Përdhunoi vajzën e tij për 20 vjet me radhë – pastaj një nga gjashtë fëmijët që i bëri me të

Periskopi.com Lajme

Rastet e dhunës seksuale nuk janë vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në mbarë botën.

Mediat e huaja kanë shkruar për një rast të rëndë të një vajze nga Uellsi e cila është përdhunuar për 20 vjet me radhë nga babai i saj.

Ai tashmë është në burg, por identiteti i tij nuk është bërë publik për të mbrojtur vajzën. Mbi babain që abuzoi seksualisht me të bijën rëndojnë plotë 36 akuza, ku është vërtetë një listë e gjatë krimesh, në të cilën përfshihet edhe përdhunimi me një tjetër vajzë.

Ndërkohë ky njeri që ka abuzuar me të bijën kundërshton kategorikisht akuzat duke thënë se ajo nuk është vajza biologjike. Por gjatë këtyre video torture, vajza lindi 6 fëmijë, ku njëra prej vajzave u ngacmua sërish nga gjyshi që përdhunoi për 20 vite nënën.

“Unë kam zhvilluar procese gjyqësore te shumta, gjate punës sime për 40 vjet. Kjo është ndër tre rastet e para më të këqija me të cilat jam dashur të merrem ndonjëherë. Unë te them se jam mësuar, por për ju duhet te ketë qene një nga përvojat me te vështira. Unë vetëm mund t’ju falënderoj për kryerjen e detyrës tuaj “- u shpreh gjykatësi Paul Thomas para jurisë.

Ndërkohë që më pas ai ka thënë që të mos çuditen kur të mësojnë për vendimin mbi dënimin, për një numër të madh vitesh që ai do burri do vuajë në burg.