Tifozi belg në delir pas fitores dramatike: Më vjen keq gruaja ime, qëndroj këtu, e dua Rusinë

Periskopi.com Botërori 2018

Një tifoz në ekstazë belg i kërkoi falje gruas së tij, pasi ekipi i tij bëri një ndeshje dramatike kundrejt Japonisë me një fitore të mundimshme në minutat e fundit.

Deklarata e tij u kap nga një kamer, pas përfundimit të ndeshjes Belgjikë-Japoni në Rostov Arena të Rusisë, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Ishte e pabesueshme, ne fillimisht besuam të kthehemi në Belgjikë, dhe mendoja t’i them gruas sime – dhe jo dua të shkoj në Kazan”, flet tifozi i gëzuar me fitoren e kombëtares së tij.

“Oh gruaja ime, dua të qëndrojë! E dua Rusië dhe ne do të jemi kampion të botës!”, shtoi ai.

Prtishmëritë janë shumë të mëdha për ekipin belg, pasi lojtarë si Eden Hazard, Romelu Lukaku, Vertonghen dhe Kevin de Bruyne konsiderohen si “gjenerata e artë” të cilët mund të shkaktojnë një befasi në këtë kampionat botëror./Periskopi/