Odaloviq: Nuk përjashtoj provokime të reja për serbët në Kosovë

Periskopi.com Uncategorized

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq tha sot se “Prishtina është në panik dhe nuk përjashton provokime dhe probleme të reja për serbët”.

Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë se “është e qartë se shqiptarët nuk mund të llogarisin dhe manipulojnë Listën Serbe, kështu që ata përpiqen në mënyra të tjera”, transmeton Klan Kosova.

“Lista Serbe nuk ndërhyn në zgjedhjet shqiptare, le të zgjedhen ata mes vete. Ne kemi një politikë të qartë. Lista Serbe dëshiron dhe ka çdo të drejtë të kërkojë mbështetjen e serbëve dhe shpresoj se ata do ta marrin atë”, tha Odaloviq, transmeton Klan Kosova.

Ministri Lekaj e ndërron Sekretarin e Përgjithshëm

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Nebih Shatrin, Ushtrues i Detyrës i deritanishëm.

Në vend të Shatrit, ministri Lekaj e ka emëruar në pozitën e Sekretarit si Ushtrues Detyre, Betim Reçicën.

Reçica para se të emërohej Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të NJZP-së për projektin e ndërtimit të Autostradës Kijevë-Zahaq.

Në Dokumentin që ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Betim Reçica do të ushtrojë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm me kompetenca të plota dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i datës 06 shkurt 2017 me të cilin ishte caktuar Nebih Shatri U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm.

Reçica ishte zyrtar i prokurimit në kohën kur këtë ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Madje, Reçica ishte dëshmitar në rastin MTPT, ku ishte i përfshirë edhe Fatmir Limaj.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për t’i ofruar asistencë në rekrutimin e pozitave të larta, duke përfshirë sekretarët e përgjithshëm.