I riu nga Kosova humb jetë në vendin e punës në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Është raportuar se një i ri nga Kosova, me inicialet A.Z. ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarët.

“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do të ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”, kanë njoftuar ata.

Policia e Solothurn-it ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë,  rreth orës 12, ka ndodhur një aksident në punë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, përcjell albinfo.ch. Shkaqet ende nuk dihen dhe policia ka nisur hetimet.

Në njoftim nuk është cekur shtetësia e tyre, dhe nuk dihet saktë nëse kanë raportuar për rastin e kosovarit A.Z.

Punëtori lëndon dy këmbët teksa po punonte në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në vendin e punës – raporton Periskopi.

Sipas Policisë, punëtori ka lënduar dy këmbët, derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët.

“Fsh. Dardani, Ferizaj, 27.04.2019-17:10. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dalur inspektoret komunal”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PERISKOPI

 

Ky është 39 vjeçari nga Podujeva që vdiq pasi u rrëzua nga kamioni

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili u lëndua pak ditë më parë në Obiliq. 

Siç njofton PK, derisa viktima kishte qenë duke e mbuluar një kamion, aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima ka ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Në media u raportua se i ndjeri është Safet Ahmeti, nga fshati Llapashticë i Podujevës. I ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë.

Lamtumira e fundit e 39-vjeçarit u dha sot në varrezat e fshatit Llapashticë.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Vdes aksidentalisht në punë një 42 vjeçar

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Papër, Elbasan, në një punishte mermeri ka humbur jetën aksidentalisht një 42-vjeçar.

Policia njofton se viktima është 42-vjeçari me inicialet L.V, i cili punonte në një punishte mermerin pronësi të shtetasit B. S., 38 vjeç, transmeton tch.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2018 – Vit i përgjakshëm për punëtorët në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë gjatë vitit që kaloi kanë ndodhur 23 vdekje të punëtorëve. Shumica prej tyre janë të sektorit të ndërtimtarisë. Ndërkohë që ka vetëm 43 inspektorë, të cilët brenda një viti bëjnë 189 inspektime.

23 punëtor kanë vdekur gjatë vitit të kaluar në vendin e tyre të punës.

17 vjeçar është punëtori më i ri që ka vdekur kurse me i moshuari 71 vjeçar. Insajderi ka publikuar listën me emrat e mbiemrat e punëtorëve të vdekur dhe kompanitë ku kanë punuar.

Me 1 dhjetor në Deҫan, një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar. Viktima kishte humbur ndjenjat derisa ishte duke punuar dhe është rrëzuar në rrugë.

I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se nuk ka shenja jete.

Disa ditë para tij, Shefqet Fetahaj nga fshati Raushiq i Pejës ka humbur jetën pak ditë më parë pasi që pësoi aksident në vendin e punës.

Fetahaj punonte në një kompani betoni, ku e humbi dorën në një nga makineritë të cilën ishte duke e pastruar. Pas disa ditësh në komë, me 6 dhjetor ai vdiq në QKUK.

Të gjitha rastet e vdekjeve kanë ndodhur në sektorin privat.

Sindikata e Sektorit Privat e ka paraqitur vitin 2018 si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

“Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord”, tha kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore në Kosovë figurojnë 85 mijë e 566 biznese aktive në sektorin privat.

Por aktualisht në Kosovës janë 43 inspektorë të cilët arrijnë të bëjnë rreth 189 inspektime në vit.

Ministria e Punës pati paralajmëruar se deri në fund të vitit do të shtoheshin edhe tre inspektorë. Kurse 15 tjerë pritet të punësohen vitin 2019.

Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në vendimet e inspektoratit për dënimin e kompanive, shumën e dënimeve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave dhe sigurinë e punëtorëve në punë  për tri vitet e fundit.

Inspektorati nuk ka ofruar qaje në këto dokumente. Kurse në Ministrinë e Punës kanë deklaruar se këto dokumentacione i posedojnë vetëm në Inspektorat.

Inspektorati kishte pezulluar punimet në 11 kompani

Në muajin nëntor të këtij viti, ministria e Punës kishte njoftuar se Inspektorati për gjatë dy javëve në komunën e Prishtinës, ka inspektuar 160 vend punishteve.

Gjatë inspektimit kishin shqiptuar 14 gjoba, për ato subjekte të cilat nuk i kishin zbatuar vendimet nga inspektimet e mëhershme. Për këtë kishin ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte.

