Momenti i çuditshëm kur zogu i vogël i turret shqiponjës së pafat

Periskopi.com Lajme

Fotot spektakulare janë kapur në një moment të pabesueshëm kur një zog i vogël kalëron shqiponjën e madhe.

Një zog i vogël i zi i është ngjitur pas shqiponjës dhe duket se për të dy shpezët fluturimi shkonte për bukuri.

Fotografi i jetës së egër Liu Chia-Pin ka kapur momentin e pabesueshëm, në Taipei, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

“Kur shqiponja ishte duke e ngrënë një gjarpër, ajo nuk e priste se do t’i hidhej zogu i vogël”, u shpreh ai.

“Zogi i vogël kaloi mbi shqipnonjën për ta sulmuar”.

“Ky lloj i shpezëve shpesh herë di të jetë agresivë ndaj shqiponjës”.

Lloj i shpendit të vogël quhet Drongo dhe është i pranishëm në Indi, Iran dhe Sri Lanka.

Madhësia e zogut është vetëm 28cm me pseudonimin “mbreti i sorrave” për shkak të sjelljeve agresive që shfaq ndaj zogjve të mëdhenj./Periskopi/