Nga tani e tutje duhet të paguani shuma të majme për t’u fotografuar me ”Rambon”

Periskopi.com Showbiz

Aktori  72 vjeçarë Sylvester Stallone është një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur për gjithë publikun. ‘Rocky Balboa’ dhe ‘Rambo’ janë ndër rolet më të njohura të aktorit të famshëm, transmeton Indeksonline.

E së fundmi Stallone ka befasuar me vendimin që ka marrë. Ai pas disa javësh pritet të nis një turne promovues përreth Mbretërisë së Bashkuar, për filmin e radhës që do ta lansoj ‘Rambo, last blood’  dhe çmimi për të hyrë në sallat ku mbahen këto tubime nuk është aspak e lirë.

Pritet që gjatë eventeve të organizuara nga aktori të ketë edhe ushqim e pije, dhe çmimi për të hyrë shkon deri në 325 funte, teksa Stallone ka vendosur që kushdo që dëshiron të bëjë foto me të duhet të paguaj 849 funte.

 

‘Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova

Periskopi.com Showbiz

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. E së fundi ai është parë nën shoqërinë e aktorit të njohur, Sylvester Stallone.

Duke i rastisur të udhëtojë shpesh për interpretimet e tij, jo të paktat janë rastet kur Lahaj ka shansin të takohet me emra të njohur të Hollywoodit.

Së fundmi, ai ka pasur fatin të takohet me aktorin e madh, Sylvester Stallone. Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar krah aktorit me famë ndërkombëtare.

“Përshëndetje nga Los Angeles”, ka shkruar tenori në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor që Ramë Lahaj publikoi ishte kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sylvester Stallone: N’qoftë trim McGregori, le ta thërrasë dhe le ta godasë një herë e mirë Khabibin (Video)

Periskopi.com Sporti

Aktori i mirënjohur Sylvester Stallone thotë se humbja e Conor McGregor ndaj Khabib Nurganomedov po i rri në mendje dhe e shtyn kampioni irlandez duhet ta gjejë guximin edhe një herë të përballet me kamipionin rus.

“Mendoj se ai duhet ta gjejë një inspirim nga gjithë kjo situatë”, thotë Stallone për TMZ, shkruan Periskopi.

“Kam menduar gjatë për këtëkohë dhe kur jeni i lodhur dhe jen në udhëkryqe gjatë jetës, duhet të bëni diçka. Edhe unë kam qenë shpesh në situate të tilla. Por e kam mposhtur frikën. Duhet ta gjesh guximin të përballesh me kundërshatin që duket i pamposhtur”, thotë ai.

“Ky ishte një udhëkryq në jetën e tij. Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme një herë për një herë, sepse nëse tani nuk jepet pas idealit të tij, nëse tani nuk mund ta mposhtë frikën do të jetojë me këtë plagë përgjithmonë. Godite atë, mund ta bësh këtë ose duke rënë për toke bashkë me të”, thotë ai./Periskopi/

 

 

Vajzat seksi të Sylvester Stallone (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Sylvester Stallone ka darkuar dje me tre vajzat e tij, Sophia, 21 vjeç, Sistine, 20 vjeç dhe Scarlet, 16 vjeç.

Shkak është bërë ditëlindja e gruas së aktorit 72-vjeçar.

Jennifer Flavin ka mbushur dje 50 vjeç dhe për këtë arsye janë mbledhur të festojnë familjarisht.(TemA)