Inspektorati i Punës pati bërë një raport të veçantë në vitin 2017 për inspektimet në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas raportit, Inspektorati ka realizuar 1,147 inspektime, 66 gjoba, 344 vërejtje, si dhe ka legalizuar 245 punëtorë, të cilët kanë qenë duke punuar pa kontrata të punës dhe janë pajisur me to pas shqiptimit të vërejtjeve ndaj punëdhënësve të tyre.

Vdes pejani të cilit iu këput dora në vendin e punës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sh.Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës.

Po të njëjtit, makineritë ia këputën dorën aksidentalisht.

Indeksonline raporton se viktima ka ndërruar jetë pak orë më parë, derisa plagët e rënda që kishte marrë ishin të papërballueshme për të.

Mësohet se Sh.Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së.

Varrimi i tij do të bëhet nesër.

Gruaja në Gjakovë rrahet nga tre burra në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Një rast i rëndë është shënuar dje në Gjakovë, saktësisht në një lokal në rrugën “Anton Çeta”, ku është rrahur një grua.

Policia thotë se gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre burra, në vendin e punës.

Policia ka arrestuar fillimisht të tre burrat, e më pas njërin e ka liruar. Ndërsa, gruaja ende vazhdon të marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të marra,.

Policia madje nga të dyshuarit ka konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdor në rast.

Policia thotë se ende nuk dihen motivet rreth këtij rasti, por viktima ka treguar se kishte qenë në lokal duke punuar kur është sulmuar.

“Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24 orësh.

Inspektorati ndalon punimet pa skele mbrojtëse

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Punës ka marrë vendim ku i ndalon disa kompanive të zhvillojnë punimet ndërtimore pa qenë të paisur me skele dhe mjete personale të punëtorëve për siguri në punë.

Ende nuk dihet nëse ky vendim vlen për të gjitha kompanitë ndërtimore, mirëpo disa prej këtyre kompanive kanë raportuar në KALLXO.com se kanë pranuar një vendim të tillë që sipas tyre është i pakuptimtë.

Këto kompani që kanë pranuar  vendim për ndalim të punimeve gjatë ditës së djeshme po konsiderojnë se ndërprerja e punimeve pa paralajmërim për furnizim me skele shkakton dëme materiale për bizneset dhe punëtorët e tyre.

Arsim Mehmetukaj, pronar i një kompanie ndërtimore (emrin e së cilës deshi ta mbajë anonim), tha se nëse vendimi i inspektoratit vlen për të gjitha kompanitë ndërtimore në Kosovë, furnizimi me skele i të gjithave është i pamundur.

Kjo për shkak se brenda tregut të Kosovës, sipas tij nuk gjenden skele as për të furnizuar 5 përqind të kompanive, ndërsa tha se është dashur t’i ipet kohë për furnizim sepse ndalimi i menjëhershëm i punimeve i detyron t’i largojnë edhe punëtëorët nga puna.

“Ndoshta edhe ekziston në ligj edhe besoj që ekziston, mirëpo problemin e kemi që ne para 20 ditëve kanë ardhë inspektorët nja dy herë dhe e kemi vendimin prej tyre të lëshuar që i plotësojmë kushtet për të punuar. Mendojmë që në këtë fazë të ndërtimit nuk janë të nevojshme skelet.”

Ngjajshëm, Qemajl Pozhegu nga kompania ‘Pozhegu Brothers’, tha se skeleria pë objektin e tij, në këtë fazë është kërkesë jo realiste.

Ai tha se nuk është kundër përdorimit të skeleve por tha se duhet të ipet afat për të gjithë kompanitë njësoj që të mos dëmtohet konkurrenca.

“Na ka thënë me ndalu punën menjëherë, pa na dhënë afat, rreth 100 punëtorë munden me metë pa punë me këtë vendim. Unë kam pasë inspektim të mëherëshëm dhe kam marrë raport pozitiv. Nuk është në rregull, krejt ndërtimet në Kosovë me qit skele nuk ki në treg skele. Nuk bën në mënyrë arbitrare”, tha Pozhegu.

KALLXO.com ka siguruar vendimet e lëshuara nga inspektorati për të dy këto kompani dhe janë pothuajse të njëjtë.

Inspektorati në vendimin e tij konstatoi se mungojnë mburoja rrethuese me skele dhe mjetet personale të punëtorëve për siguri në punë.