PARADOKS: Serbët e Kosovës nuk respektojnë vendimet e Qeverisë – Ministri Vitia kërkon falje për mospërkthimin eventual

Periskopi.com Lajme

Një gazetare serbe ka pyetur qeverinë se pse nuk janë përkthyer në gjuhën serbe masat e qeverisë për mbrojtje nga Koronavirusi. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, për këtë pyetje i la mundësinë për përgjigjje z.Arben Vitia.

“Ne po bëjmë maksimumin që vendimet e qeverisë t’i përkthejmë në të gjitha gjuhët. Nëse këto vendime nuk janë përkthyer në gjuhën serbe, unë kërkoj falje.” – deklaroi ai, shkruan Periskopi.

Është raportuar ditëve të kaluara se qytetarët serbë nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë që kërkonin mbylljen e shkollave universiteteve, e po ashtu edhe mbylljen e bareve pas orës 23.

Kryeministri Kurti u pyet se a vlejnë masat edhe për Graçanicë dhe pjesën veriore.

“Ne marrim vendime për Republikën e Kosovës në gjithë territorin e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, apo përbërjes etnike të vendbanimeve. Natyrisht se kemi ligje që tregojnë se çfarë bëhet e ndodh kur shkilen ato. Dhe nuk e mendojmë këtë si dorë e fortë e shtetit, por dorë e ndihmës së shtetit, sidomos të shëndetësisë.” – tha ai.

Sidoqoftë, ai u përkujtua nga gazetarët edhe se në veri vazhdonte të mos kishte kontrolle mjekësore.

Natyrisht, do të ishte shumë shqetësuese nëse vendimet qeveritare nuk janë përkthyer edhe në gjuhën serbe ndërkohë që kërkohet respektimi i vendimeve të marra.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja pas dy rasteve të konfirmuara me Koronavirus. /Periskopi

Albin Kurti: Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur prej kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj asokohe, vuri tarifë ndaj mallrave serbe.

Kurti ka thënë se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe.

Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për gjenocidin në Kosovë.

“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.

Kurti po ashtu ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”.

Ai ka kujtuar se në një tryezë të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, e mbajtur në fillim të muajit dhjetor, është dashur të jetë në panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, por ajo nuk shkoi të merrte pjesë.

Kurti ka treguar se edhe një përballje me Aleksandar Vuçiqin ka dështuar, për shkak të presidentit serb.

“Është dashur të jemi në darkë pune me zyrtarë të lartë amerikanë e gjermanë, në Berlin… por presidenti serb nuk erdhi. Ishte në Moskë”, ka thënë Kurti.

“Unë kam shprehur moti gatishmëri (për takim), janë ata që s’kanë ardhur”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

 

Fushë Kosovë, përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve, tre të lënduar

Periskopi.com Lajme

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës.

Rastin në fjalë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkohë merret vesh se tre persona janë të lënduar pas kësaj mosmarrëveshje dhe po trajtohen në QKUK.

Komunikata e VV’së e vitit 2011 kur rrotullonte kamionët me mallra serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot përmes një njoftimi në Facebook tha se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të hiqet. Ai tha se kjo tarifë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Kurti vite më parë nuk e kishte të njëjtin qëndrim ndaj mallrave serbe, shkruan Periskopi.

Partia e tij në krye më të, në vitin 2011 rrotullonin kamionët me mallra serbe duke thënë se nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa pasur marrëdhënie politike.

Po ashtu VV’ja kishte publikuar një komunikatë për media ku kishte cekur disa pika kyqe  rreth kësaj teme:

Njëra nga pikat ishte se “Duke blerë mallrat e Serbisë qytetarët e Kosovës në fakt po financojnë edhe armët e plumbat që kriminelët serbë po përdorin në mbështetje të qëllimeve të tyre territoriale ndaj Kosovës”, ku kjo është vetëm njëra nga pikat e cekura në komunikatë.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë:

Në një njoftim për opinion për këtë aksion, thuhet se “tregtia e lirë” midis Kosovës dhe Serbisë, vendit që nuk na njeh as të drejtën për të ekzistuar, është e dëmshme dhe e gabuar. “Indiferenca e Qeverisë së Kosovës e detyron qytetarin të angazhohet vetë në mbrojtje të mirëqenies së tij, në mbrojtje të konceptit dhe parimeve të së drejtës, që po shkelen në emër të ca normave formale, që edhe kësaj radhe po na imponohen prej të tjerëve, pa marrë parasysh cilat janë nevojat urgjente të atdheut e të popullit tonë”, thuhet në këtë njoftim, kurse më poshtë jepen edhe arsyet e veprimit të tillë.  dhe .

