Zgjodhi De Bruynen para Messit, zbulohen votat e Samir Ujkanit për lojtarin dhe trajnerin e vitit

Periskopi.com Sporti

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA për vitin 2020, ndërkohë Jurgen Klopp u shpall trajneri i vitit.

Tashmë është bërë publike edhe votat e kapitenëve dhe trajnerëve, ku bie në sy votat e kapitenit të Kosovës, Samir Ujkanit.

Portieri i Torinos ka votuar për Robert Lewandowskin, i cili edhe fitoi çmimin e parë, në vendin e dytë e ka vendosur Cristiano Ronaldon ndërkohë në pozitën e tretë, yllin belg të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Image

Ujkani për trajnerin më të mirë e votoi Jurgen Kloppin, më pas Hansi Flickun si dhe Zinedine Zidanen.

Image

Andin Lokaj i përgjigjet kapitenit të Kosovës: Pozita e tretë nuk duhet të jetë synim, nuk dërgon askund

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë në kualifikimet e Botërorit në një grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Është një grup jashtëzakonisht i vështirë për ‘Dardanët’, të cilët në muajt e fundit kanë qenë totalisht jashtë elementit për lojë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, sigurisht se objektivi duhet të jetë kualifikimi, të cilin e dhurojnë dy pozitat e para (kualifikim direkt nga vendi i parë, ndeshje playoff nga vendi i dytë).

Sidoqoftë, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani nuk mendon njejtë, pasi në një intervistë për Periskopin ka thënë se synimi i skuadrës së Bernard Challandes është top treshja.

Përndryshe, skuadrave kualifikuese u shtohen edhe dy Kombëtare tjera që kanë pasur paraqitjet më të mira si lidere grupi të Ligës së Kombeve në edicionin 2020/21, por që nuk arritën të kualifikohen direkt.

Opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ujkanit për Redaksinë tonë ku tha se synohet top treshja, duke thënë:

”Pozita e tretë nuk duhet të merret si synim, pasi që nga grupi shkon vetëm vendi i parë direkt, ndërsa pozita e dytë duhet të mbledhë sa më tepër pikë që të sigurojë një vend të barazhit, ndërsa vendi i tretë as që duhet të mendohet, pasi nuk siguron asgjë.”

Sa i përket shortit në përgjithësi, Lokaj ka shtuar:

”Mund të ndihemi shumë të kënaqur me këtë short, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia nuk janë kombëtare të cilat nuk mund të matemi me ta kur ne jemi të kompletuar, ndërsa Spanja kuptohet është super favorite e grupit, por dy ndeshjet me Spanjën për ne janë fantastike ngase paraqesin reklamë të fuqishme për futbollin tonë që nga dita e sotme e hedhjes së shortit, andaj është privilegj të jesh në një grup me mjeshtrit e futbollit.” /Periskopi.com/

Samir Ujkani për Periskopin: Synojmë këtë pozitë në grup, shpresoj të rikthehen fansat sepse janë forca jonë

Periskopi.com Sporti

Në Cyrih të Zvicrës mbrëmë u hodh shorti për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ku u kompletuan të gjitha grupet.

Kosova është në një grup aspak të lehtë, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, shkruan Periskopi.

Sigurisht, Spanja është gjigant botëror i futbollit dhe do të ishte jo realiste të prisnim rezultate pozitive kundër saj, teksa në mesin e favoritëve është edhe Suedia.

Greqia dhe Gjeorgjia janë rivalët realë kundër të cilëve do të mund të bënim më shumë dhe me këtë tezë pajtohet edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i cili u shpreh për Redaksinë e Periskopit:

”Është një grup shumë interesant dhe i vështirë. Sigurisht, Spanja është favorite dhe Suedia në mesin e tyre.

”Ne duhet të shikojmë ndeshje për ndeshje, por Greqinë e njohim mirë dhe kundër Gjeorgjisë duhet të provojmë të marrim sa më shumë pikë.

