Pas sulmeve me bombë, edhe Tunizia ndalon mbulimin e fytyrës në publik

Periskopi.com Lajme

Kryeministri tunizian, Youssef Chahed e ka ndaluar mbajtjen e “niqab-it”, apo mbulimin e tërësishëm të fytyrës për gratë në institucione publike në Tunizi.

Ky vendim erdhi pas një bombardimi të dyfishtë vetëvrasës që ndodhi më 27 qershor, që la dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, transmeton Periskopi.

“Chahed nënshkroi një dekret të qeverisë që ndalon çdo person me një fytyrë të mbuluar të qaset në institucione publike, administrate apo në vende tjera dhe kjo për arsye sigurie”, tha një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters të premten.

Dëshmitarët thanë se një nga bombarduesit e datës 27 qershor ishte maskuar në një “niqab”.

Sulmi ishte incidenti i tretë i tillë brenda një jave dhe erdhi në kulmin e sezonit turistik ndërsa Tunizia përgatitej për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (i njohur gjithashtu si ISIL ose ISIS) morën përgjegjësinë për sulmet.

Në vitin 2011 gratë u lejuan të mbanin “hixhabin” dhe “niqabin” në Tunizi pas një ndalimi prej dhjetë vitesh nën presidentët laikë Zine El Abidine Ben Ali dhe Habib Bourguiba, të cilët nuk e lejuan asnjë formë të veshjes islame.

Disa vende evropiane, afrikane dhe aziatike kanë lëshuar ndalime të plota ose të pjesshme për veshjen e velave në lidhje me shqetësimet rreth sigurisë dhe ndërhyrjen e perceptuar të veshjes në liritë e njeriut.

Një debat i tillë bëhet edhe në Kosovë, ku grupe të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme sa i përket lejimit të përdorimit të mbulesës, kur kemi të bëjmë me mbulimin e fytyrës.

Madje duke mos marrë parasysh arsyet pse mund të ndalohet mbulesa në Kosovë, dhe rreziqet që mund t’i kanosen, ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, pati thënë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini se “Burka” duhet të lejohet.

Krasniqi ka thënë se lejohet zhveshja, atëherë duhet të lejohet edhe burka, shkruan Periskopi.

Ai mes tjerash ka folur edhe për deklatratën e KMDLNJ-ës.

“Nëse lejohet zhveshja le të lejohet edhe burka. Ata KMDLNj, OPÇR Rr Z Zh, e çka janë zoti i udhëzoftë,” ka thënë Krasniqi, duke iu referuar reagimi të KMDLNJ-ës, të cilët kërkuan të ndalohet “Burka”, pasi sipas tyre ajo nuk ka të bëj me fenë.

 

Sulm me bombë, raportohet për 16 të vdekur e 12 të plagosur

Periskopi.com Lajme

Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperendim të Pakistanit.

Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema i tha Radios Evropa e Lirë se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu.

Në mesin e vktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital.

Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.

Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.

Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.

Mbi 100 të vrarë në një sulm të talebanëve në Afganistan

Periskopi.com Lajme

Në Afganistan, kryengritësit talebanë kryen të hënën një sulm madhor me bombë dhe me armë, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të vendit. Zyrtarët thanë në sulm janë vrarë 126 persona të personelit të sigurisë.

Ata thanë se sulmi ndodhi të hënën në mëngjes, në provincën Wardak, rreth 50 kilometra larg Kabulit.

Edhe zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan për Zërin e Amerikës, se ambulancat transportuan dhjetëra viktima, në mesin e tyre shumë të vrarë, për në spitalet lokale.

Talebanët morën përgjegjësinë për organizimin e sulmit vdekjeprurës.