Ambasadori britanik uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruair O’Connell, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë për festën e Kurban Bajramit.

“Do të doja t’u uroj të gjithë Muslimanëve në Kosovë dhe më gjërë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha)” shkroi ai.

 

 

Për këtë festë, ai i ka uruar qytetarëve të Kosovës shëndet, paqe e prosperitet.

“Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja” shtoi O’Connell.

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën do ta festojnë festën e Kurban Bajramit.

O’Connell bën një veprim për fitoren e Kosovës, komentuesit e bombardojnë me mesazhe të lezetshme

Periskopi.com Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O ‘Connell, ka bërë edhe një veprim tjetër ku tregon përkrahjen për kombëtaren e Kosovës.

Ai ka ndërruar fotografinë e profilit, ku shihet emri i tij në fanellen e Kosovës.

Por, janë të lezetshme reagimet që i shkojnë ambasadorit britanik nga komentuesit si: “tash radhën e ke ti”, duke aluduar në ndeshjen që do të luhet mes Kosovës dhe Anglisë.

 

Postimi i ambasadorit britanik në Kosovë para ndeshjes me Malin e Zi është më i miri që kemi parë sot

Periskopi.com Sporti

Kosova sonte ndeshet me Malin e Zi në ndeshjen e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

“Dardanët” futen në këtë përballje me optimizëm të madh, sidomos pas largimit sensacional të trajnerit serb të Malit të Zi dhe dy lojtarëve të kësaj Kombëtareje në momentin e fundit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, në mesin e kretj këtyre zhvillimeve, postimi i ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është thjesht fantastik.

“364/365 jam për bashkëpunim rajonal. Sonte dua fitore.”

E vështirë se mund t’ia dilni më mirë se kaq me ndonjë postim në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Shkon O’Connell, ky është ambasadori i ri britanik në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

“Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë.