Policët e Kosovës vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor

Periskopi.com Lajme

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 21 pjesëtarë të saj kanë humbur jetën në detyrë.

20 vjet pas luftës, policët e Kosovës vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Nga Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni thonë se janë lodhur e mërzitur nga premtimet e vazhdueshme, raporton KTV.

Që nga Hashim Thaçi sa ishte kryeministër, e ai në detyrë, Ramush Haradinaj, në takime të shumta me sindikalistët premtuan krijimin e sigurimit shëndetësor duke thënë se është prioritet për qeverisjen e tyre.

Njohës të çështjeve të sigurisë kritikojnë institucionet që neglizhuan krijimin e sigurimit shëndetësor, duke theksuar se një gjë e tillë është e domosdoshme të ndodhë sa më shpejt.

Nga Fondi i Subvencioneve dhe Transfereve, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë të martën gjatë një aksioni bastisjeje në një rast për narkotikë në Zhur, dhe 10 mijë të tjera për dy policët e lënduar.

Megjithatë, sipas Avni Islamit, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi një gjë e tillë duhet rregulluar me ligj.

Ndërkohë, përveç pensionit prej 70% të pagës, Qeveria në detyrë këtë të mërkurë ka miratuar vendimin për ndarjen e 300 eurove shtesë të pensionit familjar mujor për policët e rënë në detyrë.

 

Fillon protesta kundër rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

Periskopi.com Lajme

Rritja e çmimit për sigurimin e veturave i ka nxjerrë qytetarët në rrugë.

Ata sot kanë dalur për të protestuar para objektit të Bankës Qendore në Prishtinë.

Edhe nesër, grupacione të ndryshme në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për çështjen e njëjtë.

Ndryshe, nga BQK përmes një konferencë për media kanë thënë se rritja e çmimit të sigurimit të veturave është bërë pa ndonjë shkelje ligjore.

Të pyetur për protestat e paralajmëruara për të premten e të shtunën kundër vendimit të BQK-së, drejtues të këtij institucioni shprehën gatishmërinë që t’ua sqarojnë shkaqet e këtij vendimi protestuesve.

Rritja e çmimit të sigurimit për vetura po synohet të bëhet fshehurazi nga BQK

Periskopi.com Lajme

Pasi hartoi raportin me ekspertë ku u propozua rritje prej 35 për qind i çmimit të sigurimit për vetura, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tashmë  i ka dy opsione para vetes. E para që kërkesa e kompanive të sigurimeve për rritje të çmimit të sigurimit TPL t’i shkojë  Bordit ekzekutiv të BQK-së për ta marrë aprovimin përfundimtar.

Por në bazë të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, ky institucion e ka para vetes edhe një opsion tjetër. Aprovimi i kërkesës të industrisë së sigurimeve për rritje të  çmimit mund të bëhet edhe nëse BQK heshtë në një afat prej 30 ditësh nga momenti kur kërkesa zyrtare i ka shkuar këtij institucioni.

“Kur BQK-ja konstaton se kushtet e sigurimit dhe bazat teknike janë në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe parimet e aktuaristikës, në afatin prej tridhjetë (30) ditësh e njofton siguruesin për zbatimin e tyre. Nëse BQK-ja nuk përgjigjet lidhur me njoftimin brenda tridhjetë (30) ditësh, konsiderohet se kushtet dhe tarifat e sigurimit janë miratuar”, thuhet në nenin 8 të këtij ligji.

Buletini Ekonomik mëson se ky opsion po shihet si më i duhuri nga ana e drejtuesve të BQK-së, për ta shmangur mundësinë e një vendimi nga ana e Bordit ekzekutiv.

Nga BQK nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen se në cilën datë kanë bërë kërkesë zyrtare në BQK kompanitë e sigurimeve, përkundër faktit se portali ka pritur më shumë se dy javë.

Buletini Ekonomik kishte raportuar më herët se një raport final i hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) propozon rritje prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për automjete. Raporti të cilin e ka parë Buletini Ekonomik tashmë u është dorëzuar kompanive të sigurimeve dhe pritet vetëm marrja e vendimit nga organet e BQK-së.

Shpetim Mehmeti nga BQK dhe Shefik Gërbovci nga industria e sigurimeve janë dy aktuarët që së bashku e kanë arsyetuar bazën teknike për rritjen e çmimit të sigurimit TPL.

Raporti sugjeron rritjen prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për vetura. Kjo i bie që varësisht prej fuqisë së motorrit me rritjen e re qytetarët do të paguajnë prej 27 deri 210 euro më shtrenjtë për sigurimin e automjeteve.