”Ne jemi rritur tash, si ekip, ashtu edhe si Federatë. Qëllimi real është besoj me mujtë me mbërri pozitën e tretë.

”Shpresoj se do të kthehet publiku sepse ata janë forca jonë.” /Periskopi.com/

Ujkani pas ndeshjes: Unë nuk vi në Kosovë me bo pushime…

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani në intervistën pas ndeshjes kundër Moldavisë ka thënë se skuadra tregoi një formë të mirë kundër një kundërshtari të çuditshëm.

“Besoj që kjo ndeshja ka qenë me e tregu karakterin tonë kundër një kundërshtari të çuditshëm”, ka thënë Ujkani.

Sipas tij, ai është gjithmonë gati që të luajë për Kosovën dhe sa herë vije ai e jep maksimumin e tij.

“Unë sa jam Kosovë unë jam gati me luajtë. Unë nuk vi në Kosovë me bo pushime dhe unë jam gjithmonë gati dhe e jap maksimumin dhe ekipi ka luajtur në maksimum dhe kemi luftuar deri në fund dhe fituam”.

“Na e përfunduam këtë edicion dhe prej marsit ne do të përgatitemi për të dhënë maksimumin dhe të rritemi edhe më shumë. Kosova është duke u rrit dhe besoj që shumë”, ka thënë në fund Ujkani.

Samir Ujkani tash është zgjedhja e tretë në portën e Torinos, serbi ia zë vendin e rezervistit

Periskopi.com Sporti

Portieri kosovar ka përfunduar si i treti tek ekipi “Granata” pasi i dyti tash është Milinkovic-Savic, derisa Sirigu është titullar i padiskutueshëm në skuadrën italiane

Samir Ujkani nuk është më portieri i dytë i Torinos. Portieri kosovar tash ka përfunduar si i treti.

Në fakt, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Lecces, Torino ka vendosur për portierin e dytë: bëhet fjalë për Vanja Milinkovic-Savic, të cilit po i beson trajneri Giampaolo, shkruan “toronews.net”.

Madje, portieri serb pritet të mbrojë si titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Lazios në Serie A duke e pasur parasysh mungesën e titullarit të padiskutueshëm, Salvatore Sirigu.

Me këtë rast, përfaqësuesit kosovar i janë zvogëluar gjasat për të mbrojtur në portën e ekipit “Granata”, në sezonin e tij të dytë në këtë klub.

Pas përfundimit të këtij edicioni, ish-portieri i Palermos mund të largohet nga Torino për t’iu bashkuar ndonjë ekipi ku do të mund të paraqitej sado kudo

Samir Ujkani si një kapiten i vërtetë i drejtohet popullit: Kemi nevojë për ju

Periskopi.com Sporti

Samir Ujkani ka reaguar pas paraqitjeve të fundit të Kombëtares.

Pas pesë ndeshjeve jo të mira të Kosovës, ku Kombëtarja e jonë pësoi tri humbje dhe barazoi në dy të tilla. Në një postim të tij në orët e vona të natës, Samir Ujkani përmend edhe Federatën e Kosovës

Kosova pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit kundër Greqisë, ku edhe barazoi pas një ndeshje të mirë.

Në anën tjetër, kapiteni i parë i Kosovës që nuk luajti në Greqi ka reaguar me anë të një postimi në Instagra,

“Po e përmbyllin nje grumbullim shume te vështirë për të gjithë ne: ekipin, stafin, Federatën dhe pjesën tonë të pandashme, tifoztë, adhuruesit dhe përkrahësit tonë më të mëdhanjë që janë gjithmonë afër nesh”, ka shkruar Uklani.

