Dërmaku e fut Martinez në xhep, më i vlerësuari sonte nga mbrojtësit e Parmas

Periskopi.com Sporti

Interi ka barazuar ndaj Parmës në shifrat 2-2 në një përballje aspak të lehtë.

Një lojë me nivel të lartë ka ardhur edhe nga Kastriot Dërmaku.

Në një rast i ka hequr një gol të sigurt Martinez nga këmbët.

Ky i fundit kishte shënuar në 4 ndeshjet paraardhëse, përkatësisht ndaj Dortmundit, Sasuolos, Juventusit dhe Barcelonës.

Madje kur u ndërrua nga Conte pasi nuk kishte hapësira në mbrojtjen rivale, ka qenë edhe i nervozuar.

Pas debutimit në javën e shkuar, Dërmaku tregon se mund të luajë pa asnjë probleme edhe në nivele të larta.Ai ishte lojtari më i notuar në mbrojtje me 7.1.