka themeluar label-in e tij të ri.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin, sot nënshkrujta kontratë me Avni Halimin, dhe prej sot e tutje ekipi ynë thirret Skuadra Fero”, ka shkruar reperi nga Gjilani në Instagram.

Nga sot e tutje, duket se Kosova nuk është më destinacion vendbanimi i përhershëm për reperin.

Unikkatil paralajmëron koncert në Gjilan, reagon Duda

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, është duke mbajtur një sërë koncertesh në vendin tonë.

Së fundmi, 38-vjeçari ka paralajmëruar një koncert në Gjilan, teksa është rikthyer pas një kohe të gjatë.

Meqë vazhdojnë të jenë rivalë me reperin gjilanas, Dudën, ky i fundit ka reaguar rreth këtij paralajmërimi.

Ndërkohë, Duda ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram me përshkrimin “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

Pavarësisht viteve, duket se dyshja i kanë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe po vazhdojnë të jenë të pakompromis.

Nga ana tjetër, të njëjtit janë mjaft aktiv dhe të angazhuar në muzikë dhe mbrëmje të ndryshme.

Publikohen çmimet e biletave për koncertin e Unikkatilit në stadiumin ‘Adem Jashari’

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, të shtunën e ardhshme do të rikthehet në Kosovë për të mbajtur një koncert të madh.

Performanca e reperit po pritet me entuziazëm në mesin e adhuruesve të tij të shumtë në Kosovë.

Ai do të të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz

Koncerti saktësisht do të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Paralelisht me organizimin madhështor që po bëhet për këtë koncert, tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat.

Fansat mund të blejnë biletat në pikat e shitjes të përcaktuara nga organizatorët.