Mësohet serioziteti i lëndimit të Mbappe pas ndërhyrjes “horror” në të mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Kylian Mbappé, i dalë parakohe nga fusha kundër St.Etienne, për një ndërhyrje të egër të Perrin, i është nënshtruar ekzaminimeve të detajuara që kanë evidentuar një “ndrydhje të kaviljes së djathtë me lëndim të tendinës anësore të jashtme, që do të vlerësohet brenda 72 orësh”. Ka shumë ankth në kampin e Psg, duke qenë se sulmuesi rrezikon jo vetëm të humbasë cerekfinalet e Champions League kundër Atalantës, në program në 12 gusht në Lisbonë, por gjithë kompeticionin.

“Jam vërtetë i shqetësuar”, tha pas ndeshjes së fituar me St Ettiene, në finalen e Kupës së Francës, tekniku i francezëve Thomas Tuchel. Frikë e konfirmuar nga rezultati i kontrolleve mjekësore. Sulmuesi do të humbasë finalen e Kupës së Ligës kundër Lion në program në 31 korrik në Saint-Denis e duhet një gjysëm mrekulli për ta parë në fushë në Final Eight në Lisbonë.

Kjo ndërhyrje brutale në Kylian Mbappen nxiti përleshje të frikshme mes lojtarëve sonte

Periskopi.com Sporti

PSG sonte fitoi Kupën e Francës, pasi mposhti në finale St Etiennen me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Neymar në minutën e 14-të, pas një topi të kthyer nga transversalja, shkruan Periskopi.

Mirëpo, nga minuta e 31-të, St Etienne luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit direkt me të kuq të Perrin, i cili bëri një ndërhyrje brutale në Kylian Mbappen.

Pas kësaj, francezi nuk mundi të vazhdonte më, teksa incidenti nxiti përleshje të tensionuara mes dy taborreve të futbollistëve në fushë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Asgjë e re, PSG fiton edhe Kupën e Francës

Periskopi.com Sporti

Pasi u shpall kampion në Ligue 1, Paris Saint-Germain ka fituar edhe trofeun tjetër nacional.

Kësaj radhe, parisienët kanë mposhtur St Etiennen në finale, me rezultat minimal, 1-0, për ta ngritur një tjetër trofe në Francë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Neymar në minutën e 14-të, teksa St Etienne mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 31-të.

Perrin u përjashtua me të kuq direkt, pas një ndërhyrje brutale në Kylian Mbappe, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen më. /Periskopi.com/

Neymar njeriu i spektaklit, shikoni golin që sapo e shënoi kundër St Etienne në finale të Kupës

Periskopi.com Sporti

Neymar ka kaluar PSG-në në epërsi në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Francës.

Braziliani ka qëlluar cakun në minutën e 14-të, pas një topi të kthyer nga transversalja që erdhi nga një goditje e Kylian Mbappe.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Futbolli francez sonte rikthehet me finalen e Kupës: Ka edhe tifozë në tribuna, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen PSG – Saint Etienne.

PSG luan për trofeun e radhës këtë sezon, kur në finalen e Kupës së Francës kontestohet nga Saint Etienne.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në top kampionatet evropiane që lejohen tifozët në stadium, natyrisht, në masë të caktuar, shkruan Periskopi.

Parisienët shihen si skuadër favorite në këtë finale.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:10.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

PSG:

Image

St.Etienne

Image

Pesë pozitivë me koronavirus te klubi nga top liga evropiane

Periskopi.com Sporti

Klubi francez i Ligue 1, St Etienne ka bërë të ditur të enjten se pesë anëtarë të këtij klubi, duke përfshirë tre lojtarë, janë testuar pozitivë për COVID-19.

Klubi ka thënë në një komunikatë se pesë personat janë infektuar gjatë bllokimit të Francës, nga 17 marsi deri më 11 maj.

Sipas klubit, ata tashmë janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

St Etienne, një prej klubeve më të suksesshme në Francë, ka thënë se stërvitja e planifikuar për të premten, do të zhvillohet.

Ligue 1 e Francës është i vetmja prej ligave të mëdha evropiane të futbollit që është ndërprerë për shkak të koronavirusit. PSG-ja ka fituar titullin e kampionit.