Përmes kësaj rritjeje, po synohet që dëmet e mbetura nga kompania e falimentuar “Insig”, t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo është njëra nga pikat përmes të cilës kompanitë e sigurimeve e kanë arsyetuar rritjen e çmimit prej 35 për qind të sigurimit të automjeteve, bazuar në disa dokumente të siguruara nga Buletini Ekonomik.

Në raport përmenden në detaje detyrat e aktuarve karshi situatës se re të krijuar në tregun e sigurimeve, përfshirë këtu edhe kompaninë e falimentuar “Insig”.

Në kalkulimin e për rritjen e çmimit të këtij sigurimi janë marrë parasysh efektet që ka rritja e mbulesës sipas Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, falimentimi i siguruesit n “Insig”, financimi i Fondit të Kompensimit pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe implemtimi i rregullores bonus-malus dhe inflacioni.

Ndryshe, kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”.

Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit. 

 

Sigurimi i një qendre tregtare në Gjilan rrah një të sëmurë mendor

Periskopi.com Lajme

Raportohet se në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është arrestuar një person i cili me datën 29.08.2019 derisa ka qenë në vendin e punës si pjesëtar i sigurimit fizik në një hipermarket dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi.

Policia ka dhënë detaje se viktima ishte person me të meta psikike.

Për këtë rast në organet e sigurisë ka raportuar babai i viktimës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rritje për 30 për qind e sigurimit të automjeteve

Periskopi.com Lajme

Kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”. Banka Qendrore (BQK) nuk ka treguar nëse do ta aprovojë rritjen.

Zyrtarisht as BQK dhe as Shoqata e Sigurimeve (SHSK) nuk kanë treguar për iniciativën, për të cilën gazeta ka siguruar informacione nga burime në më shumë se një kompani. Por këto institucione as nuk e kanë mohuar informatën, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shoqata e Sigurimeve të Kosovës potencon se çështja e ndryshimit të çmimit të sigurimeve është çështje individuale e secilës kompani të sigurimit”, kanë thënë në SHSK, pa e mohuar iniciativën. “Ndërsa ndryshimi i çmimeve për produktet e sigurimit vullnetar është në diskrecionin e secilit sigurues veç e veç, për të cilat nuk kërkohet aprovimi nga BQK”.

Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit.

 

Burgu në të cilin të burgosurit duhet ta sigurojnë vetë mbijetesën

Periskopi.com Lajme

Në burgun e Sanganer-it në Jaipur të Indisë, të burgosurit kanë një “kulm mbi kokë”, por jo edhe jo edhe para e ushqim. Në këtë mënyrë, ata duhet të punojnë vetë jashtë dyerve të burgut për të siguruar mbijetesën, shkruan Masuma Ahuja për BBC.

Ata mund punojnë si punëtorë fabrikash, shoferë, madje edhe si mësues të jogës.

Ramchand dhe gruaja e tij Sugna, janë të dënuar për vrasje në burgje të Indisë. Por kjo nuk i ka penguar që të vazhdojnë një jetë të “zakonshme”. Rachmand punon si shofer autobusi, kurse Sugna në një fabrikë veshjesh.

Burgu i Sanganer-it është bërë shtëpia e tyre.

Ky burg nuk ka rrethoja ose mure, nuk ka roje të sigurisë, dhe të burgosurit lejohen, madje edhe inkurajohen të dalin në qytet dhe të punojnë çdo ditë. Ky burg i hapur në vitin 1950, është bërë shtëpi e 450 të burgosurve dhe është një ndër 30 institucionet e tilla në rajonin e Rajasthan-it të Indisë, transmeton Periskopi.

Të burgosur të tillë ka plot, të cilët thonë se nganjëherë e kanë të vështirë të gjejnë punë për shkak se paragjykohen nga jashtë për shkak të statusit “i/e burgosur”.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ata bëjnë një jetë thuajse normale. Ata mund të blejnë motoçikleta, telefonë e televizorë. Ata nuk janë të detyruar të veshin uniformat e burgut dhe jetojnë nëpër shtëpi me pak banorë. Secili i burgosur ka një shtëpi Brenda burgut të Sanganer-it, mirëpo, shpenzimet e jetesës ata duhet t’i sigurojnë vetë.

Sipas statistikave të burgjeve të Indisë të vitit 2015, prej 419.623 të burgosurish në Indi, 3.789 u mbajtën në burgje të hapura./Periskopi/

 

 

Dështon sigurimi i Haradinajt, pakoja me bombë i depërton në zyrë?

Periskopi.com Lajme

Në Zyrën e Kryeministrit ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë, por krejt diçka tjetër – hiç më pak se dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh ngaburimet e veta se krejt kjo ishte bërë për ta testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objetin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

FaktePlus e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për këtë çështje, por kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë për FaktePlus zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë.

Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

FaktePlus po ashtu merr vesh se për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë, një rreshter dhe shefi i sigurisë parlamentare.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

FaktePlus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objetit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.