Suspendohen gardianët nga burgu i sigurisë së lartë në Dyz

Periskopi.com Lajme

Dy gardianë janë suspenduar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, kanë konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lidhur me këtë çështje është duke zhvilluar hetime Policia e Kosovës, ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në këtë institucion.

I njëjti tha se nuk mund të ndajnë më shumë informacione në këtë drejtim, për shkak të hetimeve.

“Po, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy gardianët e BSL-së, dhe  meqenëse Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti,  për momentin ne nuk mund të ndajmë informata më të hollësishme në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Gashi ka bërë të ditur gjithashtu kanë informacione se policia është në përfundim të hetimeve për këtë rast.

“Me sa jemi në dijeni, Policia e Kosovës është në përfundim të hetimeve dhe sapo të marrim njoftimin nga policia, sigurisht se do të ndajmë me ju çdo informacion”, thuhet në përgjigjen e ketij institucioni për Express.