“Të gjithë e dimë sesa vështirë ka qenë për ne të rikthehemi pas ndeshjes se parë, në të cilën nuk arritëm ta realizojmë ëndrren tonë të përbashket si popull, por treguam se kemi karakter, jemi një grup dhe shumë të bashkuar e të vendosur për ta kaluar këtë periudhe të veshtirë!”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka bërë thirrje që të përkrahet Kosova.

“Kosovës i duhet forca dhe përkrahja e gjithsecilit për ta tejkaluar këtë moment dhe kemi nevoje për ju”.

Zyrtare: Samir Ujkanit i vazhdohet kontrata deri më 31 gusht

Periskopi.com Sporti

Torino përmes një komunikate ka bërë të ditur se Samir Ujkanit dhe disa futbollistëve të tjerë, u është vazhduar kontrata deri më 31 gusht.

Pandemia COVID-19 dhe mos arritja e përfundimit të sezonit me kohë, ka bërë që shumë lojtarë të mbesin pa kontrata pas 30 qershorit.

Torino, ka ndërmarrë veprimin, duke iu ofruar zgjatjen e kontratave disa lojtarëve, deri në përfundim të këtij sezoni.

Në mesin e tyre është edhe Samir Ujkani, portieri i Kombëtares së Kosovës.

Portieri i Kosovës refuzohet nga gjiganti turk

Periskopi.com Sporti

Largimi i Loris Karius pas mbylljes së bashkëpunimit me portierin në pronësi të Liverpulit, ka bërë që Beshiktashi të fillojë kërkimin për pasardhësin e tij në sezonin e ardhshëm. Të shumtë kanë qenë emrat e portierëve që i janë ofruar klubit e mes tyre në muajt e kaluar është përmendur edhe ai i Gentian Selmanit.

Megjithatë, mediat në Turqi shpjegojnë se më së fundmi, në klub është diskutuar emri i një tjetër portieri shqiptar, ai i Samir Ujkanit, Gardiani i përfaqësueses së Kosovës aktualisht është portier i dytë te Torino por do të dëshironte një skuadër ku mund të luante rregullisht e të rifitonte vendin mes shtyllave edhe në ekipin kombëtar.

Një menaxher ia sugjeroi Ujkanin klubit duke kujtuar se ai ka edhe eksperiencë në kampionatin turk ku ka luajtur me Rizespor. Transferimi me parametër zero në verë do të ishte një mundësi e mirë për Beshiktashin që nuk po kalon një periudhë të lumtur financiarisht. Por kur emri i Ujkanit ka përfunduar në tavolinën e trajnerit Sergen Jalçin, ky i fundit nuk ka qenë i entuziazmuar me këtë variant që i është shfaqur për skuadrën e tij. Tekniku kishte bërë të ditur se kërkonte një lojtar i cili të kishte luajtur rregullisht dhe Ujkani këtë vit në Itali nuk ka zbritur në fushën e lojës, ndaj nuk shihet si një opsion që plotëson kushtin për të qenë protagonist te Beshiktashi. /vipsport.al/

Agjenti për Periskopin: Ja ku mund të transferohet Ujkani këtë verë

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Samir Ujkanit është rikthyer në fokus përsëri këtë verë, derisa ai është shumë afër përfundimit të marrëveshjes me Torinon.

Në fakt, marrëveshja e tij me klubin italian përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe deri më tash nuk ka pasur shenja se një e re do t’i ofrohet së shpejti.

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, Jimmy Fontana, i cili ka zbuluar se si qëndrojnë gjërat në lidhje me të ardhmen e klientit të tij.

A keni marrë ndonjë ofertë për Samirin, nëse po, nga cilat klube apo liga?

“Nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare ende, por ka pasur interesime për Samirin,” u shpreh fillimisht Fontana.

“E dini situatën me koronavirusin, sepse gjërat kanë mbetur pezull në krahasim me orarin normal.

Torino tregon kuriozitete rreth Ujkanit, nga Adem Jashari te ...

“Sidoqoftë, ka pasur disa kontakte nga Belgjika dhe Franca që kanë shprehur interesim në të.”

A ka shprehur interesim Torino për vazhdimin e kontratës së tij përtej 30 qershorit të këtij viti?

“Mendoj se do të bisedojmë me Torinon së shpejti,” tha ai për Redaksinë e Periskopit.

“Ne kemi folur më herët me ish-drejtorin sportiv të klubit, por tash është një drejtor i ri dhe ai duhet ta kuptojë përbërjen e skuadrës, kështu që para 30 qershorit do të kemi një takim me të dhe të shohim.”

Cili është destinacioni i preferuar i Samirit?

“Epo, Samiri ka pasur një eksperiencë shumë të mirë te Torino, është e vërtetë se ai nuk luajti por ka një bashkëpunim shumë të mirë me klubin. Ai është një profesionist dhe nuk e ka problem, sinqerisht ai është djalosh aq i zgjuar saqë mund të luajë kudo, adaptohet lehtë.”

A do të pranonit një ofertë nga një klub që nuk i premton aktivizim të rregullt?

“E dini, të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe problemi për një portieri është se – mund ta them këtë sepse isha portier – është e vështirë.

“Sepse lojtarët e tjerë luajnë 38 ndeshje, ndërsa ju luani vetëm një ose dy, si portier i dytë, kështu që normalisht se Samiri dëshiron të luajë.”

Cili është qëndrimi i Samirit në lidhje me mungesën e minutazhit me Torinon (nuk ka asnjë paraqitje)?

“Mungesa e minutazhit ndikon te të gjithë, por në rastin e Samirit mendoj se nuk ndikon shumë, sepse unë kam folur edhe me bashkëlojtarët e tij.

“Samiri është aq profesionist saqë stërvitet në nivelin më të lartë, pavarësisht minutazhit të vogël.” /Periskopi.com/

Ujkani është karakter i vërtetë: Doja të bëhesha mjek, heroi im është Adem Jashari

Periskopi.com Sporti

Samir Ujkani e ka kujtuar fëmijërinë e tij, duke i zbuluar ëndrrat. Gjithashtu, portieri kosovar ka folur edhe për karrierën, por edhe për ushqimin e preferuar, portierin e preferuar dhe heroin e tij

Si çdo fëmijë tjetër, edhe Samir Ujkani i kishte ëndrrat e tij.

Portieri kosovar e ka kujtuar atë periudhë, duke e zbuluar profesionin të cilin e pëlqente kur ishte fëmijë.

“Ëndërroja të bëhesha mjek, sepse në vendin ku isha rritur nuk kishte të mjaftueshëm”, ka thënë fillimisht vushtrriasi.

Ai tash që është rritur, flet për dëshpërimin që e ndien aktualisht.

“Në vitin 2020 ka ende fëmijë që nuk kanë shtëpi, por nuk kanë as për të ngrënë”, ka shtuar portieri kosovar.

Ai ishte transferuar në Itali në vitin 2007, për t’iu bashkuar Palermos nga Anderlechti.

Dy vjet më pas kishte debutuar në Serie A në ndeshjen Milan – Palermo, një takim të cilin nuk do ta harrojë kurrë.

Ai thotë se idol të fëmijërisë e kishte portierin Gianluca Pagliuca, shkruan Gazeta Express.

Ujkani shpjegon se dëshiron të qëndrojë në botën e futbollit dhe të kontribuojë.

Ai i flet pesë gjuhë: shqipe, italiane, angleze, franceze dhe holandeze.

Sa i përket ushqimit, Samiri shprehet se më i preferuara për të është flija.

Ai ndihet krenar që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në fund, Ujkani shprehet se heroi i tij është Adem Jashari.

31 vjeçari ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij sezoni, por ka mundësi që ta vazhdojë atë për një vit tjetër.

