Terror! Veganët sulmojnë kasapët dhe mishtoret në gjithë vendin, këta kërkojnë mbrojtje nga Policia
Kasapët në Francë kanë kërkuar nga qeveria një mbrojtje policore nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, duke pretenduar që siguria e tyre është vënë nën kërcënim dhe që veganët po provojnë të imponojnë ‘lifestyle’-in e tyre të jetës pa mish te i gjithë kombi, raporton Guardian, shkruan Periskopi.
Federata franceze e kasapëve i ka shkruar ministrit të brendshëm duke thënë që dyqanet e tyre janë spërkatur me gjak të rremë dhe janë mbushur me grafitë të ndryshëm. Ata thonë që rritja e fokusit medial te veganizmi ka bërë që siguria e tyre të jetë e kërcënuar.
Shtatë dyqane kasapësh janë vandalizuar dhe spërkatur me gjak të rremë në rajonin frances Hauts-de-France në veri të vendit gjatë muajit prill. Të tjera incidente janë raportuar në jug të Francës. /Guardian/Periskopi



