Mahrez nuk mund të ndalet së shënuari, thjesht magjik në golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez ka shënuar edhe golin e dytë për Manchester Cityn kundër Burnleyt në Premier League.

Algjeriani, realizator i dy golave, shënoi të dytin në mënyrë absolutisht brilante, teksa u shërbye në një pozitë të vështirë, por arriti të lirohet për mrekulli dhe të shënonte me një super goditje.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Ky gol që Mahrez e shënoi për Algjerinë është pretendent serioz për çmimin ‘Puskas’

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar.

Anësori algjerian i ka dhënë fund një starti të vështirë të sezonit me Manchester Cityn, por të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë në pozitën e tij, transmeton Periskopi.

Mahrez posedon një prej prekjeve të para më impresive që kemi parë në futboll dhe është ‘vrasës’ i vërtetë para portës.

29-vjeçari ishte në elementin e tij edhe në barazimin 2-2 të Algjerisë me Zimbavenë, të hënën.

Mahrez realizoi golin e dytë për Algjerinë dhe e bëri absolutisht në mënyrë drithëruese.

Ylli i Manchester Cityt kontrolloi me një prekje të frikshme një krosim të gjatë, para se të trulloste mbrojtësit kundërshtarë për të shënuar.

Sinqerisht, një bukri e vërtetë. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

City në epërsi të trefisht, algjeriani Mahrez me gol të stilit të Messit – bombardon rrjetën dy herë

Periskopi.com Sporti

Ndeshje interesante është duke u zhvilluar në stadiumin ‘Etihad’ mes Manchester Cityt dhe Burnleyt.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë  dhe rezultati është 3 me 0.

‘Qytetarët arritën ta thellojnë rezultatin me dy golat spektakolare të Riyad Mahrez, njëra prej të cilave ishte penallti.

Shihni më poshtë. /Periskopi.com

 

 

Futbollistët në Angli nuk po gjejnë qetësi nga hajdutët, e pëson edhe një tjetër yll i Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez është futbollisti i radhës, të cilit i kanë vjedhur banesën.

Ylli i Manchester City kishte një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë në shtëpi, por edhe para “cash”, që grabitësit i kanë marrë dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të tyre.

Katër banesa ishin thyer dhe në to kishin marrë sende me vlerë, ndërkohë që “The Telegraph” raporton se algjerianit i janë marrë më shumë se 50 mijë sterlina “cash” që i ndodheshin në shtëpi, si dhe tre orë.

Njëra, e markës Richard Mille, kushton 230 mijë sterlina. Dy orë të tjera janë të markës Rolex. Një dëm që kalon shifrën e 500 mijë sterlinave. Mahrez nuk është i vetmi që bie pre e grabitësve, pasi pak ditë më parë u sulmua edhe Dele Alli i Tottenham.

Pep Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse Riyad Mahrez kurrë nuk lëndohet

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez më në fund po i tregon aftësitë e tij te Manchester City, pas një fushate jo shumë të suksesshme debutuese te kampioni i Premier Leagues.

Algjeriani pati probleme me minutazh edicionin e kaluar, por këtë sezon ka qendër ndër lojtarët kyç te “Qytetarët”.

Në 18 ndeshjet e tij në Premier League gjatë kësaj fushate, Mahrez ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime, transmeton Periskopi.

Sipas “ëhoScored”, vetëm Kevin de Bruyne ka vlerësim më të lartë se Mahrez këtë sezon, sa i përket paraqitjeve të përgjithshme.

Duke folur rreth faktit se algjeriani nuk lëndohet kurrë, Pep Guardiola dha një arsye interesante.

“Diferenca nga sezoni i kaluar është se ai luan më shumë këtë fushatë sepse trajneri i tij është më i mirë me të,” tha trajneri i Cityt.

“Niveli në të cilin luajti sezonin e kaluar ishte poashtu i mirë. I pëlqen të luajë futboll.

“Me ato këmbë është e pamundur të lëndoheni, sepse ai nuk ka muskuj. Në treshen e fundit ai ka diçka të veçantë, gjithmonë e kam ndjenjën se ai mund të shënojë gol.” /Periskopi.com/

I riu i Man United u mundua t’ia thyejë këmbën Riyad Mahrezit por dështoi mjerisht duke u poshtëruar keq

Periskopi.com Sporti

Brandon Williamsi i Manchester Unitedit e ka shëndrruar veten në emër të njohur kohëve të fundit.

Nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaerit, shumë të rinj në “Old Trafford” e kanë pasur mundësinë t’i dëshmojnë aftësitë e tyre me skuadrën e parë, derisa Williams ka bërë 14 paraqitje me skuadrën seniore, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, ai e pati të vështirë t’i përballonte aftësitë e Riyad Mahrezit në krah, siç dëshmohet edhe nga një rast i veçantë.

FBL-ENG-LCUP-MAN UTD-MAN CITY

Williams tentoi një ndërhyrje që do të mund t’ia kishte thyer këmbën algjerianit, por disi Mahrez përsëri arriti që ta poshtërojë të riun, duke ia futur topin nën këmbë.

Shikoni më poshtë.

Oh, me që ra fjala, Manchester City mbrëmë mposhti 3-1 në “Old Trafford” Manchester Unitedin, në kuadër të gjysmëfinales së parë në EFL Cup. /Periskopi.com/

Kjo dhemb më shumë se kur e godisni gishtin e këmbës për dere: Mahrez i shënon ish-skuadrës dhe feston me pasion

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez ka barazuar rezultatin kundër Leicester Cityt.

Ish-ylli i Leicesterit i shënoi “dhelprave” në minutën e 30-të, pas asistimit nga Benjamin Mendy, por që topi mori një devijim gjatë rrugëtimit drejt portës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

10 futbollistët që u blenë me ‘pare të ima’ dhe u shitën me shuma marramendëse

Periskopi.com Sporti

Aktualisht është në pikën më të nxehtë tregu i transferimeve të verës, me shumë blerje e shitje të kartonëve të lojtarëve që tashmë kanë ndodhur. Më i bujshmi, padyshim është Cristiano Ronaldo që për 100 milionë euro kaloi në Juventusin e Torinos, shkruan Periskopi.

Natyrisht, nuk ka të bëj gjithçka me kualitetet e lojtarëve në fushën e blertë. Tashmë, që futbolli është hiperkomercializuar, klubet shfrytëzojnë futbollistët për t’i shtuar fitimet e tyre financiare.

Këto janë 10 blerjet më të lira që u bënë nga klubet e ndryshme evropiane që më pas u kthyen në shitje marramendëse.

I pari që do të përmendim është Zinedine Zidane. Ai ishte blerë nga Juventus për vetëm 3 milionë e gjysmë, por kartoni i tij u shit nga “Zonja e Vjetër” për 77,50 milionë.

Riyad Mahrez u transferua këtë verë te Manchester City nga Leicester City për 67,80 milionë euro. Te Leicesteri, Mahrezi ishte transferuar për vetëm 500 mijë.

Edhe Thomas Lemar, futbollisti i Atletico Madridit që u transferua sivjet për 66 milionë ishte blerë fare lirë nga Monaco [prej Caen] për 4 milionë.

A e dini për sa ishte blerë Luis Figo nga Barcelona? Për vetëm 2 milionë e gjysmë. Ndërkohë, ishte shitur në Real Madrid për 60 milionë.

As Leite Kaka nuk kishte kushtuar shtrenjtë. AC Milan e kishte blerë për 8 milionë e 250 mijë euro nga Sao Paolo dhe e kishte shitur drejt Real Madridit për hiç më pak se 56,75 milionë.

Një tjetër është edhe Anthony Martial, i cili u ble nga Manchester United për 60 milionë ndërsa ishte blerë nga Monaco [prej Lyon] për vetëm 5 sosh.

Edhe Hernan Crespo ishte pikasur herët nga skautët e Parmës. Klubi që kishte bankrotuar disa herë, e që së fundi u rikthye në Premier Ligë, i kushtoi parmanëve veç 4,13 milionë ndërsa u shit në vitin e largët 2000 për 56,81.