1.    Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa pasur marrëdhënie politike. E nuk mund të ketë marrëdhënie politike para se Serbia ta njohë Kosovën, gjë që nënkupton së pari një kërkesë falje, së dyti reparacion të dëmeve të luftës, së treti kthimin e të humburve. Të bësh tregti të lirë me dikë që nuk ta njehë ekzistencën, që nuk pranon të drejtën tënde për të qenë komb e shtet, do të thotë të bësh pazar me shtypësin e vjetër, që kurrë nuk ka premtuar se nuk do të jetë edhe shtypës i ri.

2.    Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare me një vend agresor, i cili mban në jetë e në aktivitet struktura kriminale që kanë marrë peng një pjesë të territorit tonë, duke e shndërruar në fole të kontrabandës, krimit të organizuar dhe terrorit për vetë qytetarët e asaj krahine. Duke blerë mallrat e Serbisë qytetarët e Kosovës në fakt po financojnë edhe armët e plumbat që kriminelët serbë po përdorin në mbështetje të qëllimeve të tyre territoriale ndaj Kosovës. Duke blerë mallra të Serbisë ne i ndihmojmë atyre të mbajnë në këmbë, me para e me logjistika, strukturat ilegale që na i pamundësojnë zhvillimin.

3.    Edhe në logjikë ekonomike, “Tregtia e Lirë” midis nesh dhe Serbisë nuk na leverdis. Asgjë nuk përfitojmë ne prej saj, vetëm humbasim. I vetmi përfitues është Serbia, e kjo është e padrejtë. Brenda një dite të vetme qindra maune prej Serbisë hyjnë në Kosovë, ndërsa tre kamionë të vetëm prej Kosovës që u nisën për Serbi, janë ndaluar. Ne pranojmë mijëra ton mallra me dokumentin e Republikës së Serbisë, e ata nuk i kanë pranuar as tre kamionë me dokumentacion të UNMIK-ut. Ky është shfrytëzim i drejtpërdrejtë dhe përmes kësaj marrëdhënie, Kosova po varfërohet. Emri më i përshtatshëm i këtij shkëmbimi do të ishte “Tregti e pabarabartë dhe e imponuar”, dhe jo “Tregti e Lirë”. Duke pranuar mallrat e Serbisë produkti vendor dobësohet, e dalëngadalë vdes, duke pranuar mallrat e Serbisë qytetari jonë kthehet në klient dhe konsumator të kompanive të një vendi që kurrë nuk na ka lejuar të zhvillohemi ekonomikisht. Ky lloj i shkëmbimit tregtar e shndërron Kosovën e sotme në një koloni tregtare të Beogradit, koloni moderne që nuk ndryshon shumë prej kolonisë klasike, që ishim dje.

4.    Së fundi, ne jemi kundër “Tregtisë së Lirë” me Serbinë, dhe e dëshmojmë këtë përmes aksioneve tona sepse ne kemi besim të plotë te potenciali ekonomik i Kosovës, te potenciali i prodhuesve vendorë, për të prodhuar me përgjegjësi mallra cilësore. Kjo nuk ka ndodhur masivisht deri më tani,sepse prodhuesit tanë janë diskriminuar në raport me tregtarët e mallrave të Serbisë. Asnjëri prej shteteve evropiane, as vetë dhe vende të cilat përfaqësojnë aspiratën tonë për mirëqenien e qytetarëve, nuk është zhvilluar ekonomikisht pa i mbrojtur prodhuesit e vet, pa i mbrojtur konsumatorët e vet. E për më tepër, asnjëri prej këtyre vendeve nuk bën “Tregti të Lirë” me shtete agresore, me shtete të cilat nuk i njohin politikisht. Me të tilla raste historia e viteve të fundit është e mbushur plot, e prej historisë nuk mund të mos nxjerrim mësime.

Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithë çka mundemi që ta parandalojmë “Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor. Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria, sepse është edhe e paaftë, e padëshiruar, dhe e komprometuar, atëherë ajo le të shkojë, vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët e saj, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht!, thuhet në fund të komunatës, e cila përfundon me moton Duaje tënden! Blej SHQIP! dhe Bojkotoji produktet e Serbisë!

 

Serbët e Frashërit 16 vjet refugjatë në Zveçan, presin “Luginën e Diellit”

Periskopi.com Lajme

41 familje serbe, që kanë jetuar para lufte në Frashër të Mitrovicës, ka mbi 16 vjet që bëjnë jetë të vështirë në kampin “Mali Zveçan” në Zveçan. Ata kanë refuzuar të kthehen në shtëpitë e tyre në Frashër, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Kosovës, për më keq i kanë demoluar shtëpitë e reja dhe pastaj i kanë shitur. Serbët, jo vetëm të Frashërit, synojnë “Luginën e Diellit”, shkruan gazeta “Zëri”.

Serbët e Frashërit të Mitrovicës, të cilët me përfundimin e luftës kanë lësh- uar shtëpitë dhe pronat e tyre në Fra- shër, bëjnë jetë të vështirë në kampin “Mali Zveçan”, në Zveçan.

Jeta e tyre prej refugjati, në kushte jashtëzakonisht të vështira, pak kilometër larg vendit ku ka- në jetuar, zgjat mbi 16 vjet, shkruan tutje “Zëri”.

Ata, siç janë ankuar vetë, nuk kanë kushte elemen- tare për jetesë.

Konjufca si kryeparlamentar kërkon nga serbët që të lirohet Nezir Mehmetaj

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të një gjykate në Serbi për dënimin me 30 ditë të Nezir Mehmetajt, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij.

“Me shqetësim morëm lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij. Dje pati disa reagime nga institucione e subjekte politike të Kosovës, dhe nga shumë qytetarë, që kërkuan lirimin e z. Mehmetaj. Por në vend të lirimit, sot morëm vesh se gjykatat e Serbisë kanë vendosur ta mbajnë edhe 30 ditë”, shkruan Konjufca në Facebook.

Ai ka thënë se sjellje të tilla që targetojnë një etni e një vend fqinj nuk premtojnë aspak mirë për të ardhmen, teksa bën thirrje që Mehmetaj të lirohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Kjo është padrejtësi. Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend nga halli, jo nga qejfi. Me këto gjeste Serbia po na tregon se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin politik sa i përket Kosovës e shqiptarëve, të cilët i trajton dhunshëm e me arbitraritet, sikur të jenë njerëz të dorës së dytë. I bëjmë thirrje Serbisë ta lejojë z. Nezir Mehmetaj të kthehet pranë vatrës e familjes së tij, dhe ta ndryshojë qasjen që ka ndaj Kosovës e qytetarëve të saj. Jemi në shekullin 21 e këto sjellje duhet t’i ndalni megjithatë, edhe pse s’kanë kaluar ende as dy dekada prej masakrave gjenocidale që bëtë kundër nesh”, përfundon Konjufca.

Serbët vazhdojnë t’jua shpojnë qëllimshëm gomat e veturave mërgimtarëve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Bashkëatdhetarët po vazhdojnë të maltretohen nëpër rrugët e Serbisë.

Ata duke u kthyer për në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pasi po ndalojnë në pikat e karburanteve për tu furnizuar apo edhe çlodhur paksa, po sulmohen makinat e tyre duke iu shpuar gomat.

Rastet e tilla janë shpeshtuar kohët e fundit.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari që i ka dërguar fotografitë e ngjarjes Klan Kosovës.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur në pikën e karburanteve “OMV”, në autostradën Nish-Beograd, afër Krushevac-it.

Nuk dihet mënyra se si po kryhen këto veprime.

 

Peticion: Serbët akuzohen për kërcënim të paqes në Malin e Zi dhe rajon

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar për “kërcënim të paqes” së rajonit nga ana e Beogradit, pas reagimeve që janë parë pas miratimit të një ligji të ri për liritë fetare në Malin e Zi.

