Mike Tyson i gatshëm për përballjet me Joshuan dhe Wilderin në meçin bamirës

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson ka shfaqur interesimin e tij që të përballet me Anthony Joshuan, Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn në meçin për bamirësi.

Legjenda e boksit po rikthehet në ring të shtunën e ardhshme, duke u përballur me legjendën tjetër, Roy Jones Jr në takimin bamirës.

54-vjeçari dëshiron të vazhdojë edhe më tej në rikthimin e tij në boks, e që po tenton që të përballet me njërin nga boksierët aktiv fillimisht.

“Unë mendoj se ata (Joshua, Wilder dhe Fury) janë të mrekullueshëm”, ka thënë Iron Mike.

“Ata mund të bëjnë shumë gjëra për shoqërinë. Ata mund të zhvillojnë një takim bamirës dhe që të kënaqin turmat me paraqitjet e tyre”.

“Në fakt, miqësoret do të ishin me mua aty dhe unë do të boksoja kundër tyre dhe do të fitonim shuma për të ndihmuar komunitetin”.

“Nuk ngurrojë që të marrë pjesë në ato duele dhe besoj se do të ishte një gjë e mirë për të gjithë”, ka shtuar më tej Mike Tyson.

Legjenda e boksit nuk ka zhvilluar asnjë luftim që nga viti 2005, atëherë kur pësoi disfatë nga Kevin McBride.

Wilder paralajmëron Furyn: Ti je frikacak, bëje gati funeralin tënd nëse takohemi përsëri

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder ka lëshuar një sulm të ri verbal në drejtim të Tyson Furyt, me këtë të fundit që po refuzon të zhvillojë trilogjinë.

Bronze Bomber ka thyer heshtjen në fundjavën që shkoi, duke thënë se Gypsy King kishte mashtruar në rimeçin që e zhvilluan në fillim të këtij viti.

Boksieri britanik e nokautoi Wilderin në raundin e shtatë, duke i marrë kështu titullin WBC në peshat e rënda.

Por, Wilder po e kërkon trilogjinë e Furyn, marrëveshje kjo që ishte arritur menjëherë pas përballjes së dytë, mirëpo ky i fundit i ka dërguar ofertë të pamposhturit Agit Kabayel.

“Nëse do të ndodhë sërish përballja, atëherë i them atij (Furyt) që të aranzhojë funeralin e tij”, ka thënë amerikani.

“Të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhte aty dhe jo si herën e fundit që ke mashtruar, me disa persona që ishin në stafin tim (për trajnerin e tij tashmë të shkarkuar që hodhi peshqirin në ring)”.

“Ti (Fury) je një frikacak dhe ke fituar me mashtrime dhe kjo është parë në video”, ka shtuar më tej Wilder.

Fury ‘kërcënon’ Wilderin para meçit të tyre të radhës

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka lëshuar një tjetër paralajmërim për Deontay Wilder, derisa ai po përgatitet për meçin e tretë mes tyre.

Palët kanë barazuar në meçin e parë në vitin 2018, para se Fury të dominonte Wilderin në rimeçin e tyre, të zhvilluar në muajin shkurt.

Boksieri amerikan ka aktivizuar kaluzolën për rimeçin tjetër, që do të jetë i treti mes tyre, dhe do të organizohet në Las Vegas më 19 dhjetor.

Derisa kanë mbetur edhe disa muaj deri te meçi, Fury po vazhdon të përgatitet shumë.

Ai ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Twitter, duke kërcënuar Wilderin.

“Wilder, jam duke ardhur për ju pinjoll”, ka shkruar Fury.

Tyson ka zbuluar ka vetëm edhe dy ndeshje para se të largohet nga boksi

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka konfirmuar se do të tërhiqet nga boksi  pas meçit me Wilderin dhe Anthony Joshuan.

Ai ka paralajmëruar se do t’i zhvillojë edhe dy meçe pastaj do të tërhiqet nga boksi, kjo pasi edhe gruaja e tij ka kërkuar nga ai që ta lë boksin pasi të dy e dinë për rreziqet.

Dhe për meçin kundër Wilderit, Fury nuk kishte dyshim se ai përsëri do të jetë triumfues: “Unë e rraha herën e parë dhe e rraha edhe  herën e dytë dhe me siguri do ta rrahë herën e tretë,” tha ai. pëcjell Periskopi.

 

“Ai është një kundërshtar shumë i denjë. Ai është një kundërshtar shumë i rrezikshëm”.

31-vjeçari mposhti Deontay Wilder, për t’u bërë kampion WBC në peshën e rëndë të boksit. /Periskopi.com/

Tyson Fury futet në histori të boksit pas fitores kundër Wilder

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka bërë historinë duke fituar titullin e kampionit të WBC.

