Detaje për aksidentin në Klinë, ku humbi jetën një 18 vjeçar

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Klinë të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person, raporton Periskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ka ndodhur aksidenti në mes një automjeti Jeep dhje një motoçiklete, ku si pasoj ka humbur jetën një shtetar i shqiptar, kosovar. Viktima është me inicialet G.Z., i lindur në vitin 2001. Viktima është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës sepse në vendin e ngjarjes ka pasur shenja jete; mirëpo në spitalin rajonal ka arritur pa shenja jete dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Ibra për Periskopin.

Viktima ka qenë ngasës i motoçikletës. Njësitë rajonale të komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

“Policia ka arrestuar ngasësin e automjetit Jeep dhe i njëjti gjendet në mbajtje”, tha Ibra. /Periskopi