Rashica pas ofertave nga Liga Premier: Jam i fokusuar te Werder Bremeni

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica është shpresa më e madhe e Werder Bremenit që i duhet të luftojë për mbijetesë në Bundesliga.

Edhe pse ka ofertë të majme nga Aston Villa, sulmuesi shqiptar nuk do të shkojë në Ligën Premier.

Ai vetë i ka mohuar zërat e një transferimi të mundshëm edhe pse Aston Villa me mungesa të mëdha si Tom Heaton dhe Wesley Moraes, shkaku i lëndimeve, e do me çdo kusht lojtarin.

“Nuk jam duke menduar për t’u larguar tani. Ne kemi më shumë gjëra të rëndësishme para vetes. Në futboll, ju nuk mund të planifikoni shumë”.

“Në këtë moment, unë jam i fokusuar vetëm te Werder Bremeni për t’u kthyer në rrugë të mbarë”, ka thënë 23-vjeçari.

Werder është i renditur në vendin e 17-të në tabelë me vetëm dy pikë nga zona e rrezikshme.

Rashica ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 14 ndeshje këtë edicion.

Kontrata e re e Rashicës: Kjo është pika ku ai me Werderin s’po pajtohen

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica është absolut njeri prej sulmuesve më të mirë në Werder Bremen. Nuk është çudi pse skuadra gjelbër-bardh dëshiron që ta zgjat kontratën e “Raketës” para se ajo të futet në vitet e fundit të saj. Por, sipas Bild bisedimet për kontratën e re “janë ndëprerë për momentin”

Në të vërtetë kontrata e Rashicës me Bremen skadon më 2022, por forma e mirë e lojtarit 23 vjeçar bën që çdo skuadër ta blindojë atë për një kohë më të gjatë. Sipas agjentit të tij, Altin Lala, gjatë verës kishte “katër deri në pesë klube që ishin interesuar për Rashicën”. Por, pikërisht kjo është pika debutuese në mes të palëve.

Problemi për kontratë të Rashicës është klauzola

Sipas tabloidit, drejtori sportiv i Werder Frank Baumann dhe Lala nuk janë duke rënë dakord për shumën e klauzolës se lojtarit. Pala e Rashicës dëshiron që të këtë një klauzolë të largimit e cila duhet të jetë sa më e ulët, në mënyrë që ai të largohet më lehtë në rast se vendos të largohet nga Werder-kurse Bremen kanë për qëllim që të përfitojnë sa më shumë në rast largimit.

Për Lalën, idetë e ndryshme nuk janë shumë problem, transmeton GazetaExpress. “Miloti ndihet mirë në Bremen, është përshtatur mirë dhe ai ende ka një kontratë të gjatë”, tha Lala, por ai shtoi që: “Miloti dëshiron të luajë për një klub që është në Ligën e Kampionëve”.

Werder Bremen mbështetet më shumë nga paratë e transferimeve

Nesër apo sezonin e ardhshëm? Baumann nuk dëshiroj të shkojë aq larg dhe shpjegon që sulmuesit, që luan në pjesën sulmuese (deri me tani ka pasur gisht në tri gola në tri ndeshje të luajtura) në verën e ardhshme “nuk është e domosdoshme që të shitet. Por, edhe 43 vjeçari e di se Werder në 2020 do të varet edhe nga paratë e shitjes. Këtë verë, Werder Bremen nuk morën asgjë nga shitjet, por patën prurje, shumica huazime.

Lojtarët si Ömer Toprak, Leonardo Bittencourt dhe Michael Lang duhet të punojnë shumë që të jenë në skuadër pas këtij sezoni. “Ne rrezikuam këtë verë, kështu që nuk morën shumë por prapë shpenzuam, andaj ka të ngjarë që ne të bëjmë një ose dy shitje këtë verë”, tha Baiman. Sigurisht, ky është edhe shkaku se pse ata dëshirojnë që ta shesin me një çmim më të lartë Rashicën.

