Vepra e Zaha Hadid në Moskë

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët e një prej studiove të arkitekturës më të famshme në botë, “ Zaha Hadid”, njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

Projekti do të bëhet për të rregulluar rritjen e shpejtë të Moskës, popullsia e së cilës është shtuar me 30% në 20 vitet e fundit.

Qyteza e re do të lidhet me qendrën e Moskës nëpërmjet një metroje.

Studioja “Zaha Hadid” do të projektojë gjithçka, që nga banesat, shkollat, klinikat, dyqanet, sistemet e transportit dhe hapësirat publike pritet të ketë rreth 65 mijë banorë.