John Stones, i cili i kushtoi Cityt një mal me para [55,60] ishte blerë nga Barnsley për vetëm 3 milionë. Pastaj, Jorginho që kaloi në Chelsea ishte blerë nga Napoli për vetëm 9,50 milionë [e u shit për 57]. Dhe të fundit që po e përmendim është portieri i Cityt, Ederson, i cili u transferua për vetëm 500 mijë nga Benfica, për t’u shitur për 40 milionë. /Periskopi

Riyad Mahrez futbollisti më i mirë Afrikan i vitit (Foto)

Futbollisit i skuadrës kampione, Leicester City, Riyad Mahrez ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë Afrikan i vitit.

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez ka mposhtur në këtë garë futbollist si Yaya Toure, Saido Mane, Andrew Ayew dhe Pierre Ercik-Abuameyang.

Mahrez kishte një sezon fantastik sezonin e kaluar duke u shpallur kampion në Premier Ligë me Leicester, poashtu futbollisti i vitit në Angli.

mahreez
Riyad Mahrez, futbollisti më i mirë Afrikan

Mahrez sezonin e kaluar kishte 18 gola në 39 paraqitje për skuadrën angleze. /Periskopi/

Mahrez tregon pse nuk shkoi te Arsenali

Anësori i Leicester City, Riyad Mahrez ka zbuluar arsyen e moskalimit te Arsenali në afatin kalimtar të verës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët treguan interesim për algjerianin, por ky i fundit mbeti edhe më tej pjesë e kampionit të Premier Ligës.

25-vjeçari shton se nuk ishte i interesuar të nxiste konflikt mes dy klubeve.

“Kishte kontakt me Arsenalin”, tha Mahrez.

“Por Leicester kërkoi që unë të qëndroja dhe unë isha shumë i shtrenjtë. Unë nuk doja të krijoja konflikt mes klubeve kur erdhi oferta”, shtoi ai. /Periskopi.com

Kjo është super-vetura e Mahrez

Periskopi.com Sporti

Pronari i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha i ka bërë dhuratë Riyad Mahrezit një super-veturë të tipit BMW i8s, pas triumfit në Premier Ligë në sezonin e kaluar.

Vlera e kësaj veture kap shifrën plot 120 mijë euro. /Periskopi.com

Mahrez mjaft i mirë për të luajtur për Barcën

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez beson se anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez është lojtar mjaft i mirë për të luajtur për gjigandin katalan.

Algjeriani ka qenë disa herë i përfolur për një kalim të mundshëm në Camp Nou, mirëpo së fundmi ai ka vendosur të qëndrojë me kampionin aktual të Premier Ligës, duke rinovuar kontratën.

“Mahrez është mjaft i mirë për të luajtur për Barcelonën, por unë jam i kënaqur që ai vendosi të qëndrojë te Leicester”, tha Xavi.

“Nëse Leicester do të humbte lojtarin e tyre më të mirë kjo do të ishte një turp. Do të jetë interesante ta shohësh Leicesterin në Evropë në këtë sezon”. /Periskopi.com

Mahrez rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez ka nënshkruar kontratë të re me Leicester City’n.

Algjeriani është pajtuar të rinovojë me ‘Foxes’ deri në vitin 2020, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë kampioni i Premier Ligës.

“Leicester City ka kënaqësinë t’iu njoftojë se Riyad Mahrez ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do të vlejë deri më 2020”, shkruan në njoftimin e Leicester.

25-vjeçari ka qenë prej kohësh në radarin e Arsenalit. /Periskopi.com

Mahrez s’e përjashton largimin

Periskopi.com Sporti

Riyad Mahrez nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga kampioni aktual i Premier Ligës, Leicester City.

Algjeriani po kërkohet me ngulm nga gjigandi anglez, Arsenal, mirëpo më herët është raportuar se për të interesohet edhe Barcelona.

“Premier Liga është një ligë e madhe dhe unë do të qëndrojë këtu për aq kohë sa të jetë e mundur”, deklaroi lojtari i sezonit të kaluar në Premier Ligë.

“Sot, ka dy ose tre klube në botë, të cilat nëse vijnë t’iu marrin, atëherë ju do të mendoheni. Besoj se e dini se çfarë dua të them”, përfundoi Mahrez.

Përkundër insistimit të trajnerit të Leicester, Claudio Ranieri, i cili thotë se 25-vjeçari do të mbetet te skuadra aktuale, spekulimet rreth të ardhmes së tij vazhdojnë të qarkullojnë. /Periskopi.com