Molliqaj: E tmerrshme sjellja e Sveçlës ndaj Pacollit, po e bëjnë për me e pengu zgjedhjen e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj  e ka quajtur të tmerrshme qasjen e Qeverisë në detyrë ndaj kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, transmeton Periskopi.

Sipas Molliqajt, kjo gjë po bëhet vetëm që të ndalohet zgjedhja e Qeverisë së re përmes Kuvendit.

‘’Sjellja ndaj Pacollit është më a zi se kurgjo tjetër. Nuk ka të drejtë Qeveria me ia ndalë rolin e deputetit. Kur  je nje zyrtar shtetëror, ki umunitete të caktuara. Nuk ka të drejtë asnjë padi ndaj deputetit. Këta po e trajtojnë kështu sepse po dojnë me ndalu Kuvendin me zgjedhë Qeverinë. Kjo është e tmerrshme’’

‘As gjykata e prokuroria, nuk i thotë kriminelit, kallxom ku je. Nuk mundet me thënë kështu zv/ministri Sveçla’’./PERISKOPI/

 

Pallaska: Nuk po më pëlqen sjellja e Vjosa Osmanit, më erdhi keq çka i bëri Driton Selmanajt

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska ka komentuar përplasjen e Vjosa Osmanit me Driton Selmanajan ditën e martë në Kuvend, transmeton Periskopi.

‘’Më ka ardh keq. Kam vlerësim për të dytë si individë. Si politikanë, nuk është që pajtohem me ta. Sjellja, teprim i paspjegueshëm i insistimit me e ndërpre një fjalë’’, ka thënë Pallaska në Debat Plus.

‘’Mënyra se si është ndërpre fjala, është jo korrekte/ Nuk po më pelqen kjo sjellje e Vjosa Osmanit’’/PERISKOPI/

 

Gashi: E padrejtë sjellja e Vjosa Osmanit ndaj Driton Selmanajt, por edhe ai ka ngacmu kapak

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së sonte në Debat Plus ka komentuar sjelljen e Vjosa Osmanit gjatë ditës s djeshme ndaj Driton Selmanajt në Kuvend, ku ia ndali mikrofonin dhe ia ngriti zërin, transmeton Periskopi.

Gashi thotë se ishte veprim i padrejtë i Osmanit.

‘’Nga kushdo që vjen një sjellje autoritare për LDK’në, është e papranueshme. Është sjellje e paarsyeshme. E panevojshme. I kam reagu publikisht aty në Kuvend. Deputeti ka të drejtë të flasë, është e padrejtë ndërhyrja. Në vijë procedurale. Sepse normale, ne jemi shokë. Për procedurë i reagova, për shoqëri shkoj dhe pi kafe me të’’

‘’Nuk e di nëse Isa Mustafa i kërko sqarim. Kujtim Shala më ka thënë se e ka diskutu me Vjosën’’.

Dritoni është më i drejtpërdejt, edhe ka ngaxmu kapak./PERISKOPI/

 

 

Mustafa: S’është punuar asgjë për pandeminë, sjellja diktatoriale e Kurtit të eliminohet me çdo kusht

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sonte në Click ka thënë se vendimet e Qeverisë Kurti drejt pandemisë janë antikushtetuese, duke theksuar se Kurti po aplikon njëfar sjellje diktati, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se nuk është punuar asgjë dhe se sjellja e Qeverisë Kurti në detyrë, është jo e mirë.

‘’Gjendja e jashtëzakonshme ka qenë një keqkuptim i madh. S’ka pasë tentativë që dikush t’ia marrë komeptencat dikujt tjetër. Një garë mes kryeministrit dhe presidentit”.

”S është punuar asgjë, sepse ka mujt të iniciohet edhe ligji sic ka propozu gjykata kushtetuese. Kemi një sjellje jo të mirë e cila po shkon kah sjellja e diktatit e kësaj qeverie, që me cdo kusht duhet të eliminohet. Një sjellje e tillë është bë edhe e Sveçlës, i cili përmes vendimit lejon ardhjen e deputetëve në Kuvend’’ ka shtuar Mustafa.

