Vjer reagimi zyrtar i Liberisë pas raportimeve për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës

Vjer reagimi zyrtar i Liberisë pas raportimeve për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës

Pas raportimet të mediave dhe diplomatëve serb se edhe Liberia do të tërheqë njohjen ndaj Kosovës, ka reaguar Ministria e Jashtme e Liberisë.

“Qeveria e Republikës së Liberisë dëshiron të hedhë poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe rrjete social, për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Liberisë, raporton Periskopi.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme, Liberia ishte një nga shtetet e para që ka njohur sovranitetin e Kosovës më 30 maj 2008, pas shpalljes së pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënieve diplomatike.

“Të dy shtetet vazhdojnë të gëzojnë besimin dhe miqësinë e ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, mediat serbe ditë më parë kanë raportuar se ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej, ia ka dorëzuar sot shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, notën për tërheqjen.

Madje, për një gjë të tillë, mediat serbe kanë publikuar edhe dokumentin për tërheqjen e njohjes nga ky vend. /Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: