Shqetësuese: Nga droga vdiqën 97 kosovarë, mbi dy mijë të rinj janë të varur nga ajo

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e përdorimit të drogave, nga paslufta në Kosovë kanë vdekur 97 persona. Numri i përdoruesve të drogave ka arritur në 25 mijë, ndërsa përdorues të rregullt të drogave të regjistruar vetëm në OJQ “Labyrinth” është 2370.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur në një intervistë për EkonomiaOnline, Safet Bakaj, drejtor ekzekutiv dhe themelues i OJQ-së, “Labyrinth”,  i cili ka treguar për numrin e rasteve të vdekjeve, për llojet më të shpeshta të drogave të përdorura në Kosovë, si dhe për parandalimin e përdorimit të tyre.

Blakaj thotë se numri i personave të vdekur nga përdorimi i drogave, ka lëvizur nga viti në vit, kurse shqetësues mbetet viti 2011 ku janë regjistruar 17 raste të vdekjeve.

“97 persona kanë vdekur nga përdorimi i drogave, këtë shifër e flas vetëm për  personat që janë të regjistruar në data bazën tonë. Ka qenë një shqetësim i madh tek viti  2009-2012 ka pas numër të madh të vdekshmërisë. Viti që më së shumti ka pas vdekje ka qenë viti 2011 me 17 raste, vitin 2016 kanë qenë pak raste 4 raste, në 2018 kanë qenë 7 raste”, thotë ai.

Vitet në vijim, sipas Blakajt do të jenë edhe më të vështirë, kjo për faktin se do të fillojë përdorimi i drogave më të rrezikshme.

“Rreziqet që na presin këto 3 vitet apo 5 vitet që janë drogat e reja që quhen ‘New desing drogs’ që pritet të përdoren në Kosovë poashtu edhe fenomeni i përdorimit të shumëfishtë të drogave këta janë posaçërisht të rrezikuar prej mbidozës edhe ato droga që përdoren në psikiatri paraqesin problem shumë”, ka thënë Blakaj.

Numri i përdoruesve të drogave, sipas tij, arrin në 25 mijë. Ndërsa, përdorues të rregullt të regjistruar në qendrën e tij janë 2370 persona.

“Numër të përafërt këtu në qendrën ‘Labyrinth’ që janë të regjistruar si përdorues të drogës pra ata të cilët kanë problem serioz me drogën, jo ata që përdorin kohë pas kohe. Të rregullt janë diku 2370 deri më sot prej vitit 2002”, thotë ai.

Sipas tij droga më e rrezikshme që shkakton varshmëri të fuqishme dhe të shpejtë është heroina.

“Prej vitit 2012 viti 2013 ka rënë dukshëm përdorimi i heroinës këtu në Kosovë, ky është një lajm shumë i mirë mirëpo është rritë përdorimi i marihuanës posaçërisht tek të rinjtë ose fëmijët edhe droga e dytë është kokaina që me shpejtësi është duke u rritë numri i përdoruesve të saj”.

Ndërsa ai thotë se është shqetësuese numri i përdoruesve të drogës nga gratë posaçërisht marihuanës dhe kokainës.

Ndërsa se kur fillon një person të përdor drogë sipas moshës Blakaj ka treguar se në krahasim më vitet e mëhershme tani grupmosha që e fillon përdorimin është 16.3 vjeç, kurse viteve më herët ka qenë 21.4 vjeç.

“Gjinia deri në vitin 2010-2011 ka qenë 7.6 % femërore, ndërsa 2-3 vitet e fundit është rritur me të madhe përdorimi i drogave tek femrat tek grat posaçërisht marihuana dhe Kokaina”.

Ndërsa mosha mesatare mbetet 16 vjeçare.

“Vitin e kaluar mosha mesatare kur kanë filluar përdorimin e drogave kanë qenë 16.2 vjeç, nëse e krahasojmë 10 vjet ma përpara që ka qenë  21.4 vjeç, pra dallim i madh në moshë dhe ka rënë dhe ne mendojnë mundet me ra edhe ma poashtu fillimi i përdorimit të drogave”, ka thënë Blakaj.

I pyetur nëse duhet të legalizohen disa lloje të drogave ai ka thënë se duhet të bëhet dekriminalizimi që do të thotë se ndaj përdoruesve të moshës së re të mos hapet rast penal.

“Dekriminalizimin e përkrahim, nuk duhet dikush që posedim për nevoja të veta të llojit marihuan që të hapet rast penal. Kjo dëmton shumë të ardhmen e të rinjve që zihen me këto lloje drogave mundet mi paraqit problem mas 10-15 viteve kur arrin diçka në jetën e tij atëherë dosjet mbeten”, tha ai.

Sipas Blakajt problemi më i madh është parandalimi  i përdorimit të drogave, sidomos tek të rinjtë, pasi që në Kosovë nuk ka program për menaxhimin dhe kontrollimin e këtyre raste.

Varësia ndaj seksit klasifikohet si çrregullim i shëndetit mendor

Periskopi.com Shëndeti

Për herë të parë varësia ndaj seksit është kasifikuar si çrregullim i shëndetit mendor në Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve.

Lista e quajtur ICD-11 është dokumenti themelor që mjekët dhe shkencëtarët në mbarë botën përdorin për të identifikuar dhe studiuar problemet shëndetësore, dëmtimet dhe shkaqet e vdekjes.

ICD-11 klasifikon varësinë ndaj seksit si model i vazhdueshëm i dështimit për të kontrolluar impulse intensive, të përsëritura seksuale.

Çrregullimi nuk ka të bëjë me sa partnerë seksualë ka një person ose se sa seks bën, përkundrazi, është kur sjellja seksuale e dikujt bëhet një fokusi qendror i jetës së personit deri në pikën e neglizhimit të shëndetit e kujdesit personal, interesave, aktiviteteve dhe përgjegjësive të tjera.

Çrregullimi mund të ndërhyjë në aftësinë e dikujt për të shkuar në punë ose për të përfunduar shkollën. Mund të dëmtojë marrëdhëniet. Edhe pse dikush me këtë çrregullim mund të dëshirojë t’i rezistojë nevojës së tyre të vazhdueshme për seks, ka qenë i pasuksesshëm, pasi nuk mund të kënaqen as nga aktiviteti seksual i përsëritur.

Ndërsa çrregullimi i sjelljes seksuale nuk përfshin shqetësim që lidhet tërësisht me gjykimet morale dhe mosmiratimet në lidhje me impulset, nxitjet apo sjelljet seksuale.