KQZ: Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë afat për certifikim deri më 6 shtator

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i KQZ ka njoftuar mediat se është mbyllur afati për partitë politike të aplikojnë në KQZ.

Ai në një konferencë për media tha se afati për çertifikim të partive afati i fundit është 6 shtatori.

“Deri më tani janë regjistruar këto koalicione: VAKAT, AAK-PSD, NISMA-AKR-PD, SLOBODA. Ju njoftoj se kjo është vetëm periudha për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje se të tjerat partitë politike se afati subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator”, u shpreh Elezi. /Periskopi