Sa vota mori djali i Tomë Gashit

Periskopi.com Lajme

Albin Gashi, djali i avokatit kosovar Tomë Gashi, ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo Gashi nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme që të bëhet deputet i legjislaturës së Vll-të të Kuvendit të Kosovës.

Albin Gashi, në zgjedhjet e 6 tetorit, mori vetëm 3 mijë e 419 vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit./Periskopi/

Votat e ministrave të Rambo II: Uran Ismaili merr më së shumti zgjedhës

Periskopi.com Lajme

Disa ish-ministra të Qeverisë Haradinaj arritën t’i marrin votat e mjaftueshme që të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndër ish-ministrat, ai që mori më së shumti vota është ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, shkruan lajmi.net.

Ismaili u radhit i dyti me më së shumti vota në PDK, teksa mori 28 mijë e 250 sosh.

I dyti nga ish-ministrat me përkrahjen më të madhe doli Bedri Hamza, që fitoi 15 471 vota.

Abelard Tahiri, ministër në detyrë i Drejtësisë fitoi 14 mijë e 579 vota.

Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës mori 13 mijë e 335 vota.

I fundit në listën e ish-ministrave që arriti të bëhej deputet është ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që mori 10 mijë e 351 vota.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, VV do të ketë 32 deputetë, LDK do të ketë 29  deputetë,  PDK do të ketë 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë ndërkaq që Nisma-AKR nuk e kanë kaluar pragun./lajmi.net/

 

Vajza e Gani Gecit, gruaja e dytë me e votuar në LDK, ja sa vota mori

Periskopi.com Lajme

Vajza e Gani Gecit ka dalë gruaja e dytë me e votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës nw zgjedhjet parlamentare tw mbajtura më 6 tetor.

Pas Vjosa Osmanit e cila ka marrë 176,188 vota, e dyta që është votuar më së shumti ndër gratë e LDK-së është Marigona Geci, vajza e Gani Gecit.

Ajo ka marrë 17, 740 vota, raporton Periskopi.

Ndërsa e treta  grua më e votuar  në LDK është Vlora Limani-Hajdini e cila ka marrë 8, 944 vota.

Ja cilat janë gratë më të votuara në LDK

Periskopi.com Uncategorized

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave të kandidatëve të të gjitha partive për deputetë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatja për kryeminstre Vjosa Osmani ka marrë 176,188 vota, raporton Periskopi.

Gratë të tjera të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit nga LDK-ja janë:

Marigona Geci, Vlora Limani-Hajdini, Lirije majtazi, Hykmete Bajrami, Rrezarta Krasniqi, Doruntinë Maloku-Kastrati, besa Gaxherri, Valentinë Bunjaku-Rexhepi.

Në listën mëposhtë mund të shihni edhe numrin e votave që ka marrë secila prej tyre.

Këta janë kandidatët e PDK-së që për herë të parë po bëhen deputetë

Periskopi.com Uncategorized

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave të kandidatëve të të gjitha partive për deputet.

Partia Demokratike e Kosovës me rezultatin zgjedhor ka ftuar 25 ulëse në Kuvend. Më I votuari është kandidati i kësaj partie për kryeministër Kadri Veseli i cili ka marrë 146,763 vota, pasuar nga Uran Ismaili i cili ka fituar 28,250 vota, raporton Perskopi.

I treti është Mërgim Lushtaku me 18, 539 vota.

Deputetët nga PDK të cilët për herë të parë do të jenë pjesë e legjislativit janë: Sejdi Hoxha i cili ka marrë 9,676 vota, Gazmend Bytyqi 9 119, Eliza Hoxha 9,303 vota, Ariana Musliu-Shoshi 8,831, Besa Ismaili Ahmeti 7,887 vota,  Floretë Zejnullahu 7,046 vota  dhe Valdete Idrizi 6,236. /Periskopi/

 

KQZ nesër shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, nëse nuk ka ankesa nga partitë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i zgjedhjeve  (KQZ) pritet që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nesër (e enjte) më 7 nëntor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, kjo do të behet e mundshme nëse paritë politike  nuk do të bëjnë ankesa në PZAP brenda 24 orëve lidhur me administrimin dhe numërimin në Qendrën e Numërimit  dhe Rezultateve.

“Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, ka deklaruar Elezi për Periskopin.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Nisma Socialdemokrate do të bëjë ankesë lidhur me numërimin e votave në QNR.

Ani pse mbrëmë kjo parti pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), ka deklaruar se koalicioni me AKR-në ‘përfundimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Periskopi/

Numërohen qindra vota me kusht nga Prishtina, ja rezultati

Periskopi.com Lajme

Janë numëruar disa nga votat me kusht të Komunës së Prishtinës.

Vetëvendosje është e para me 61 vota, para LDK-së që ka 40 vota.

PDK-ja është e treta me 25 vota me kusht, para AAK-së që ka 14 e Nismës që ka 10.

Komuna e Prishtinës numëron më së shumti vota me kusht dhe për pak pritet të fillojë numërimi edhe i votave të tjera nga kryeqyteti.