Në revanshin kundër Deontay Wilder, Fury ka shënuar një fitore spektakolare, për të bërë të tijin rripin e WBC.

Fury fitoi me anë të TKO në raundin e shtatë, por rrëzoi edhe dy herë të tjera amerikanin Wilder, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.

Me fitoren e shënuar sonte, Fury është futur në histori të boksit, duke u bërë i pari boksier në histroi që arrin të fitojë secilin titull të kampionit, në kategorinë e rëndë, në një pikë të karrierës së tij, përcjell lajmi.net

Gjatë karrierës së tij, Fury ishte kampion i WBA, WBC, WBO, IBO, IBF, Ring dhe Lineal.

Britaniku qëndron i pamposhtur në karrierën e tij profesionale në boks.

Wilder u kërkon “fer” Joshuas dhe Ruizit: Dua një kampion, një fytyrë, një emër

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder ka këmbëngulur se dëshiron të bëhet kampion i padiskutueshëm në kategorinë e rëndë të boksit, duke e mposhtur Anthony Joshuan apo Andy Ruizin në vitin 2020.

Wilder e mbrojti titullin në divizionin WBC dhe e ruajti rekordin pa humbje, pasi e rrahu Luis Ortizin duke e nokautuar në rundin e shtatë në rimeçin mes tyre të dielën në mëngjes në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas meçit, boksieri amerikan kërkoi caktimin e dy meçeve të mëdha vitin e ardhshëm.

“Në radhë është Tyson Fury për rimeç. Lufta është e caktuar për muajin shkurt, ta shohim”, tha Wilder.

“Pas kësaj, dua meç për unifikim. E dua një kampion, një fytyrë, një emër. E ai emër është Deontay Wilder. E dua një meç unifikues me fituesin”, shtoi ai.

Joshua planifikon t’i rifitojë titujt IBF, WBA dhe WBO nga Ruiz Jr më 7 dhjetor, ndaj të cilit i humbi në disfatën tronditëse në verë.

Para një meçi për kampionin e padiskutueshëm me Joshuan apo Ruizin, Wilder synon ta përfundojë atë që e nisi me Furyn, pas luftën së barabartë në meçin e parë mes vete.

WBC jep lajmin e madh, ky është vendimi për Wilder – Fury

Periskopi.com Sporti

WBC (World Boxing Council) ka urdhëruar sot dy boksierët e peshës së rëndë Deontay Wilder e Tyson Fury që të nisin zyrtarisht negociatat për të zhvilluar revanshin.

Sfida e parë zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos u mbyll në barazim, ndaj WBC kërkon me çdo kusht të nxjerrë një fitues, i cili do të mbajë titullin kampion bote të kësaj kategorie. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring.

Wilder (41 fitore e 1 barazim) e mbrojti titullin e kategorisë WBC pas barazimit me Fury (27 fitore e 1 barazim), në atë që u konsiderua si sfida më e bukur dhe e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit. WBC ka konfirmuar se dy boksierët kanë afat deri më 5 shkurt për të mbyllur marrëveshjen, nga e cila Wilder do të marrë 60 për qind të fitimit dhe Fury 4për qind.

Një urdhër që lë me “gisht në gojë” kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, britanikun Anthony Joshua, që shpresonte të duelonte me njëri prej tyre, më 13 prill në “Wembley”. Por tashmë Joshua i duhet të gjejë një rival tjetër, pasi Wilder e Fury do të nisin bisedimet e më pas stërvitjen për revanshin, që pritet të zhvillohet para sezonit veror.

WBC ka ndryshuar përqindjet e fitimit për këtë sfidë të dytë, nga 70-30 për Wilder që ishte në përballjen e parë në 60-40, duke parë se vlera e Fury është rritur ndjeshëm pas paraqitjes në sfidën e parë. Të dy boksierët e peshës së rëndë kanë folur disa herë për revanshin, duke qenë parimisht dakord. Pritet që edhe sfida e dytë të zhvillohet në Amerikë.

​Wilder: Joshua po m’u përgjërohet për t’u ndeshur

Periskopi.com Sporti

Boksieri Deontay Wilder ka pretenduar se ekipi i Anthony Joshuas është duke e përgjëruar atë për një meç mes këtyre të dyve. Fituesi i këtij meçi do të shpallej kampion i unifikuar në boks.

Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvilluar në fillim të këtij muaji dhe përfundoi baras, transmeton Gazeta Express.

Fury dhe Wilder e dëshironin rimeç dhe e morëm autorizimin për këtë gjë nga WBC-ja, dhe kjo mund ta shtyjë meçin mes Joshuas dhe Wilderit edhe më shumë.

“Ata janë duke m’u përgjëruar tani. Ai po tenton të kontaktojë me mua papritmas, dhe menaxherët e tij po tentojnë të kontaktojnë me menaxherët e mi. Por, ai mund ta kishte pasur këtë mundësi. Ai kishte shumë mundësi”, ka thënë Wilder.

“Ai mund të ishte ndeshur me Luis Ortizin, mund të ishte ndeshur me mua dhe e kishte mundësinë për t’u ndeshur edhe me Furyn. Njerëzit duan ta dinë se kush është më i mirë tani, veçanërisht pas meçit me Furyn”.

“Unë kam qenë duke tentuar t’ua dëshmojë njerëzve se kush është më i miri. Unë gjithmonë them se unë jam më i miri dhe do të vazhdoj ta them këtë përgjithmonë deri më momentin kur të mposhtem nga dikush”.

“Unë ende e ndiej entuziazmin [për meçin me Furyn]. Ishte e mrekullueshme, jam gati për rimeçin. Nëse njerëzit emocionohen dhe e shijuan atë meç, vetëm imagjinojeni rimeçin. Do të jetë i mrekullueshëm”.

Wilder – Fury, konfirmohet koha e zhvillimit të rimeçit

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, u ndanë baraz në duelin e zhvilluar në ‘Staples Center’ të Los Angelosit, pasi juria dha pikët e barabarta për të dy.

Kështu, të dy boksierët e peshave të rënda do të ritakohen, për ta caktuar fituesin e meçit dhe kampionin e WBC-së.

Këtë titull, aktualisht e mban Wilder, ndërsa Fury do të tentoj t’i marrë atë

Revanshi i peshës së rëndë mes boksierëve pritet të zhvillohet në pranverën e vitit 2019 dhe palët synojnë që kjo sfidë e dytë mes dy kampionëve të pamposhtur të ringut të zhvillohet më datën 13 prill (vendi ende nuk dihet).

Lajmin e ka konfirmuar sot promotori i boksierit britanik, që tha se palët janë ulur në bisedime për të zhvilluar edhe një përballje të dytë, pas suksesit që pati sfida e parë, e mbyllur në barazim.

Interesant fakti se 13 prilli është e njëjta datë kur do të duelojë edhe kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, në stadiumin “Wembley” të Londrës (ende nuk dihet rivali).

Për momentin gjithçka është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, pasi palët janë ende në bisedime.

Zyrtare: Wilder dhe Fury do të boksojnë sërish

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të rindeshen edhe njëherë në ringun e boksit.

Ky lajm është konfirmuar nga WBA për BBC Sport, përcjell në shqip Periskopi.

Wilder arriti me mjaft mund ta mbroj titullin, falë edhe dy nokauteve që i bëri ndaj boksierit britanik, pasi ky i fundit ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ndeshja përfundoi me barazim.

Image result for wilder vs fury

“Wilder dhe Fury dhanë për boksin një nga ndeshjet më të mira në peshat e rënda në një kohë të gjatë, gjë që ka krijuar kërkesa të jashtëzakonshme popullore për tifozët për të parë një rimeç”, tha një nga anëtarët e WBC për BBC Sport.

“WBC është e lumtur të konfirmojë se rimeçi është miratuar nga të dyja palët”.

Për vendin dhe kohën nuk është vendosur ende, por kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Sipas spekulimeve të fundit, kjo ndeshje pritet të luftohet në ‘Old Trafford’. /Periskopi

Kërkohet hetimi i pikëve të meçit Fury – Wilder

Periskopi.com Sporti

Vendimi i gjyqtarëve që ta mbyllnin baras meçin ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury, është etiketuar si kundërthënës dhe kampi i britanikut është duke kërkuar një hetim lidhur me pikët e ndara për dy boksierët.

30-vjeçari u ndesh në Los Angeles me kampionin në fuqi të WBC-së në kërkim të rikthimit të tij në majat e boksit në kategorinë e peshave të rënda.

Mirëpo, edhe pse gjatë gjithë kohës ishte përpara me pikë, në fund gjyqtarët e vendosën meçin me pikë të barabarta, duke vënë në pah edhe dy nokautet që i pësoi Fury.

Image result for wilder vs fury

Mirëpo, Sky Sport News raporton se promovuesi i tij, Frank Warren, do të kërkojë nga organizata WBC (World Boxing Council) që të bëjë një hetim lidhur me vendimin për pikë të barabarta ndërmjet Tysonit dhe Wilderit.

Për më shumë, sipas këtij njoftimi, kampi i boksierit britanik do të kërkojë nga WBC që të urdhërojë edhe një rimeç.

Në ndërkohë, Warren ka thënë se duhet gjatë vitit 2019 duhet të zhvillohet një rimeç në ambient të hapur në Britani të Madhe.

Related image

“Kjo varet nga Tyson, mirëpo nga perspektiva ime, do të më pëlqente rimeçi. Le ta mbushim një stadium futbolli. E duam përballjen”.

“Pavarësisht se kush fitoi, është nga ato duele që të gjithë duan t’i shohin sërish”, ka theksuar promovuesi i 30-vjeçarit.

Këtu mund ta shikoni meçin e plotë Wilder-Fury (Video)

Periskopi.com Sporti

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka përfunduar me barazim, sipas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Në fakt, boksieri britanik deri në raundin e fundit ishte në epërsi, por fatkeqësisht goditjet e raundit të fundit nga Wilder e çuan duelin në barazim.

Kjo ishte një nga ndeshjet më unike, pasi të dy boksierët nuk numëronin asnjë humbje, transmeton Periskopi.

Më poshtë mund të ndiqni meçin  e plotë:

E FUNDIT: Ja kur fillon meçi mes Fury dhe Wilder

Periskopi.com Sporti

Edhe në Kosovë, meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury është duke u pritur shumë, duke ditur se sa adhurues të boksit ka në vendit tonë.

Periskopi do ju mbajë vazhdimisht të informuar për këtë meç.

Dhe tani është mësuar edhe koha se kur do të fillojë kjo përplasje.

Jason Welborn dhe Jarrett Hurd është meçi i fundit para se lufta e shumëpritur të nisë. Dy boksierët ndeshen për titujt e WBA dhe IBF, në kategorinë e peshave të mesme.

Nëse ky meç shkon deri në fund, atëherë lufta mes Wilder dhe Fury do fillojë nga ora 6. /Periskopi/

Fury – Wilder, këtu mund ta ndiqni LIVE meçin

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder kundër Tyson Fury, kampioni i WBC amerikan kundër kampionit britanik, në një përplasje të peshave të rënda.

Të dy boksierët do hynë në ring si të pamposhtur nga 67 ndeshjet e tyre së bashku, derisa pritet të ketë miliona shikues për këtë ndeshje të madhe, transmeton Periskopi.

Për ta shikuar ndeshjen, e cila do filloj pas pak, klikoni KËTU. /Periskopi/

Wilder mbërrin në arenën Staples Center, ja çfarë mban në duar

Periskopi.com Sporti

Jemi në prag të fillimit të duelit me Tyson Furyt dhe Deontay Wilder për titullin WBC-së dhe tashmë ky i fundi ka mbërritur në arenën Staples Center, Los Angles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerikani nuk ishte i vetëm, ai përveç pjesëtarëve të skuadrës u shoqërua edhe nga e fejuara e tij, Telli Swift.

33-vjeçari si kampion aktual që është me vete kishte marrë valixhen e titullit WBC.

Ky do të jetë dueli i 41-të i tij si profesionit, deri më tani ai është i pamposhtur, ku nga 40 fitore, 39 i ka me nokaut.

Por, këtë herë amerikani nuk do ta ketë aspak lehtë pasi si kundërshtar ka gjithashtu njeriun që nuk është mposhtur kurrë deri më tani.

Fury ka 27 fitore, ku 19 nga ato i ka përfunduar me nokaut, vlen të theksohet se po flasim për njeriun që fituar edhe ndaj Wladimir Klitschkos.

Në rast se Wilder fiton atëherë në të ardhmen mund të përballet me Anthony Joshuan, por në rast se ai humbet, ka drejtën e rimeçit me Furyn.

Ylli i Chelseat bën shaka me orarin e papërshtatshëm të meçit mes Fury e Wilder

Periskopi.com Sporti

Talenti i ri i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek ka gjetur kohë që edhe të bëjë shaka me orarin e papërshtatshëm të meçit mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Përplasja mes këtyre dy boksierëve pritet të fillojë nga ora 6 e mëngjesit[me kohën tonë lokale], ndërsa në Angli pritet të nisë një orë më herët, përcjell Periskopi.

‘Blutë’ luajnë nesër ndeshjen ndaj Fulham me fillim nga ora 13:00, ndërkohë për lojtarët është e pamundur ta ndjekin ndeshjen.

