Kush është strategu kroat i lindur në Bosnje Zlatko Dalic?

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ekipit kombëtar të Kroacisë, Zlatko Dalic ka fituar zemrat e gjithë kroatëve, pasi përfaqësuesen kroate e ka dërguar në finalen e Kupës Botërore për herë të parë në histori.

Dalic ka lindur më 26 tetor të vitit 1966, si lojtar futbolli ai kishte luajtur në rolin e mesfushorit. Ai ka lindur në Livno të Bosnje Hercegovinës, por ai jeton dhe punon në Kroaci dhe ka shtetësi kroate.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar në vitin 2000, ai emërohet si asistent trajneri në Varteks. Nga maji i vitit 2002 e deri në vitin 2005, Dalic punoi si drejtor sportiv i klubit të Varteksit, ndërsa gjatë sezonit 2003-04 dhe 2004-05 ishte asistent i trajnerit Miroslav Blazevic, shkruan Periskopi.

Në maj të 2005 udhëheq ekipin e Varteksit dhe në sezonin e parë, klubin nga Liga e Parë e Kroacisë e ngrit në vendin e tretë.

Në verën e vitit 2007, pas përfundimit të kontratës me Varteksin, ai bëhet menaxher i klubit HNK Rijeka, dhe në sezonin 2007-08 përfundon si i katërti në Ligën e Parë të Kroacisë.

Në sezonin 2008-09, Dalic do ta menaxhojë ekipin shqiptar Dinamo Tirana, i cili do të fitojë superkuprën e Shqipërisë. Ai do të detyrohet të japë dorëheqje, pas dy humbjeve derbi nga Tirana dhe Partizani.

Pas një sezoni të shkurtër në Shqipëri, ai do të drejtojë ekipin kroat Slaven Belupo.

Karriera si trajner do të vazhdojë edhe në ekipet arabe si Al-Faisaly, Al-Hilal, Al-Ain.

Më 7 tetor 2017, do të pasojë Ante Cacicin tek kombëtarja e Kroacisë. Synimi i tij kryesor ishte kualifikimi i Koracisë në Kupën Botërore Rusi 2018. Por synimet e tij i kanë tejkaluar pritshmëritë, pasi strategu boshnjak e ka dërguar Kroacinë në finale të Kupës Botërore, duke mposhtur ekipe si Argjentina dhe Anglia./Periskopi/