Abe thyen rekordin e jetëgjatësisë së një kryeministri japonez

Periskopi.com Lajme

Kryeministri japonez, Shinzo Abe tejkaloi sot rekordin e jetëgjatësisë në krye të qeverisë së vendit, por shumë nga ambiciet e tij, përfshirë një reformë kushtetuese, duken të vështira për t’u arritur.

Sot, ai shënon ditën e 2 887 në këtë post, një më shumë se rekordi i arritur nga Taro Katsura, tre herë kryeministër nga viti 1901 deri më 1913.

Abe u rendit i dyti në grupin e vendeve të G7-s, pas kancelares gjermane, Angela Merkel, në këtë post që prej vitit 2005.

Gjithashtu drejtues i formacionit të tij politik, Partia Liberal Demokrate (PLD, konservator), pushteti i tij mbetet i konsoliduar dhe pritet ta mbajë të paktën deri në shtator të vitit 2021.

Ai ka përmendur kohët e fundit projektin e tij për rishikimin e Kushtetutës pacifiste vendosur nga pushtuesi amerikan pas kapitullimit të Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore.  Një rishikim, qëllimi i të cilit është të ndryshojë statusin e Forcave Vetë-Mbrojtëse të Japonisë për t’u dhënë atyre më shumë atribute.

Por, partitë e opozitës kanë refuzuar deri tani për të miratuar masat e nevojshme për fillimin e këtij procesi.

Reputacioni i Abe, 65 vjeç, është ulur gjithashtu nga dorëheqja e fundit e dy prej ministrave të tij dhe një skandali favorizimi, përcjell Atsh.

Pavarësisht këtyre zhgënjimeve, ekspertët besojnë se koalicioni i tij nuk është në rrezik të madh në Parlament dhe theksojnë mungesën e një rivali evident për të kërkuar pozicionin e tij.

 

Thaçi: Kosova dhe Japonia do të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të reja

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka darkuar me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Gjatë këtij takimi Thaçi dhe Abe, ranë dakord që Kosova dhe Japonia të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të reja.

Këtë e bëri të ditur vetë presidenti Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Aty i pari i vendit shkroi se ky Samit ishte shumë produktiv.

Postimi i plotë:

Veç sa nuk rrihen liderët e G7: Trumpi kërkon të ftohet edhe Putini – Merkeli, Macroni e Johnsoni bëhen bashkë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan ka kërkuar që edhe presidenti rus Vladimir Putin të përfshihet në diskutimet për Iranin, Sirinë dhe Korenë e Veriut

Donald Trump ka shkaktuar grindje me liderët e tjerë të G7 mbi kërkesën e tij që edhe Rusia të ripranohet në grup, duke refuzuar çdo argument të tyre, sipas diplomatëve në samitin në Biarritz.

Mosmarrëveshja çoi në një grindje të ashpër e të nxehtë në darkën e së shtunës brenda resortit buzë detit. Sipas burimeve diplomatike, Trumpi argumentonte fuqishëm e me ngulm se Vladimir Putini duhej të ftohej sërish, pesë vjet pasi Rusia ishte përjashtuar nga G8-a e atëhershme, shkaku i aneksimit që i kishte bërë Krimesë.

Nga liderët e tjerë rreth tabelës, vetëm Giuseppe Conte, kryeministri i dorëhequr i Italisë, i mbështeti paksa Trumpin në këtë çështje. Shinzo Abe i Japonisë ishte neutral. Ndërkohë, të tjerët – përfshirë Boris Johnsonin, Angela Merkelin, Justin Trudeau-në, Donald Tuskun dhe Emmanuel Macronin – ishin në mënyrë agresive kundër këtij propozimi, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Në atë pikë… u bë tepër diskutim i tensionuar, për ta thënë të paktën,” tha një diplomat evropian. “Shumica e liderëve tjerë insistonin që kjo të ishte familje, klub, komunitet i demokracive liberale dhe për atë arsye ata thonin që nuk mund ta lejonin presidentin Vladimir Putin të kthehej këtu.”

Në pushimin e diskutimeve, liderët janë ushqyer me kuzhinën më të mirë të rajonit bask, të përgatitur nga kuzhinierët më të mirë dhe nga stafi i Pallatit Elysee.

Sidoqoftë, përtej ushqimit ka pasur tepër shumë hidhërime dhe ankth në samit. Shkaku i krizave të mëdha e të shpeshta globale, grupi i demokracive më të mëdha industriale ka qenë më i ndarë që prej formimit të tij në vitin 1977./Periskopi

Kryeministri japonez: Askush nuk do e luftën

Periskopi.com Lajme

Askush nuk do luftë dhe Japonia do të kryejë rolin e saj për të evituar një konflikt ushtarak, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe gjatë konferencës për shtyp të përbashkët me presidentin e iranit Hassan Rohani në Teheran, ku ndodhet në kuadër të një misioni tre ditor në kërkim të një ndërmjetësimi mes SHBA-së dhe Iranit.

“Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, pra është e nevojshme që të parandalohet rreziku i shpërthimit aksidentalisht i një lufte”, shtoi Abe, duke ftuar Iranin që të ketë një rol konstruktiv për këtë çështje.

Kryeministri japonez i kërkoi gjithashtu Teheranit që të vazhdojë bashkëpunimin e tij pozitiv me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA).