​Shqipëria në karantinë nga sot deri të hënën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot, konkretisht nga ora 13.00 dhe deri të hënën në orën ndalohet qarkullimi I automjeteve dhe personave në Shqipëri

“Njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, ka shkruar ai.

Përndryshe, deri tash në Shqipëri janë të prekur me COVID-19, 304 persona, prej tyre kanë vdekur 17 persona. Ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 në total është 89 persona.

Vikendi i vendimeve për VV’në dhe LDK’në

Periskopi.com Lajme

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, i kanë mbetur edhe këto dy ditët e vikendit për të vendosur nëse duan të bashkëqeverisin apo jo.

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re, është vendosur të mbahet të hënën në orën 11:00. E nëse të dy partitë politike nuk arrijnë marrëveshje dhe nëse në seancën e së hënës nuk formohet qeveria e re, Lëvizjes Vetëvendosje i mbesin edhe dhjetë ditë për ndonjë marrëveshje me subjektet politike, ndërkohë, Albin Kurti nuk do të ketë të drejt të jetë mandatar për kryeministër, pasi kjo pozitë me Kushtetutë, i takon dikujt tjetër në VV.

LDK deri tash është e vendosur që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka thënë se i vetmi dallim që ka mbetur mes tyre dhe LVV-së, është ndarja e përgjegjësive udhëheqëse, që LDK ta udhëheq legjislativin, e partia tjetër ekzekutivin.

“Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve. Ne do të vazhdojmë për të sjellë një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri”, tha Haziri.

Derisa ka deklaruar se takimet me partinë që po synojnë që disa muaj arritjen e një koalicioni qeverisës, mund të ndodhin në çdo kohë.

“Takimet e liderëve mund të mbahen në çdo kohë Është çështje e dakordimit të liderëve dhe ekipeve, ne jemi të hapur edhe LVV-ja janë të hapur për takime, takime do të ketë”, shton ai.

Gjumi i vikendit nuk e zëvendëson gjumin e humbur gjatë javës

Periskopi.com Zoya

Shpesh herë mendohet se mungesa e gjumit gjatë ditëve të punës mund të kompensohet gjatë vikendeve, mirëpo një studim i ri nuk e mbështetë këtë ide.

Studimi i kryer nga The Centers for Disease Control and Prevention (CDC), ka gjetur se gjumi i fundjavës nuk e zëvendëson gjumin e humbur gjatë pesë ditëve të punës, shkruan Medicalnewstoday.

“Mesazhi kryesor i këtij studimi është se fjetja e gjatë në vikend nuk e rimëkëmbë imunitetin dhe metabolizmin e dëmtuar nga pagjumësia”, ka thënë  Kenneth Wright, i cili është studiues në Universitetin e Kolorados.

 

Pas vikendit nuk kthehet në burg, arrestohet i dënuari për sulm seksual

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar dhe rikthyer në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti derisa ishte në vikend në shtëpi nuk ishte kthyer dhe dyshohet se kishte kryer një sulm seksual.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren.

Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh.

 

Vikend i bukur edhe në futbollin ndërkombëtarë, ja super-ndeshjet që do luhen

Periskopi.com Sporti

Përveç në Kosovë e Shqipëri, edhe në futbollin ndërkombëtarë do ketë super-ndeshje.

Ato që bien në sy janë ‘ndeshjet e qytetit’, mes Real Madrid dhe Atleticos, si dhe Roma kundër Lazios.

Ndërsa super-derbi i kësaj jave pritet të zhvillohet në Londër mes Chelseat dhe Liverpoolit, me dy ekipet që janë konkurente kryesore për titull./Periskopi/

Vikendi relaksues i Erës, vjen e mahnitshme në bikini (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Era Istrefi vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Krahas sukseseve që po shënon dita-ditës, ajo komentohet jashtëzakonisht shumë për paraqitjet e saj skenike dhe përditshmërinë e saj.

Ylli kosovar vikendin ia ka dedikuar krejtësisht vetes. Ajo ka postuar në llogarinë Instagram një fotografi ku tregon se po argëtohet në një pishinë.

Me bikini bardhë dhe zi Era duket fantastike, teksa duket dhe e ëmbël dhe me stil si gjithmonë.

Njoftim i rëndësishëm për ata që e frekuentojnë pishinën e Gërmisë

Periskopi.com Lajme

Pishina e Gërmisë do të jetë e hapur edhe këtë vikend.