Ujkani i drejtohet Kosovës nga izolimi: Falenderon presidentin Ademi dhe FFK-në

Periskopi.com Sporti

Samir Ujkani i është drejtuar audiencës me një video mesazh nga karantina

Ai ka falenderuar veçanërisht Federatën e Futbollit të Kosovës dhe liderin e saj, Agim Ademi për suportin, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se e gjithë Italia është aktualisht në karantinë pas përhapjes me të madhe të koronavirusit.

Periskopi ka siguruar video mesazhin e Ujkanit.

 

Samir Ujkani: Gjendja është shumë e rëndë, ndeshja me Maqedoninë duhet të shtyhet

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Play Off-it në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të luhet pa praninë e shikuesve.

Ky vendim është marrë nga Federata e futbollit maqedonas, pas konfirmimit se disa persona janë të infektuar me Coronavirus në këtë shtet.

Madje, për arsye të njëjta, ky takim shumë i rëndësishme për të dy kombëtaret, mund edhe të shtyhet për një datë tjetër.

Lidhur me vendimin e FFM-së, për Gazetën inFokus, ka folur kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Ai tha se përkrah një vendim të tillë, marrë parasysh situatën shumë të rënduar në Itali, ku edhe luan ai, dhe në vendet tjera evropiane.

“Gjendja në Itali është shumë e rëndë, jemi mbyllur nëpër shtëpi dhe jemi në një moment shumë të vështirë. Shpresojmë që së shpejti ta kalojmë këtë gjendje të tmerrshme”, tha fillimisht Ujkani.

Sipas Ujkanit, më me rëndësi është shëndeti i njerëzve sesa ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut.

Prandaj edhe e ka mirëpritur vendimin që dueli të zhvillohet pa shikues. Po ashtu gardiani i portës së Kosovës shpreson që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, derisa të kaloj kjo situatë e krijuar dhe me pas takimi të zhvillohet më tifozë.

“Mendoj që është marrë vendim i mirë që ndeshja të zhvillohet pa shikues, pasi është shumë më me rendësi shëndeti i të gjithë qytetarëve. Por, personalisht mendoj se ndeshja duhet të shtyhet dhe të zhvillohet në një kohë tjetër dhe me tifozë, pasi “Dardanët” për ne janë shumë të rëndësishëm dhe prania e tyre na jap motivim si kur luajmë në “Fadil Vokrri” ashtu edhe në stadiumet jashtë Kosovës”, tha ai.

Kapiteni i Dardanëve tregoi se edhe në klubin e Torinos, ku ai është i angazhuar, po bëjnë vetëm stërvitje të lehta dhe të ndarë në katër grupe për shkak të pranisë së coronavirusit.

“Po shkojmë në seanca stërvitore, po bëjmë vetëm stërvitje të lehta, pasi situata e krijuar na pamundëson të zhvillojmë përgatitjet e duhura. Jemi ndarë në katër grupe, pasi nuk po na lejohet të stërvitemi të gjithë së bashku, shkaku i frikës nga coronavirusi”, tregoi 31 vjeçari.

Ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet me 26 mars në stadiumin “Toše Proeski Arena” në Shkup.

‘Dardanët’ nuk udhëtojnë, Rrahmani e Ujkani në karantinë? Periskopi mëson detajet

Periskopi.com Sporti

I gjithë shteti i Italisë aktualisht është në izolim, apo karantinë, pas përhapjes me përmasa të rrezikshme të koronavirusit.

Ky virus ua ka marrë jetën plot 463 njerëzve, derisa numri i të prekurve është 9163, transmeton Periskopi.

Si në çdo instancë tjetër, edhe në futboll kjo epidemi ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm, derisa nëpër tërë Evropën vazhdimisht po luhen ndeshje pa shikues.

Tashmë është bërë zyrtar edhe lajmi që ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet pa tifozë.

Image result for kosova 2019 national team

Përveç kësaj, u përfol shumë se emra si Samir Ujkani dhe Amir Rrahmani aktualisht janë në karantinë.