‘’Masa të pararsyeshme, nuk kemi një popull të pa marrur vesh’’/PERISKOPI/

Tiparet që i dallojnë njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm

Periskopi.com Zoya

Akti i thjeshtë për të qenë i sjellshëm mund të përmirësojë jetën tuaj. Ju mund të keni marrëdhënie më të mira, të fitoni respekt dhe të rrisni vetëbesimin tuaj. Në anën tjetër, duke qenë i pasjellshëm, mund ta bëjë jetën shumë më të vështirë.

Në këtë artikull, do të flasim rreth zakoneve të njerëzve me të vërtetë të sjellshëm, çfarë thonë studimet dhe se si mund të jesh një person më i sjellshëm!

Ata nuk ankohen

Njerëzit e sjellshëm nuk ankohen, sepse për ta vlerat njerëzore kanë më shumë rëndësi se sa çështjet që na rrethojnë çdo ditë. Në vend që të ankoheni për diçka, shkruani një listë mirënjohjeje për tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

Ata mendojnë para se të flasin

Ne jemi të gjithë të rritur tani dhe si të rritur kemi aftësinë – në të vërtetë, detyrimin – të mendojmë para se të flasim.

Mosndjekja e këshillave të tilla të thjeshta ka shkaktuar shumë argumente, zemra të thyera dhe marrëdhënie të dëmtuara.

Njerëzit e sjellshëm mendojnë para se të flasin në çdo kohë.

Ata janë dëgjues të shkëlqyeshëm

Njerëzit e sjellshëm gjithmonë duket se kanë aftësi të shkëlqyera dëgjimi.

Dëgjimi aktiv është akti i përqendrimit të plotë, të kuptuarit, reagimit dhe kujtimit të asaj që thotë personi tjetër.

Dëgjuesit aktiv i rezistojnë thirrjes për të folur mbi dikë. Ata lejojnë njerëzit që të përfundojnë mendimet e tyre para se të paraqesin mendimin e tyre.

Ata buzëqeshin shpesh

Çfarë mendoni kur e shihni dikë duke qeshur? Epo, nëse jeni si shumica e njerëzve, do të buzëqeshni edhe ju!

A keni menduar ndonjëherë pse shpesh doni të buzëqeshni kur dikush buzëqesh?

Epo, përveç që është gjëja më e sjellshme për të bërë, del se qeshja është ngjitëse.

Ata nuk merren me thashetheme

Si njerëz të rritur, ne nuk duhet të mirremi me thashetheme. Njerëzit e sjellshëm gjithmonë i shmangin thashethemet.
Përveç se e dëmtoni personin tjetër me thashetheme, ju ja zbrazni vetes energjinë pozitive që e keni.

Ata i trajtojnë të tjerët si të barabartë

Njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm i trajtojnë të tjerët si të barabartë. Kjo është pika e tyre më e fortë dhe ajo se çka i bënë ata të sjellshëm.

Kur ju trajtoni të gjithë si të barabartë, do të keni një vlerësim më të mirë për veten tuaj dhe shoqërinë që ju rrethon.

Ata nuk i gjykojnë të tjerët

Njerëz vërtetë të sjellshëm nuk gjykojnë të tjerët. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ata nuk e njohin historinë e tjetrit.

Duke gjykuar dikë është epitomi e injorancës, për të mos përmendur vrazhdësinë. E vërteta është se kur gjykojmë, aty ka diçka për veten tonë, jo për dikë tjetër, me të cilën jemi thellësisht të pakënaqur.

Katër këshilla si të silleni në mbledhje pune

Periskopi.com Zoya

Shumë diskutime, takime dhe mbledhje të bën të ndihesh si humbje kohe.Ja dhe 4 elementë që ju mund të bëni për t’u siguruar që mbledhjet janë të frytshme:

  1. Përgatituni –Sigurisht që duket e thjeshtë, por shumë njerëz vijnë në mbledhje të papërgatitur. Shko në kohë.
  2. Mendo para se të flasësh –Humbet shumë kohë kur njerëzit dalin jashtë teme. Pyet veten para se të flisni, “A ndihmon, a është produktive, dhe e kuptimshme për atë cfarë ne duam të realizojmë”?
  3. Bëje atë interaktive –Nëse mban një mbledhje thjesht për të dërguar një mesazh, më mirë dërgo një memo. Përfshi gjithkënd dhe merr ide të reja duke pyetur për mendime të ndryshme.
  4. Dëgjo –Mund të jetë normale këto ditë, por shikimi tek celulari juaj gjatë mbledhjes është shenjë e mungesës së përqendrimit. Nëse mbledhja nuk ja vlen të dëgjohet, ndoshta është më mirë që të kthehesh tek tavolina jote e punës.