Nuk ka asgjë serioze, Rashica pritet të kthehet në fundjavë

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica është kthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet në vijim – shkruan Periskopi.

Werder Bremen në ndeshjen e fundit u deklasua nga Leipzigu me rezultat 3-0.

Rashica ishte i ftuar në këtë ndeshje, megjithatë ai nuk luajti asnjë minutë.

Për arsyet e mos-aktivizimit të kosovarit ka folur trajneri i Bremenit, Florian Kohfledt.

“Të premten, pas stërvitjes, Rashica ka ndjere përsëri dhimbje. Ai bëri ushtrime vetëm, por nuk doja të rrezikoja me të. Nuk ka asgjë serioze”, ka thënë Kohfldt.

Mediat gjermane po shkruajnë se anësori i Kosovës do të jetë i gatshëm në vikend për ndeshjen kundër Dortmundit. /Periskopi/

Myzhde – Ja kur pritet të kthehet Rashica

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica shumë shpejt pritet që të kthehet nga lëndimi.

Rashica tek Werder Bremen ka munguar në tri ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor – shkruan Periskopi.

Sulmuesi anësor i Kosovës, pritet që të kthehet gjatë vikendit për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

“Miloti është mirë. Ai pritet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen e radhës të Werderit”, tha Baumann.

Bremeni pozicionohet në vendin e dhjetë me dy fitore dhe dy humbje. /Periskopi/

Rashica zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit 2018/19

Periskopi.com Sporti

Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse, anësori i Kosovës, Milot Rashica, është zgjedhur lojtari më i mirë i Werder Bremenit për sezoni 2018/19.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter, duke shkruar: “Njeriu raketë duke e pranuar çmimin për Lojtarin Më Të Mirë të Sezonit 2018/2019. Urime Milot Rashica”.

Kosovari i bëri gjithsej 26 paraqitje sezonin e kaluar në Bundesligë, prej të cilave 19 herë ishte në formacionin e parë, ndërsa shtatë herë të tjera u inkuadrua në lojë nga stoli. Ai i luajti mesatarisht 59 minuta për ndeshje, ndërsa SofaScore e vlerësoi me notë mesatare 7.12 për paraqitjet e këtij sezoni.

Ai i shënoi nëntë gola, apo mesatarisht një gol për çdo 173 minuta lojë ose 0.4 gola për ndeshje. Rashica i bëri mesatarisht 1.8 goditje brenda kuadratit të portës për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë sezonit i humbi vetëm katër raste të mira.

Gjatë gjithë ndeshjeve të sezonit, ai u ndëshkua me vetëm një karton të verdhë, ndërsa lojtarët ia bënin të paktën një ndërhyrje të parregullt për çdo ndeshje.

Rashica kontribuoi te skuadra e tij edhe me pesë asiste për bashkëlojtarët. Ai ishte i saktë në pasime 69 për qind mesatarisht, ndërsa i krijoi edhe shtatë raste shumë të mira për bashkëlojtarët e tij, të cilët megjithatë s’arritën t’i konkretizojnë ato në gola.

Sa i përket fazës së mbrojtjes, trajneri Florian Kohfeldt kishte bërë të ditur se në fillim nuk e aktivizonte atë në ndeshje për shkak se Rashica nuk ishte shumë i mirë në mbrojtje, megjithatë sipas SofaScore, ai nuk e bëri asnjë gabim që i kushtoi Bremenit me gol gjatë gjithë sezonit.

Milot Rashica e kishte shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar këtë sezon të tij, në të cilën shkëlqeu veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit 2019.

“Ta mbyllësh sezonin me fitore është gjithmonë kënaqësi . Ishte një periudhë intensive dhe disa ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë arritja deri në gjysmëfinale të Kupës dhe humbja e Evropës për vetëm një pikë më bën ta kujtoj këtë sezon me njërin sy të qeshur e me njërin të përlotur”, shkruan Rashica në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit të gjithë familjes #Werder për të gjithë mbështetjen e juaj të pabesueshme. Ju ishit të mrekullueshëm”.