Rita Ora ka dy këngë gati, i përgatiti fshehurazi me reperin e njohur

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora është raportuar se po bashkëpunon me Sean Paul. Mediet kanë raportuar se ylli i muzikës pop ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin.

Njëra prej këngëve titullohet “Call On Me” që do publikohet këtë vit.

Duke folur për “Daily Star Online” në prapaskenat e “Radio 1’s Big Weekend”, Sean Paul ka thënë: “Po punoj me Rita Orën për disa këngë. Po vendosim cilën ta publikojmë. Janë dy këngë. Mua më pëlqen njëra më shumë. Tingëllon Sean Paul”.

Ai ka zbuluar edhe disa detaje të këtyre këngëve. “Do mundohemi ta publikojmë së shpejti. Titullohet ‘Call On Me’. Flet për momentin kur ti i telefonon familjes apo miqve tuaj dhe ata janë aty për ty”, ka thënë Paul.

Mbrëmjen e së premtes Rita ka befasuar të gjithë pasi solli në skenë Sean Paul gjatë debutimit të saj në “O2 Arena” në Londër.