 

Si të silleni me njerëzit që s’ju pëlqejnë në punë?

Periskopi.com Showbiz

Mund të ndodhë që gjatë jetës tuaj të takoni njerëz që nuk i pëlqeni.Vetëm nëse keni ndonjë anomali gjenetike mund të mos ndodhë kjo gjë. Mund të jetë vjehrra juaj apo ndonjë koleg, apo kushdo tjetër me të cilin thjesht nuk përshtateni dot.

Sipas Deep Patel, autor i librit Fabula e një djaloshi: 11 Principet e Suksesit, ju ndihmojnë të kujtoni që askush nuk është perfekt, transmeton Ekonomia Online.

Përpiquni ta zhvendosni perspektivën tuaj në mënyrën që njerëzit e suksesshëm bëjnë. Më poshtë janë disa këshilla nga Patel dhe disa burime të tjera si Psikologjia Sot.

  • Pranoni që nuk mund të shkoni mirë me të gjithë

Sa më shumë shpresojmë të pëlqejmë çdo njeri që takojmë, aq më pak e arrijmë këtë. Patel thotë që hapi i parë për t’u përballur me njerëzit që nuk përshtatemi dot është që të pranojmë që askush nuk shkon mirë me të gjithë, dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë që ju jeni njeri i keq, dhe as ata sigurisht.

Sipas psikologes Susan Krauss në një postim në blogun Psikologjia Sot, është e mundur që ju dhe dikush tjetër mos të përshtateni dot. Konsulentja dhe autori Beverli D. Flaxington shpjegon në një post tjetër që stilet tona të sjelljes variojnë nga njerëzit. Disa janë dominues ndërsa të tjerë janë më të brishtë si natyrë. Disa janë optimistë ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë veten “realistë”.

Në një kërkim nga Hamstra dhe të tjerë autorë u pa për diçka të quajtur “rregullim përshtatjeje,” që përkthehet si: ne bëjmë më shumë përpjekje për gjërat që na pëlqejnë. Ka shumë mundësi të mos shijoni komunikimin me disa njerëz dhe ju nuk bëni përpjekje të përshtateni me ta. Me kalimin e kohës, kjo mungesë përpjekjeje kthehet në përbuzje.

  • Përpiquni të shikoni diçka pozitive në gjërat që të tjerët po ju thonë

Krauss thotë që ju duhet të përpiqeni të shikoni se si sillen njerëzit. Njerëzit e bashkëshortit tuaj mund të mos kenë dashur t’ju bëjnë të mendoni se në sytë e tyre nuk jeni e zgjuar mjaftueshëm, apo kolegu juaj nuk po përpiqet t’ju sabotojë.

Edhe nëse personi me të cilin keni vështirësi të përshtateni ju acaron me qëllim, të nevrikoseni me të mund t’ju bëjë të dukeni keq.

  • Jini i vetëdijshëm për emocionet tuaja

Patel thotë që është e rëndësishme të kujtoni që emocionet tuaja kanë rëndësi, por jeni ju personi që kontrolloni mënyrën si reagoni në situata të ndryshme. Njerëzit mund t’ju çmendin nëse ju e lejoni veten që ata ta bëjnë diçka të tillë. Kështu mos lejoni që inati t’ju nxjerrë jashtë kontrollit.

“Nëse dikush po ju çon në rrugë të gabuar”, kontrolloni emocionet tuaja. Buzëqeshja është një zgjidhje mjaft e mirë.

Pateli thotë që çelësi është që ta trajtoni çdo njeri që takoni me të njëjtin respekt. Kjo nuk do të thotë se duhet të bini dakord me një person që nuk e pëlqeni ose të aprovoni gjërat që ai thotë, por duhet të silleni si njeri i civilizuar dhe të jeni i sjellshëm.

