Bella Thorne nuk mund ta pranojë faktin se ish e dashura e saj po martohet me Jake Paul

Periskopi.com Showbiz

Bella Thorne e ka postuar edhe një video të përlotur online pasi që mësoi se ish e dashura e saj, Tana Mongeau, është fejuar.

21-vjeçarja, e cila u nda nga Mongeau në shkurt pas një viti lidhjeje, shkroi të hënën në llogarinë e saj private në Instagram për ta shprehur dhimbjen e saj për martesën e ardhshme të personalitetit të internetit me yllin e YouTube, Jake Paul.

Thorne gjithashtu foli për lidhjen e tyre nëpërmjet Twitterit, ndërsa iu përgjigj një fansi, i cili e pyeti nëse ajo mendonte se Paul do ta detyronte sensacionin e internetit ta nënshkruante marrëveshjen paramartesore.

Bella e postoi një seri me emotikone të zemëruara dhe theksoi: “Jake duhet të nënshkruajë marrëveshje paramartesore.”

Më herët atë ditë, Thorne shkroi në llogarinë e saj kryesore në Instagram për t’ia uruar Mongeau ditëlindjen.

“Në të mirë dhe në të keqe,” e titulloi ajo foton e afërt të çiftit. “Të dua Tana urime ditëlindjen ti vajzë e bukur dhe e veçantë.”

Nusja e ardhshme e njoftoi lajmin rreth fejesës së saj në Instagram të hënën: “JAKE SAPO MË PROPOZOI”, tha ajo, duke e treguar unazën e saj të re të fejesës.

Bella dhe Tana e kishin një lidhje të hapur me të dashurin e atëhershëm të aktores, Mod Sun. Thorne njoftoi për ndarjen e tyre në shkurt.

Videoja e saj e fundit vjen një javë pasi që ajo i postoi pamjet e saj duke qarë, ndërkohë që e sulmoi Whoopi Goldbergun për kritikën e saj për një rrjedhje të fotos nudo. Thorne i publikoi fotot e saj pasi që një haker kërcënoi t’i shpërndante ato.

Goldberg e kritikoi aktoren e re gjatë një segmenti në emisionin e saj “The View”, duke këmbëngulur që Bella nuk duhej t’i kishte bërë selfiet në radhë të parë.