”Kur e kupton që #WilderFury fillon nga ora 5 e mëngjesit, por ju keni ndeshje në Premier Ligë nesër”, shkruan Loftus-Cheek. /Periskopi/

Image may contain: one or more people and text

Wilder vs Fury, mësoni kohën e saktë se kur do të fillojë ndeshja

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder kundër Tyson Fury, kampioni i WBC amerikan kundër kampionit britanik, në një përplasje të peshave të rënda.

Të dy boksierët do hynë në ring si të pamposhtur nga 67 ndeshjet e tyre së bashku, derisa pritet të ketë miliona shikues për këtë ndeshje të madhe, transmeton Periskopi.

Gjithsesi, kjo ndeshje është e parashikuar të ndodhë më 1 dhjetor, por kjo vlen vetëm për shikuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas kohës tonë lokale, përplasja e shumëpritur do nisë më 2 dhjetor mes orës 5 ose 6 të mëngjesit[varet se sa do zgjasin ndeshjet e tjera të kategorive më të ulëta], një kohë mjaft e papërshtatshme por kjo ndeshje assesi nuk duhet të humbet. /Periskopi/

Nokautet më të mira nga Wilder, amerikani është si ‘kafshë’ (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Arena Staples Center në Los Angeles do të jetë vendi ku Deontay Wilder do të tentojë të mbrojë titullin e WBC-së ndaj Tyson Fury.

Është e vështirë të thuhet se kush është favoriti, por amerikani është paksa më i shkathët.

33-vjeçari i lindur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i pamposhtur deri më tani, nga 40 meçe, 39 i ka përfunduar para kohe.

Ai ka premtuar se do të shikojmë një fitore me nokaut edhe ndaj Furyt pasi sipas tij britaniku nuk është një nga kundërshtarët më të vështirë të tij.

BT Sport ka bërë një përmbledhje të shpejtë me top pesë nokatutet më shkatërruese nga Wilder.

Meçi i vetëm që amerikani energjik e ka fituar me pikë është ai ndaj Bermane Stiverne në janarin e 2015, por më pas ishte rikthyer të fitojë me nokaut ndaj Stivernes në nëntorin e 2017.

Vlen të theksohet se edhe Fury është i pamposhtur, nga 27 fitore, 19 i ka përfunduar me nokaut.

Meçi mes Wilder dhe Furyt pritet të fillojë nga ora 06:00 të dielën.

Wilder befason publikun: Pasioni im nuk është boksi

Periskopi.com Sporti

Në prag të përballjes së tij me Tyson Fury në Los Angeles Deontay Wilder ka zbuluar pasionin e tij të vërtetë në jetë … dhe nuk është sporti i boksit.

Wilder është bërë një figurë e fuqishme në ring, derisa do kërkoj titullin e peshave të rënda ndaj Furyt nesër, por boksieri amerikan ka zbuluar se aktrimi mbetet pasioni i tij, transmeton Periskopi.

Në intervistën e tij të fundit, Wilder tregon se një ditë pasi të pensionohet nga boksi do ta provoj veten edhe në fushën e aktrimit.

In a recent interview with Luc Belaire CEO Brett Berish, Deontay Wilder revealed his true love

”Kjo është dita që e pres me padurim, kur të pensionohem unë dua të jem në TV… pasioni im i vërtetë është aktrimi,” zbuloi Wilder.

”Gjithmonë provoja të isha aktor. Më kujtohet të hyja në banjo kur merrja skenare të gjata, dhe bëja prova për një apo dy orë”.

”Dua të jem prefekt në aktrim. Kur nuk më kujtohet ajo çfarë duhet të them, unë zbuloj diçka dhe e them, pra jam lindur me pasionin për të qenë aktor”, deklaroi para meçit Deontay Wilder.

Fury is fighting in the ring for only the third time since his shock defeat of Klitschko in 2010

Wilder dhe Fury përplasen nesër, me fillim nga ora 6 e mëngjesi, teksa Periskopi do ju mbajë vazhdimisht të informuar për këtë ndeshje. /Periskopi/

Wilder – Fury, ja cilat programe e transmetojnë meçin

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do ndeshen nesër, nga ora 6 e mëngjesit, për titullin e peshave të rënda WBC.

Ky meç është jashtëzakonisht i mirëpritur edhe nga kontinenti evropian, edhe pse nuk e ka orarin e përshtatshëm, shkruan Periskopi.

Përballja mes dyshes, që nuk njohin ende asnjë humbje, do transmetohet në formën e ‘Box Office’, ose përndryshe ‘paguaj për të parë’.

Gjithsesi, çmimi për ta parë këtë përplasje është 20 funta, ndërsa më poshtë keni emrat e televizioneve që do ta transmetojnë direkt meçin. /Periskopi/

Image may contain: text