  • Mos e merrni personalisht dhe siguroni pak hapësirë

Më shumë se mosrënie dakord me diçka, me shumë mundësi është keqkuptim. Nëse ju seriozisht nuk bini dakord me dikë, atëherë përpiquni ta shikoni nga këndvështrimi i tyre.

Përpiquni të mos reagoni keq, sepse ata mund t’jua kthejnë duke nënkuptuar gjëra jo të këndshme. Përpiquni të ngriheni mbi gjithçka duke u fokusuar në fakte dhe përpiquni të injoroni mënyrën se si personi tjetër është duke u sjellë, s’ka rëndësi sa sarkastik apo acarues është ai. Përqendrohuni te çështja, jo te individi, thotë Patel.

Nëse keni nevojë për hapësirë merreni atë. Keni ju të drejtë të vendosni se kur mund të komunikoni me dikë. Presidenti i TalentSmart Dr. Travis Bradberry shpjegon shumë thjeshtë në një postim në LinkedIn: Nëse dikush është duke pirë duhan, do të qëndroni me të gjithë pasditen dhe të përballoni edhe paketën e dytë të duhanit që ai mund të fillojë të pijë? Jo, ju do të dilni jashtë të merrni pak ajër të pastër.”

  • Shprehini ndjenjat tuaja me qetësi dhe mbani në konsideratë një person ndërmjetës

Zakonisht, mënyra se si komunikojmë është më e rëndësishme se ajo çfarë themi. Nëse dikush po ju bezdis vazhdimisht dhe po ju çon drejt problemeve të mëdha, është koha të thoni diçka.

Gjithsesi, konfrontimi nuk ka pse të jetë agresiv. Patel rekomandon të përdorni përemrin “Unë”, për shembull “Unë mërzitem kur ju bëni këtë gjë, mund të bëni këtë tjetrën në vend të kësaj?”

Krauss thotë që mund të jetë ide e mirë të përdorni një person tjetër si ndërmjetës në këto diskutime sepse mund ta sjellin situatën në nivelet e objektivizmit. Ju mund të mos bëheni miq, por  mund të gjeni një mënyrë për të komunikuar dhe punuar bashkë në mënyrë efektive.

  • Zgjidhni betejat tuaja

Ndonjëherë është e lehtë t’i lejoni gjërat të rrjedhin. Jo çdo gjë meriton kohën dhe vëmendjen tuaj. Ju duhet të pyesni veten tuaj se nëse në të vërtetë doni të bëni paqe me personin, apo më mirë të harxhoni kohën duke u marrë me punën tuaj.

Patel thotë që mënyra më e mirë për ta zbuluar këtë është të peshoni nëse çështja është sipas situatës.

  • Mos u justifikoni

Nëse kuptoni që dikush po ju nënvlerëson mos bini pre e tij. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të justifikoheni. Patel thotë që kjo gjë mund t’ju japë atyre më shumë fuqi. Në vend të kësaj, kthejeni fokusin te ata dhe pyetini se çfarë problemi kanë ata me mënyrën se si silleni apo çfarë bëni ju.

Nëse ata fillojnë t’ju tallin ju, kthejuani mbrapsht. Nëse ata duan që t’i trajtoni me respekt, ata duhet ta fitojnë atë duke u sjellë në mënyrë të sjellshme me ju gjithashtu.

Nëse doni të bëni dikë të bjerë dakord me ju, ka disa hile që mund të përdorni. Flisni shpejt kur nuk jeni dakord me dikë kështu ata të kenë pak kohë të kuptojnë atë që po thoni. Nëse mendoni se mund të jenë dakord me ju, flisni ngadalë që ata të kuptojnë mesazhin tuaj.

