Brazili refuzon ndihëm prej 20 milionë dollarëve nga G7’ta për zjarret në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Brazili do të refuzojë një ofertë prej 20 milionë dollarëve për ndihmë në fikjen e zjarreve që kanë rënë përmbi pyllin e Amazonës, thotë zyra e presidentit të këtij vendi.

Zyra e presidentit Jair Bolsonaro tha për CNN të martën se vendi do të kthejë prapa ofertën që ishte ofruar nga samiti i G7’ës të hënën.

Flakët kanë shkaktuar një debat publik mes Bolsonaros dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka qenë i zëshëm në kërkesën e tij për një përgjigje ndërkomëbtare për pyjet.

“Ne jemi falënderues, por ndoshta ato mjete do ishin më të dobishme të rritjen e pyjeve në Europë”, kanë thënë nga zyra e presidentit.

Bolsonaro ka kërkuar falje publike nga Macron, për siç thotë ai fyerjet publike ndaj tij.

Trump: ShBA e gatshme të jap ndihmën për zjarret në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se i kishte propozuar homologut brazilian, Jair Bolsonaro ndihmën e SHBA-së për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë.

“Do të flas me presidentin, Jair Bolsonaro”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twiter duke këmbëngulur në marrëdhëniet e tyre të mira.

“Unë i kam bërë të ditur se nëse SHBA-ja mund të japë ndihmë përsa i përket zjarreve në Amazonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, shtoi ai.

Macron për zjarret në Amazona: Mushkëritë e planetit tonë po digjen

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zemëruar homologun tij nga Brazili ku i quajti zjarret masive që kanë përfshirë Amazonën si “krizë ndërkombëtare”.

Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të bëhet temë e Samitit të G7 që do të mbahet në Biarritz, shkruan CNN.

“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e plotë. Mushkëritë e planetit tonë po digjen. Vendi ku prodhohet 20 përqind e oksigjenit tonë është në flakë”, është shprehur Macron.

“Është krizë ndërkombëtare”.

“Anëtarët e Samitit të G7 le ta diskutojnë këtë situatë emergjente gjatë dy ditëve”.