Në mesin e 120 nënshkruesve të “Apelit kundër Kërcënimeve të Beogradit ndaj paqes në Malin e Zi dhe rajon”, gjenden ish-presidentë të Kroacisë dhe Sllovenisë, ish-liderë jugosllavë, tre ligjvënës serbë dhe dhjetë gazetarë.

“Ne kemi parë nevojën e rikujtimit të vetës për disa gjëra që kanë ndodhur në vitet 1990 dhe të theksojmë se ato janë duke ndodhur edhe tani sipas një skenari të ngjashëm”, ka thënë, Sonja Biserko, nënshkruese e apelit të 30 dhjetorit dhe themeluese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, duke iu referuar gjakderdhjes që ka rezultuar me shpërbërje të Jugosllavisë.

Ligji i miratuar javën e kaluar në Parlamentin e Malit të Zi për liritë fetare, ka nxitur shqetësime për marrje të pronës së kishës nga shteti, andaj ky dokument është kundërshtuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ende ka pozicion udhëheqës në kishat ortodokse në Malin e Zi.

Ky ligj ka nxitur protesta të dhunshme në mesin e malazezëve pro-serbë, zemërim mes serbëve dhe përballje të ashpër fizike në Parlamentin e Serbisë, ku ligjvënësit kanë thënë se Qeveria serbë është duke bërë shumë pak për të mbrojtur Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Pas publikimit të letrës së hapur, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar qetësi dhe ka thënë se Beogradi nuk duhet fajësuar pasi nuk ka të bëjë asgjë me ligjin e ri.

Ai ka thënë se serbët vetëm kanë shprehur shqetësimet e tyre për pozicionin e serbëve dhe kishës serbe në Malin e Zi.

Ish-pjesë e Jugosllavisë, Mali i Zi është pavarësuar nga Serbia përmes një referendumi më 2006.

Përveç tjerash në letër është thënë se Republika e Malit të Zi është shënjestër e tentimeve për destabilizim përmes masave të dhunshme.

Aty janë akuzuar “nacionalistët ekstremë të Serbisë” për “përdorim të ligjit të ri si tjetër tentim për grushtshtet”.

 

Protestat e serbëve në Malin e Zi, dëgjohen thirrje edhe për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Protestat e serbëve në Malin e Zi kundër ligjit për komunitetet fetare po vazhdojnë.

Mbrëmë afro 5 mijë persona janë mbledhur në vendin e quajtur ‘Shtyllat e Giurgiut’

Gjatë protestës, të pranishmit kanë filluar me thirrjet “Oj Kosovë, oj Kosovë”.

Duke e parë gjendjen në Malin e Zi, figura të njohura publike në Serbi po paralajmërojnë që edhe në Kosovë gjatë vitit 2020 mund të ketë protesta të tilla nga serbët.

Nga këto protesta të dhunshme të serbëve, mbrëmë janë lënduar disa polic.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.

“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq.

Radikalizohen serbët në Mal të Zi, sulmojnë policinë

Periskopi.com Lajme

Janë radikalizuar serbët në Nikshiq, duke protestuar kundër miratimit të një ligjit për Liritë Fetare. Sipas “Novosti”, situata në Nikshiq është e tensionuar, si në qytetet e tjera të Malit të Zi.

Në rrethrrotullimin drejt aeroportit, dhjetë të rinj serbë sulmuan me fishekzjarre policinë. Policia hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe ikën.

Menjëherë pas incidentit, policia mori përforcime dhe filloi një kundërsulm. Trafiku u ndal.

Tensione në Mal të Zi: Serbët bllokojnë rrugët kryesore nëpër gjithë vendin

Periskopi.com Lajme

Tensionet janë ngritur sot në Mal të Zi ndërsa anëtarët e Parlamentit debatojnë për projektligjin për Lirinë e Fesë.

Komiteti Legjislativ të martën vlerësoi se projektligji ishte në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi.

Klerikët serbë dhe një pjesë e opozitës serbe e konsideruan ligjin e propozuar antikushtetues dhe diskriminues dhe kërkoi të tërhiqet nga procedura e asamblesë.