Në fakt, i gjithë shteti i Italisë ndodhe në izolim, por duket se nuk do të jetë problematik aktivizimi i Rrahmanit e Ujkanit kundër maqedonëve.

Kjo gjithnjë sipas menaxherit të Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili për Periskopin ka mohuar lajme të tilla, duke thënë se dyshja është e disponueshme.

Kujtojmë se edhe tifogrupi, “Dardanët” për Redaksinë tonë e kanë konfirmuar se nuk do të udhëtojnë pas vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë.

Përballjen me maqedonët, djelmoshat e Bernard Challandesit e zhvillojnë më 26 mars. /Periskopi.com/

Kapiteni i Kosovës në emër të Kombëtares i del në përkrahje Agim Ademit pas kaosit të krijuar në FFK

Periskopi.com Sporti

Se lajmet për një përjashtim të mundshëm të FFK-së, nga UEFA kanë bërë që të reagon edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.

Ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

Sipas Ujkanit, gjendja e krijuar është shqetësuese, kurse përkrahin institucionet aktuale të FFK-së.

E problemet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, nuk kanë kaluar pas u përmendur edhe në shtypin rajonal.

Kështu, pas mediave maqedone, tashmë edhe mediat serbe kanë shkruar për këtë çështje.

Mediumi serb, ‘kurir’ i është gëzuar problemeve të fundit në FFK.

“E ashtuquajtur Federata e Futbollit e Kosovës është para largimit nga UEFA e FIFA”, shkruan ky medium. /Periskopi.com/

Amir Rrahmani e Samir Ujkani flasin për ndeshjen ndaj Çekisë

Periskopi.com Video

“O Samir, trakën ki me ma dhanë pasha Zotin se nuk shkoj n’shpi” – kërkesa interesante nga fansat për Ujkanin

Periskopi.com Sporti

Kosova mbrërmë regjistroi një fitore të vështirë 1-0 kundër Gjibraltarit, në përballjen miqësore që u luajt në “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e Bernard Challandesit hasën në një kundërshtar tejet defanzive, derisa e gjetën gati të pamundur të thyenin mbrojtjen e rivalit, raporton Periskopi.

Përveç momentit të minutës së 69-të, kur shënoi golin e vetëm Florent Hasani, Kosova rrallëherë rrezikoi portën e kundërshtarit seriozisht.

Sidoqoftë, si një kapiten i vërtetë, pas vërshëllimës së fundit Samir Ujkani ishte i vetmi që u ndal për të bërë foto me fansat.

E derisa po pozonte me fansa, ai mori kërkesa nga më të ndryshmet.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Samir Ujkani me siguri nuk e di por ai sapo ka shtuar presionin në Kombëtaren me këtë deklaratë

Periskopi.com Sporti

Samir Ujkani barti sonte shiritin e kapitenit në fitoren 1-0 të Kombëtares së Kosovës kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e Bernard Challandesit nuk dhuruan paraqitjen e pritshme, derisa tekniku zvicëran aktivizoi një 11-she me shumë ndryshime dhe sigurisht se do ta shohim një Kosovë tjetër kundër Malit të Zi, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, në tentativë për të bërë mirë, Ujkani ka dhënë një deklaratë të ngutur, duke thënë se përballja me Malin e Zi është si një finale.

“Është një finale, një derbi, dhe patjetër duhet të marrim maksimumin. Djemtë janë të koncentruar për atë ndeshje”.

E dimë, Samir. Është ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, por nuk është finale.

