Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Gjykata Speciale po vazhdon me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës në Kosovë.

Kësaj radhe, i ftuari është Sejdi Berisha, ish-ushtar i UÇK-së, shkruan Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

”Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtriut”, njofton Gucati./Periskopi/