Autostrada Berane-Bijelo Polje ishte bllokuar. Po ashtu është bllokuar edhe një rrethrrotullim në Budva, dhe një grup qytetarësh nga Herceg Novi bllokuan edhe rrugën në Zelenica.

Nga serbët është bllokuar edhe hyrja e Aeroportit të Podgoricës.

Грађани Пљеваља изражавају протест против срамног закона који дијели грађане Црне Горе.Брат за брата, а не брат против брата!

Gepostet von Никола Р. Ровчанин am Donnerstag, 26. Dezember 2019

 

Rama për bashkëpunimin me serbët në Thumanë: Këto raste nuk njohin fe, parti e kulturë

Periskopi.com Lajme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Rama e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK në momentet më të vështira për Shqipërinë.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falënderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë. Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën…”, thotë ai, teksa shton se edhe situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet“.

“Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, tha Gjenerali.

I pyetur nga abcnews, për faktin se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, i pari i FSK-së thekson se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme.

“Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, u shpreh ai.

 

 

Çfarë mund të ndodh nëse tentohet të formohet Asociacioni pa e pyetur Kosovën

Periskopi.com Lajme

Politikanët e Listës Serbe kanë kërcënuar se do të largohen nga institucionet e Kosovës në rast se Ivan Todosijeviq dënohet me 2 vite burgim për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut.

Ata kanë paralajmëruar se do të shkaktohet kaos i madh nëse aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm, shkruan lajmi.net.

Madje, kryetari i kësaj Liste, Goran Rakiq ka shkuar edhe më larg duke pretenduar se do të formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa i pyetur autoritetet e Kosovës.

“Nuk është hequr dorë nga ideja për formimin krye në veti të Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO) por duke u konsultuar me shtetin e Serbisë”, tha Rakiq sot, shkruan lajmi.net.

E lidhur me mundësinë dhe pasojat e një lëvizje të tillë nga ana e politikanëve serbë të Kosovës lajmi.net ka kontaktuar me njohësin e Kushtetutës, Riza Smaka.

Smaka për lajmi.net është shprehur se kjo mund të ndodh “de facto”, por jo edhe “de jure”, që sipas tij nënkupton se një hap i tillë do të ishte kundër Kushtetutës së Kosovës.

“Janë dy çështje, institucionet de jure dhe de facto, de facto janë ato që nuk kanë mbështetje juridike dhe zakonisht bëhen me dhunë dhe kështu në qoftëse do ta formonin, nuk do të kishte mbështetjen e rendit juridik të Kosovës, do të ishte në kolizion me Kushtetutën dhe Ligjin për Bashkësinë”, tha Smaka për lajmi.net.

Më tutje, Smaka ka shtuar vërejtjen e tij se një veprim i tillë mund të jetë problematik në aspektin politik.

“Do të ishte çështje problematike në aspektin politik dhe institucionet tona do të duhej të bënin gjithçka që është e mundur të mos e lënë të funksionojë”, tha më tutje Smaka.

Ai gjithashtu është shprehur se është një provokim klasik dhe do të shkaktonte turbulenca politike të brendshme dhe të jashtme.

“Kjo çështje është e dhunës që shkon në kolizion me kushtetutshmërinë. Gjithësesi, është fjala për provokim klasik sepse gjithësesi do të shkaktonte turbulenca politike edhe të jashtme edhe të brendshme. Të jashtme sepse propaganda serbe është e ashpër dhe intensive ndërsa ajo e jona është pasive, ndërsa përbrenda çështja e realizimit dhe moslejimi i funksionimit të saj”, tha Smaka për lajmi.net.

Vlen të theksohet se mohimi i masakrës së Reçakut nga ana e politikanëve serbë ka ngjallur një polemikë të madhe midis atyre dhe politikanëve kosovarë.

Qesharake: Serbët ankohen se disa çokolata e kanë formën e ‘Shqipërisë së Madhe’

Periskopi.com Lajme

Disa çokollata që ndodhen në raftet e marketeve në Serbi, po trajtohen si provokim i madh ndaj qytetarëve të saj. Fakti që ka irrituar serbët në këtë drejtim nuk lidhet thjesht me origjinën e produktit, por nga vetë përmbajtja e tyre.