Pas komenteve të tilla duhet të sigurohet fitorja në çdo mënyrë, në të kundërtën do ketë demoralizim total, si te fansat, ashtu edhe te futbollistët. /Periskopi.com/

Ujkani: Pas Anglisë, Çekia kundërshtari më i fortë i Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se Kombëtarja verdhekaltër duhet të përqendrohet në lojën vet, e cila i solli rezultate pozitive në ndeshjeve të kaluara, kur të përballet me Republikën e Çekisë dhe Anglinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Portieri 31-vjeçar, i cili e kompletoi kalimin te Torino në Serie A në ditën e fundit të afatit kalimtar veror si lojtar i lirë, beson e Kosova do të dalë fituese nëse e përgatit strategjinë e vet duke e dëgjuar trajnerin Bernard Challandes.

Ujkani e pranon se ndeshja kundër Republikës së Çekisë, kundërshtarit të drejtpërdrejt për pozitën e dytë në Grupin A kualifikues, do të jetë shumë e vështirë.

“Ka për të qenë një ndeshje shumë e vështirë, pasi Çekia besoj se është kundërshtari më i fortë pas Anglisë dhe e kemi konkurrent për vendin e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të çojmë përpara rezultatet pozitive të muajve të fundit. Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të përgatitim strategjinë për të dalë fitues”, tha Ujkani të martën në një konferencë për media në Prishtinë.

I pyetur sesi do t’i zëvendësojë Kombëtarja dardane mungesat e mëdha, Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin, portieri veteran theksoi se Kosova ka shumë talente.

“Kjo skuadër u krijua me shumë talente para 3-4 vitesh dhe me kalimin e kohës jemi rritur të gjithë shumë. Dikur na mungonte Valon Berisha, por të gjithë që luajtën e zëvendësuan mjaft mirë. Tani kemi mungesa të tjera, por të gjithë futbollistët që janë këtu, janë gati të bëjnë më të mirën për të marrë rezultat të mirë dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim”, shtoi ai.

Pas ndeshjes me Çekinë, verdhekaltrit do të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë më 10 shtator në një ndeshje tjetër kualifikuese.

Klubi nga Serie A e do kapitenin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Samir Ujkani është vetëm një hap larg rikthimit në Itali, pas një eksperience një vjeçare në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, ku e nisi mirë, por u përjashtua nga ekipi i parë në fillim të këtij viti dhe në fund të sezonit prishi kontratën.

Për gardianin 31-vjeçar interesohet Torino, që e shikon si njeriun ideal për të qenë zëvendësuesi i parë i Salvatore Sirigut, që është edhe portieri i parë i skuadrës “granata”.

Ujkani do t’i bashkohet Torinos si futbollist i lirë, ndërsa për më tepër ka një eksperiencë të mjaftueshme në Itali, ku ka veshur fanellat e Palermos, Novarës dhe Genoas në Serinë A, ashtu si edhe të Latinës, Cremoneses e Pisës në Serinë B./SS/

Ujkani mbetet pa klub, shkëput kontratën me Rizesporin

Periskopi.com Sporti

Kapiteni shumëvjeçar i Kosovës në futboll, Samir Ujkani, duhet të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën.

Të enjten mediat italiane kanë njoftuar se portieri Ujkani ka shkëputur kontratën me skuadrën turke, Rizespor, transmeton Periskopi.

Në të vërtetë Ujkani prej fillimit të vitit nuk ishte në planet e ekipit të parë të Rizesporit, transmeton Koha Ditore.

Për shkak të përforcimeve të shumta dhe numrit të limituar të të huajve, Ujkani ishte larguar nga ekipi i parë dhe kishte vazhduar stërvitjet me ekipin e dytë.

31-vjeçari para një viti i ishte bashkuar Rizesporit, duke u larguar kështu nga futbolli italian pas një kohe të gjatë.

Në vjeshtën e kaluar ishte rezervist e në pranverë të këtij viti për të nuk pati vend as në stol.

Ka gjasë që Ujkani të kthehet në Itali, por jo në skuadër elitare. Ujkani tashmë ka humbur vendin edhe në portën e Kosovës. Është portier i dytë, pas Arijanet Muriqit. /Periskopi.com/