Komandant Remi tregon kush e dha urdhrin për vrasjen e Enver Malokut

Periskopi.com Lajme

Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi i Zonës së Llapit gjatë luftës së fundit në Kosovë ka folur edhe për vrasjet politike gjatë luftës dhe pas luftës – raporton Periskopi.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Gjykata Speciale do të merret me këto vrasje.

Ai është pyetur për vrasjen e dyshimtë të Enver Malokut të LDK’së.

“Beogradi urdhëroi vrasjen e Enver Malokut, dorasi nuk dihet”, ka thënë Komandant Remi në T7.

Edhe njëherë, Komandant Remi deklaroi se UÇK në asnjë mënyrë nuk ka qenë pas këtyre vrasjeve politike.

Madje ai tha se e njeh mirë familjen Maloku dhe po aq sa ta, edhe ai do të donte që të zgjidhej misteri i vrasjes së tij.

Më 11 janar 2019, u bënë 20 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të ’90-ta shërbente si agjenci kombëtare e lajmeve.

Ai ishte vrarë më 11 janar të vitit 1999 në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare./PERISKOPI