Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – një i plagosur

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke thënë se viktima tani ndodhet në spital duke u trajtuar.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”.

Të shtëna më armë zjarri në Laç, plagoset një person

Periskopi.com Lajme

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit, pasditen e sotme (10 gusht 2019) në  lagjen numër 1.

Policia raporton se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç.

Mësohet se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.