Konsumatorët e Serbisë janë indinjuar edhe për faktin se këto çokollata janë rreshtuar në formën e hartës së “Shqipërisë së Madhe”. Mediat serbe shkruajnë se këto produkte importohen nga Kosova, ndërsa theksojnë se kjo qasje tregtare e Serbisë është e papranueshme. Formën e çokollatës, mediat serbe e konsiderojnë si provokimin të radhës nga shqiptarët.

“Për t’i bërë gjërat më keq, kur hapet kutia, vërehet që ëmbëlsirat e çokollatës janë rreshtuar në formën e “Shqipërisë së Madhe”, duke dërguar kështu një provokim të qartë për të gjithë klientët dhe qytetarët në Serbi”-theksojnë mediat serbe.

Për këtë rast kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve, të cilët kanë kërkuar që ky produkt të largohet me shpejtësi nga raftet e subjekteve tregtare në Serbi.

“Kam hasur në këto karamele në dyqan, mu dukën të mira dhe vendosa t‘i blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës së prejardhjes sepse nuk e lexoj kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, më rastisi t’i shikoja dhe mu errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës Kosovë. Nuk mund ta besoja se kjo lejohet”-tha një qytetar, shkruajnë mediat serbe./Hapur/

Ja për çka po e akuzojnë serbët presidenten kroate

Periskopi.com Sporti

Kroacia pas fitores së sotme ndaj Sllovakisë edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në kampionatin Evropian 2020.

Kroacia fitoi me rezultat 3:1 për ta mbyllur në pozitën e parë këtë kampanjën kualifikuese, shkruan Zëri, transmeton Klan Kosova.

Në festën kroate ka qenë edhe presidentja Kolinda Grabar e cila vazhdimisht është pjesë e kombëtares së Kroacisë.

Megjithatë një detaj që i ka penguar serbët është një postim që ka bërë presidentja para ndeshjes me Sllovakinë.

“Fat në ndeshjen e sotme, luani për ne, për Kroacinë për Vukovarin”, ka shkruar Kolinda në Facebook, postim ky që i ka prekur shumë mediat serbe.

“Çka ka të bëjë në këtë mes Vukovari. A mos vallë ajo po i provokon serbët”, ka shkruar Kurir i cili aspak mirë nuk e ka pritur festën kroate.

Serbi 74-vjeçar hyn në grevë urie, pasi e gjeti gruan 21-vjeçare me një tjetër

Periskopi.com Showbiz

53 vite diferencë nuk i kanë ndaluar të martohen. 21-vjeçarja Milijana Bogdanoviç dhe 74-vjeçari Milojko Boziç, u bënë të njohur për publikun fillimisht kur morën pjesë në një reality show në Serbi.

I pakënaqur me veprimet e bashkëshortes në atë reality show, Milojko ka hyrë në grevë urie. Ai është shprehur i indinjuar me gjithçka që po bën bashkëshortja e tij.

Kësaj here ai tha se është i gatshëm të shkojë deri në fund të rrugës. Për shkak të kësaj, një ekip mjekësh dhe stafi mjekësor është detyruar të ndërhyjë menjëherë në vilë.

Ndërkohë, që bashkëshortja e tij 21-vjeçare i kërkon vazhdimisht të ndërpresë këtë “marrëzi”.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Pozhega, në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.

 

 

Gjuriq i përgjigjet Kurtit: Serbët nuk do t`i luten askujt

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe nuk do të hyjë në koalicione dhe marrëveshje koalicioni që nuk do t’i trajtojnë serbët si qytetarë të barabartë dhe nuk e pranojnë vullnetin e tyre legjitim të treguar në zgjedhje.

Kështu deklaroi drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët arritën në pesë përfundime.

“Serbët nuk do t’i luten askujt”, tha Gjuriq dhe shtoi se serbët nuk do të pranojnë që Albin Kurti ose kushdo tjetër të përcaktojë se kush do t’i përfaqësojë ata në institucione.

Ky reagim i tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Kurtit i cili tha se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.