  • Në fund, kujtoni që ju mund të kontrolloni lumturinë tuaj

Nëse dikush po ju ngre nervat, nuk duhet ta lejoni të ndikojë në lumturinë apo suksesin tuaj.. Nëse zbuloni që komentet e tyre po ju ndikojnë, pyesni veten përse. Jeni i vetëdijshëm për diçka, apo i stresuar rreth një çështjeje në punë? Nëse është kështu, fokusohuni te kjo gjë në vend që të dëgjoni ankesat e njerëzve. Mos e krahasoni veten me dikë tjetër. Në vend të kësaj kujtojini vetes arritjet tuaja, dhe mos lejoni dikë t’ju shqetësojë sepse kjo mund të prishë ditën tuaj.

 

Meta e Basha pas takimit kërkojnë sjellje europiane nga të gjithë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili pranoi ftesën për t’u takuar në presidencë.

Në Presidencë, Basha mbërriti rreth orës 09:00, takim i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në përfundim të takimit, Meta ka bërë të ditur se me kreun e PD-së diskutuan mbi krizën aktuale që po kalon vendi.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, u shpreh Meta.

Një ditë më parë, presidenti ftoi për dialog kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha në Presidencë.

 

Hoxhaj: Kjo sjellje e Vuçiqit nuk duhet të tolerohet nga BE’ja

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sot në një takim me përfaqësuesit e Listës serbe në Beograd ka thënë se pas samitit të Parisit do të ndërmarrin masa të ashpra kundër Kosovës.

Hoxhaj përmes një shkrimi në twitter është shprehur se Vuçiqi vazhdon ta dëshmojë që nuk i intereson normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Pikërisht para samitit në Paris, ai ka vazhduar me stilin e vjetër të logjikës së shantazhimit, duke kërcënuar popullin e Kosovës me agresion. Kjo sjellje është e patolerueshme për ne dhe nuk duhet toleruar as nga BE-ja”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

 

Efektet e kafesë, ndikon te mendimet dhe sjellja

Periskopi.com Fun

Mjafton të kujtosh kafenë që mendja të bëhet më vigjilente dhe e vëmendshme.

Prandaj, një nga pijet më të konsumuara në botë gjithashtu ka një efekt psikologjik, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Torontos të botuar në revistën shkencore ”Consciousness and Cognition”.

Studiuesit në fakt kanë vërejtur një efekt shkakësor, falë të cilit ekspozimi ndaj disa sinjaleve, edhe nëse është i vogël, mund të ndikojë në mendimet dhe sjelljet tona.

Përmes katër studimeve të veçanta dhe duke përdorur një përzierje të pjesëmarrësve nga kulturat perëndimore dhe lindore, ata krahasuan efektet e mendimeve të kafesë dhe çajit.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e ekspozuar ndaj stimujve të lidhur me kafe e perceptuan kohën më të shkurtër dhe mendonin në kushte më konkrete dhe më të sakta, përcjell Atsh.

Efekti, megjithatë, nuk ishte aq i fortë në mesin e pjesëmarrësve që ishin rritur në kulturat lindore, të cilat sipas studiuesve janë më pak të dominuar nga konsumimi i kafesë.

Vrasësi i 8 kushërinjëve qe 20 ditë në qeli, sjellja e tij ka habitur të gjithë në burg

Periskopi.com Lajme

Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë. Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij. ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.

Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë.

Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të. Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë. Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë.

Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News. Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim.

Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën  masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata. Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta. Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash. /abcnews.a

‘Sjellja e keqe ndaj turistëve zbraz plazhet’

Periskopi.com Lajme

Gazetarja nga Shqipëria, Eglantina Nikollaj, që ndodhet në Vlorë për pushime, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

“Keshtu eshte kur e keni mendjen vetem si e si t’ja fusni turistit.

Ai vjen te shpenzoje dy leke qe mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep nje dhome sa nje qeli burgu per 70 euro e kusur, nje kokerr veze 5- 8 mije leke dhe nje peshk te qelbur rezervati 10 mije leke, por dhe 12 apo 15 mije.

Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar.

Pa piken e ndonje organizimi asgjekundi.

Kurre se kam pare kaq bosh!

Shezlonget jo nje e dy, por ne seri bosh.

Njerezit kane reflektuar se sjane idiote. Shkojne ne Mal te Zi, Turqi etj.

Aty ku e dine se e vertet e shpenzojne lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap se paku.

Se deti te shton dhe oreksin jo per gje”, shkruan ajo.