Këta janë trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, vendi i parë befasues

Periskopi.com Sporti

Revista “Four Four Two” ka botuar në numrin e këtij muaji 100 trajnerët më të mirë në histori. Ajo ka përzgjedhur Sir Alex Ferguson si më të madhin e të gjitha kohërave të këtij profesioni. Skocezi njihet për mbretërimin e tij të jashtëzakonshëm 27-vjeçar në krye të Manchester United, periudhë në të cilën fitoi plot 38 trofe, një shifër e pabesueshme.

Ferguson kishte pasur sukses edhe me Aberdeen, më herët, në karrierën e tij si trajner. Në “palamresin” e kësaj legjende të gjallë, midis viteve 1986 dhe 2013, ekspozohen 13 tituj të Premier League, 5 “FA Cup”, 4 Kupa të Ligës, 2 Liga Kampionësh dhe një Botëror për Klubet.

Ne po ju njohim me 10 trajnerët më të mirë, sipas kësaj reviste të njohur sportive, e përbërë edhe nga Johan Cruyff, Matt Busby, Billy Shankly dhe Pep Guardiola. Spanjolli është përfaqësuesi i vetëm në “top 10” nga brezi i sotëm, që e ushtron me mjaft sukses profesionin në fjalë, në stolin e Manchester City.