Pamje të veturës që u godit nga treni në Han të Elezit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Të shtunën rreth orës 17:12, një aksident trafiku ka ndodhur midis një automjeti dhe një treni në Han të Elezit.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe një pasagjer në veturë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa treni nuk është ndalur në vendin e aksidentit dhe është larguar në drejtim të Maqedonisë.

Klan Kosova ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.