Gjatë këti vikendi çmimet do lirohen për vizitorët e rritur do të jenë 2 euro, ndërsa deri me tani ka qenë 3 euro, kurse për fëmijët pagesa mbetet e njëjt 1euro.

Koha për vikend pritet të jetë e mirë, andaj do të jetë vikendi i fundit që do të shfrytëzohet për këtë vit kjo pishinë.

 

Vikendi pritet të jetë më i freskët

Periskopi.com Lajme

​ E premtja do të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell.

Edhe të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

Ndërsa, të hënën më 13 gusht mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë.

Minimalet do të sillen rreth 17 gardë celsius, e në fundjavë do të zbresin deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32 gradë celsius, por në fundjavë do të zbresin deri në 28 gradë celsius.

 

Fundjava me vranësira dhe intervale me diell, pa të reshura

Ditëve të fundjavës fushat anticiklonike mbi Skandinavi gradualisht do të zbresin mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot kryesisht stabil.

Periskopi.com Lajme

Por masat e ftohta ajrore do të vazhdojnë të mbeten mbi rajon, që do të mbajnë temperaturat në kufi të vlerave mesatare, përcjell Prishitna Weather

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të dielën mot kryesisht me diell. Në mëngjes do të ketë edhe ngrica.

Në fillim të javës së ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira, intervale me diell, dhe pa të reshura. Në mëngjes do të ketë ngrica.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -4C deri në -2C, e ato maksimale nga 5C deri në 8C.

Do të fryejë erë e lehtë kryesisht verilindore 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet mbi vlera normale.

nentori i ftohte

Vikend me ngrica, nga e hëna borë

Në fundjavë, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin periferik të fushave anticiklonike të stacionuara mbi Mesdhe, derisa masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë.

Periskopi.com Lajme

Këtë fundjavë do të mbajë mot më i butë, kryesisht me diell, por në mëngjes do të ketë ende ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të qëndrojë më gjatë edhe ditën, raporton Prishtina Weather, përcjell Periskopi

Në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave. Në mbrëmjen e ditës së hënë vende-vende priten reshje të dobëta shiu dhe bore, që mund të vazhdojnë edhe të martën në mëngjes.

Në fundjavë temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri në -4C, e ato maksimale do të rriten deri në 10C. Në vise ku mjegulla do të qëndrojë edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta. Në fillim të javës së ardhshme, maksimalet do të zbresin deri në +2C, e minimalet deri në -7C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga jugperëndimi dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale./ Periskopi

Dy ditët e ardhshme me shi, nga e diela mot i ftohtë

Gjatë ditës së premte dhe shtunë nga Italia sërish një turbullirë pritet që të kalojë mbi rajon, ku do të sjellë sërish reshje të reja, ndërsa masa më të ftohta ajrore nga nata e së shtunës do të sjellin mot më të ftohtë.

Periskopi.com Lajme

Të premten, në Kosovë, sipas Prishtina Weather, pas mëngjesit me mundësi për mjegull në lugina, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Gjatë mbrëmjes priten reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga dita e diel do të mbajë mot i ftohtë, por me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat maksimale ditën e premte do të rriten deri në 12C, e më pas nga dita e diel do të zbresin në 6C deri 8C, e ato minimale nga 2C deri në 5C, do të zbresin deri në -2C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga jug-jugperëndim dhe veri-verilindje 3-13m/s. Shtypja atmosferike pas rënies në vlera normale, nga dita e diel do të rritet dukshëm mbi vlera normale./ Periskopi

Në fundjavë sërish priten vranësira dhe të reshura shiu

Pas motit të qëndrueshëm dy ditëve të fundit, gjatë fundjavës një turbullirë nga Atlantiku, që momentalisht ka filluar të depërtojë mbi Mesdhe, do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Periskopi.com Lajme

Si rrjedhojë, të shtunën pas mëngjesit me mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe të dobëta shiu.

Të dielën, pas mëngjesit me reshje të qëndrueshme shiu, gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta shiu. Nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat gjatë fundjavës do të ngritën mbi vlera mesatare, me minimale nga 7C deri në 10C, e ato maksimale nga 19C deri në 21C. Nga dita e hënë, temperaturat maksimale pritet të zbresin nën vlera mesatare, deri në 15C.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi