“Vëlla Putin më jep nënshtetësinë ruse”, kërkesa e tifozit brazilian trondit rrjetet sociale

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozi hero brazilian Tomer Savoia është duke përjetuar eksperiencë të veçantë në Kupën Botërore i cili i ka bërë thirrje Presidentit Vladimir Putin t’i japë nënshtetësinë ruse.

Savoia fitoi famë në Kupën e Botës pas një video që kishte postuar në në rrjetin e tij social me mbishkrimin “Rusia është mbresëlënëse, vëlla”, derisa ndodhej para ndeshjes kundrejt Zvicrës në Rostov, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Kohët e fundit ai ka shtuar kontaktet me mediat ruse dhe nëpërmjet rrjetit televiziv i bën thirrje Putinit që t’i japë nënshtetësinë ruse.

Ai për momentin gjendet në Kazan, ku Brazili do të takohet me Belgjikën të martën në çerekfinale.

“Ne ju duam. Ne e duam vërtetë Rusinë, ne jemi duke u kënaqur në Rusi. Dhe kjo është surprizë për mua. Jam i befasuar se sa të mirë jeni, i befasuar me spitalet tuaja”, shkruan tifozi i çmendur brazilian./Periskopi/