Lleshaj: Në Shqipëri vriten tre herë më pak njerëz se në SHBA

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Sandër Lleshaj ka kundërshtuar se kriminaliteti në Shqipëri të jetë në nivele alarmante, sipas tij Shqipëria ka tre herë më pak vrasje se në SHBA si dhe më pak se në shumë vende të zhvilluar na botë.

“Në Shqipëri vriten tre herë më pak njerëz se në Amerikë, më pak se në Lituani. Janë botimet e OKB periodik. Nuk jemi në atë nivel kriminaliteti. nuk jemi në situatë të tmerrshme të kriminalitetit në Shqipëri. Shtimi i turizmit është provë se perceptimi i Evropianëve është pozitivë për ne.” tha Lleshaj.

Lleshaj: Municioni për protestat e opozitës shqiptare po vjen nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Fishekzjarrët e kapsollat, si dhe materialet e tjera piroteknike, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla, të ndaluara në Shqipëri, por që po përdoren me shumicë në protestat e opozitës së këtij vendi po hyjnë ilegalisht nga Kosova.

Kështu ka pohuar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, të mërkurën, duke akuzuar, madje, se futja e tyre në Shqipëri po bëhet nga politika, shkruan Koha Ditore.

“Bateritë e fishekzjarrëve të ndaluar janë të gjitha të trafikuara, të futura në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale. Ndërsa transporti i tyre është realizuar nën koperturë politike si produkt i organizatave politike, kryesisht të PD-së”, tha ministri Lleshaj.

Burime të policisë shqiptare, përfshirë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit, kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se këto materiale të ndaluara dyshohet të kenë hyrë në Shqipëri nga Kosova në mënyrë ilegale, kryesisht nga kufiri i gjelbër, por edhe përmes pikë-kalimeve kufitare si në Tropojë e Has, por edhe në Kukës.

 

Lleshaj: Grabitësit në Rinas me lidhje edhe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.

Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se grupi që kreu grabitjen në Rinas kryente veprimtari kriminale edhe në Kosovë.

“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës ‘Ministri një ditë në qark’, analizoi edhe protestën e opozitës, duke e konsideruar bllokimin e rrugëve degradim politik.

“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës”, tha ministri.

Lleshaj për grabitjen në Rinas: Një nga bandat më të rrezikshme me të cilat Policia është përballur

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Sandër Lleshaj mori fjalën në parlament dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të një pjesë të mirë të të përfshirëve në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

“Një bandë nga më të rrezikshmet me të cilat Policia është përballur”, e cilësoi ministri grupin që grabiti rreth 6 milionë euro në pistën e avionëve brenda aeroportit.

Deri më tani janë arrestuar 5 persona. Edhe disa të tjerë janë në kërkim, e në mesin e tyre edhe një kosovar nga Gjakova./Periskopi/

Meta liron nga detyra gjeneral Sandër Lleshaj

Periskopi.com Lajme

Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Ky vendim i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm.

Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.