Thyhet një rekord tjetër në Kupën e Botës (Foto)
Jesus Gallardo është ndëshkuar me karton të verdhë pas vetëm 12 sekondave lojë në ndeshjen Mekiskë-Suedi
Jesus Gallardo është lojtari që ka marr kartonin e verdhë më të shpejtë në histori të Kupës së Botës, shkruan Periskopi.
Suedia po luan me Meksikën dhe rezultati pas pjesës së parë është 0:0, ndërsa mbrojtësi meksikan Gallardo është ndëshkuar me karton të verdhë pas vetëm 12 sekondave lojë.
Ndryshe, Meksika momentalisht është e para në Grupin F me 7 pikë, ndërsa Gjermania dhe Suedia janë duke luftuar për vendin e dytë. /Periskopi/