Në një intervistë për mediumin serb N1, ai ka thënë se një ministër do të jetë nga komuniteti serb por që nuk nënkupton që ai të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

 

 

 

 

 

 

 

Agim Bahtiri: Do ta ndryshojmë Kosovën sbashkarisht, do t’jua rrisim inteligjencën serbëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin Debat Plus ku po flet për Qeverinë e Re të kryesuar nga partia së cilës i takon, transmeton Periskopi.

Bahtiri ka deklaruar se me LDK-në po diskutojnë për ta “ndryshuar Kosovën sbashkarisht” dhe se do të fokusohen në disa çështje të ndjeshme për Republikën e Kosovën.

Ai ka përmendur korrupsionin si “sëmundjen e të gjitha të këqijave”, shkruan Periskopi. Megjithëse, në fakt, sëmundja e të këqijave si term do të duhej të ishte diçka pozitive.

Bahtiri po ashtu ka folur edhe për temën e serbëve të Kosovës, për të cilën temë tha se merret tash e 6 vite si kryetar komune.

Ish anëtari i AKR-së deklaroi se “do t’ia rrisnin inteligjencën serbëve” në mënyrë që të votonin kandidatët lojalë që e pranojnë Republikën e Kosovës.

Më tej, ai ka folur edhe për takimet që ka pasur me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Bahtiri tha se nuk e kishte ditur që do të shkonte në një “mbledhim të njerëzve të PDK-së por se do të bisedonte për çështjen e dialogut. Kur kom shkuar, e pashë se ishin mbledhur njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Jua heqi kapelën njerëzve që kanë luftuar për këtë vend. Kom menduar diçka tjetër, dhe e kom kaluar një kohë me ta.” /Periskopi

Emrat e një pjese të serbëve që dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë, afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë.

Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe dyshohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës.

Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezulton se këta paramilitarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija.

Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga kjo masakër.

Në listën e gjetur janë këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom

Iliq Stalin – Velko

Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës

Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan

Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli

Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë

Dikiq Branko – Nebojsha, prilluzhë

Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit

Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë

Sinisha Jovanoviq, Kishnicë

Jovan Karaxhiq, Kishnicë

Goran Trajkoviq, Kishnicë

Boban Trajkoviq, Kishnicë

Dejan Trajkoviq, Kishnicë

Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë

Petar Saveliq, Kishnicë

Mile Bulajiq, KIshnicë

Gjorgje Bulajiq, KIshnicë

Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë

Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë

Dragan Miliq, Kishnicë

Zoran Trajkoviq, Kishnicë

Mike Iliq, Graçanicë

Dushan Iliq, Graçanicë

Zemaj i quan shpifje raportimet se serbët i penguan që të udhëtojnë në Kili

Periskopi.com Lajme

Zëvendës-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj përmes një postimi në Facebook ka folur për veprimet e autoriteteve serbe kinse kanë arritur të ndalojnë delegacionin e Kosovës për të udhëtuar në Kili.

Ai në postimin e tij përmendi se delegacioni i Kosovës nuk është penguar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit.

Zemaj po ashtu postoi një fotografi me presidentin e Interpolit, Kim Jong ang dhe Sekretari i Përgjithshëm e Interpolit, Jurgen Stock.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Zemajt:  

Me shkas: Kundër obstruksioneve të Serbisë karshi vendit tonë.

Deklaratat jokonstruktive dhe veprimet agresive të “autoriteteve” të frustruara të Beogradit për të ashtuquajturat ç’njohje të Republikës së Kosovës dhe pengesave të udhëtimit të delegacioneve tona, janë spekulime dhe pjesë e fushatës më tepër për të kënaqur opinionin e mbrendshëm në Serbi, sa sa përshkrim i vertetë i realitetit të sotëm në marrëdhëniet nderkombëtare.

Shembulli i fundit: Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëtoi dhe mori pjesë në Asamblenë e Pergjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit me pasaporta të Republikës së Kosovës dhe në cilësinë e shtetit vëzhgues.
Për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë përveç Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, një falenderim i veçantë për institucionet dhe policinë e Republikës së Killt, të cilët përgjatë gjithë kohës nuk kursyën asgjë për të qenë në shërbim të delegacionit tonë që nga dita e parë deri në perfundim të vizitës në Kili.

Në foto 1: Santiago de Chile, së bashku me Presidentin e Interpolit, Kim Jong Yang dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jürgen Stock.