Rreth 30% e qytetarëve kanë dal në votime deri në ora 15:00

Periskopi.com Lajme

29.53 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë dalë për të votuar deri në orën 15:00.

Të dhënat janë publikuar në Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa sa i përket daljes në votime prijnë komunat me shumicë serbe.

Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Novobërdë, me 40.27%.

Kosova voton sot

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Kosovës, me të drejtë vote, sot, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

 

 

Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

Edhe Facebook e di që Kosova ka zgjedhje

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti social Facebook të gjithë përdoruesve të vet nga Kosova sapo të hynë në llogarinë e tyre është duke i iu kujtuar se sot është dita e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Po ashtu aty iu jepen mundësitë që të shikoni informacionet rreth zgjedhjeve, gjithashtu iu ofron edhe mundësin e shpërndarjes në profilin tuaj një link se keni votuar.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1,937,869, ndërkaq numri i Qendrave të Votimit është 895 si dhe janë 2 mijë e 547 Vendvotime.

Kurse, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e sotme është 111 mijë e 733 votues.

Shpërndahet materiali zgjedhor

Periskopi.com Lajme

Në mënyrë që procesi i votimit të shkojë mirë, KQZ-ja e ka nisë shpërndarjen e materialit zgjedhor.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, kamioni që bartte materialin zgjedhor doli nga depoja e KQZ-së për të shpërndarë materialin zgjedhor për votimet e të dielës në 38 komunat e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, tashmë gjithçka është gati që nesër në ora 07:00 të fillojë procesi i votimit.

Halil Kastrati thotë JO: Kam pasur oferta për të garuar si deputet, do të vazhdoj me “Jetimat”

Periskopi.com Lajme

Humanisti dhe ish kandidati i AKR-së për t’u bërë deputet, Halil Kastati, ka sqaruar opinionin në lidhje me fjalët që e lidhnin me parti të ndryshme politike.

As në Vetëvendosje, as në AKR e as në PDK. Duket se Halil Kastrati, humanisti i njohur që merret me raste të qytetarëve në nevojë, e ka ndarë mendjen sa i përket ri-hyrjes në politikë.

Në zgjedhjet e fundit ai kishte mundur t’i fitonte vetëm 3 mijë e kusur vota duke mos arritur të bëhej deputet nga radhët e biznesmenit Behgjet Pacolli, shkruan Periskopi.

Kësaj here, sidoqoftë, ndoshta i nxitur edhe nga reagimi qytetar por edhe nga dëshpërimi në zgjedhjet e fundit, Kastrati ka vendosur të mos bëhet pjesë e asnjë liste zgjedhore për të mbledhur vota për filan partie politike.

Megjithatë, ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë dhe se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. /Periskopi

Surroi tregon se kujt i mëshoi shuplakë ambasadori O’Connell

Periskopi.com Lajme

Publicistja e mirënjohur kosovare, Flaka Surroi, në kolumnen e saj të re si zakonisht ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Për dallim nga herët e tjera, tonet e zonjës Surroi janë pak më optimistike megjithëse kjo ndryshon nga paragrafi në paragraf e tema në temë.

Ajo sulmon ashpër pushtetin, e në veçanti ministrant e PDK-së, për shpenzimet që po bëjnë në këtë kohë para-fushate. Surroi e përmendi edhe incidentin diplomatik të javës së kaluar kur ambasadori britatanik Ruairi O’Connell publikisht e kishte përgënjeshtruar ministren e Integrimeve, znj.Dhurata Hoxha, në lidhje me komunikatën për takimin që kishin pasur.

“Reagimi i O’Connellit është krejt normal, sepse ai e respekton dhe e mbron shtetin e vet. Në kushte normale, kjo do të duhej të konsiderohej si një shuplakë e madhe fytyrës njerëzve të papërgjegjshëm që na kanë rënë hise të na përfaqësojnë. Porse në kushtet e Kosovës, kjo është një gjë nëpër të cilën kalohet lehtë, sepse politikanët tanë as nuk skuqen e as nuk zverdhen, për shkak se e kanë lëkurën e trashë.” – shkruan ndër tjerash znj.Surroi.

Në pjesën e fundit të shkrimit, që duket se është përgatitur për botim para se të ndodhte koalicioni i djeshëm mes AAK-së dhe PSD-së, ajo shpreh bindjen se do të kemi një tjetër PAN duke qenë se “hesapi i kësaj qeverie të rënë nuk u doli edhe aq keq për secilin individualisht.”

Për të lexuar të plotë kolumnen në fjalë iu ftojmë të klikoni KËTU.

Latifi: Është deformim i demokracisë që kryeministri të dalë nga partitë e vogla

Periskopi.com Lajme

Blerim Latifi, filozof dhe këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se është normale të bëhen koalicione para e pas zgjedhjeve, por jo kryeministri të dalë nga partitë e vogla.

Ai shkruan se një gjë e tillë, është ‘deformim i demokracisë’.

Mesazhi i Latifit që e shkruan në llogarinë e tij në Facebook:

Në demokraci është normale të bëhen koalicione para e pas zgjedhjeve, por është abnormale dhe deformim i demokracisë që kryeministri të dalë nga partitë e vogla!

Haliti: Dorëheqja e Haradinajt ishte vendim personal, nuk bëri mirë që nuk u konsultua me partnerët e koalicionit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka folur rreth vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Sipas tij ky vendim ka qenë personal i tij, pa konsultim me krerët e koalicionit qeverisës.

“Ai ka qenë vendim personal i z. Haradinajt, por duke pasur parasysh që ne kemi pasur një koalicion së bashku nuk më ka ardhur mirë kur ai ka dhënë dorëheqje pa u konsultuar me krerët e koalicionit qeverisës, e në veçanti pa e konsultuar PDK-në, e cila ka qenë udhëheqëse e koalicionit”, tha Haliti, derisa shtoi se për rrëzim të Qeverisë janë dy mundësi.

“Sidoqoftë, mendoj se e drejta për të dhënë dorëheqje është e secilit që është i zgjedhur në institucione publike e politike, por nëse marrim parasysh praktikat e shteteve të ndryshme që kanë probleme, ose që duan ta rrëzojnë qeverinë, ose vetveten janë dy mundësi”, tha ai.

“E para, që të ketë mocion kundër qeverisë dhe e dyta, vetë qeveria ka mundur ta fusë veten në mocion besueshmërie në parlament dhe nëse nuk i fiton votat, atëherë qeveria llogaritet e rënë. Këto dy mundësi nuk janë shfrytëzuar as nga opozita, por as nga Qeveria”, shtoi, duke potencuar se tani fjala kryesore ka mbetur te presidenti.

“Tani po besoj se zgjedhja është te Kushtetuta e Kosovës dhe te presidenti, i cili do ta ketë fjalën e tij kryesore në çështjet që vijnë sipas Kushtetutës. Mundësitë janë që ai të autorizojë një kandidaturë për kryeministër ose të shkojmë në zgjedhje të reja. Partitë politike në përgjithësi janë deklaruar se duan zgjedhje, por sa janë të përgatitura secila e di për partinë e vet. Ne si PDK po i bëjmë të gjitha përgatitjet për zgjedhje të reja”, ka thënë ai për Zërin.

 

Thaçi: Jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme, nëse për këtë do të shfaqet nevoja.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në përputhje me obligimin kushtetues që del nga Neni 95, do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re,  funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

 

Veseli vazhdon mobilizim me degët, sot e nis me Ferizajn dhe Mitrovicën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Mitrovicës. Pas takimit që kishte mbrëmë me Këshillin Drejtues, Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti.

Bashkë me kryetarët dhe anëtarët e këtyre degëve ai ka biseduar për përgatitjen për procesin zgjedhor, duke theksuar mobilizimin e jashtëzakonshëm që po ndodh në secilën degë.

”Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i kemi përfunduar, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Na janë bashkuar mijëra të rinj e të reja, profesionistë e të ndershëm. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës që është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e vendit, që të shtyjë proceset përpara”, theksoi Veseli.

Veseli takon degët e Vushtrrisë dhe Gjakovës: Mobilizim për fitoren e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Kadri Veseli, zhvilloi takime me kryesitë e degëve të PDK-së të Vushtrrisë e Gjakovës, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e procesit dhe mobilizimin e gjithanshëm për zgjedhjet nacionale, duke potencuar optimizmin e anëtarësisë së gjerë dhe strukturave të partisë.

Veseli ka potencuar se PDK, nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor ka përzgjedhur organet e degëve dhe organet tjera të partisë, duke u fuqizuar më tutje për sfidat politike me të cilat po përballet vendi. Ai po ashtu, ritheksoi se PDK është e  gatshme për zgjedhjet nacionale, si dhe do të ofrojë platformën më të mirë politike për qytetarët.

“Ne jemi gati për zgjedhje, ashtu siç është vizioni ynë, i prezantuar në procesin e brendshëm zgjedhor, Dekada e Re, për t’u përgjigjur ndaj sfidave të zhvillimit, procesit integrues dhe të ardhmes së të rinjve tanë këtu”, theksoi Veseli.

Veseli potencoi po ashtu se PDK si çdoherë është e gatshme të shtyjë tutje suksesshëm agjendat zhvillimore të vendit dhe agjendat integruese duke ofruar program dhe qeverisje shembullore, konform vlerave që synon vendi ynë.

“Ne kemi ofruar zgjidhje për çështjet më madhore dhe më sfiduese për vendin tonë, me oferta dhe vendimet më të mira, duke kontribuar në të gjitha proceset që vendin tonë e bëjnë shtet me institucione demokratike dhe perspektivë euro-atlantike. Por, ne jemi gati që të marrim përgjegjësi për ta rritur ekonominë, si dhe vendin ta integrojmë në familjen e madhe evropiane”, theksoi ai.