Murati dhe Bakalli: Jemi të vendosur të jemi zëri i Kosovës Lindore në Kuvendin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kandidët për deputet nga lista e PDK, Valon Murati i cili garon me numër 5 së bashku me kandidaten e së njëjtës listë me numër 39 Dr. Aurora Bakalli, sot në qytetin e Gjilanit takuan përfaqësuesit e Lëvizjes qytetare VATRA.

Në një postim lidhur me këtë takim, Murati ndër të tjera tha:

“Sot së bashku me kandidaten Aurora Bakalli dhe Avni Klinakun vizituam Lëvizjen Qytetare Vatra ku u pritëm nga kryetari Kushtrim Kadriu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim ne shprehëm vendosmërinë tonë për të qenë zëri i Kosovës Lindore në Kuvendin e Kosovës deri në bashkim me Kosovën.”

Njëkohësisht, Murati sot vizitoj edhe fabrikën e lëngjeve FLUIDI, për të cilën vizitë ai ndër të tjera tha:

“Ne e rinkonfirmuam qëndrimin tonë që çdo politikë e reciprocitetit me Serbinë duhet të bëhet në funksion të avancimit të Kosovës Lindore deri në bashkim e jo në dëm të shqiptarëve dhe prodhuesve të saj atje.”

Dr. Aurora Bakalli premton mbështetje ligjore për sportistët e lënduar

Periskopi.com Lajme

Përmes një video-postimi, Prof. Ass. Dr. Aurora Bakalli, e cila garon për deputete me numër 39, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, premtoi mbështetje ligjore për të gjithë sportistët, të cilët gjatë karrierës lëndohen dhe, si pasojë, u ndërpritet karriera.

“Në mandatin e ri, ju garantoj se do të angazhohem që sportistët, të cilëve  larg qoftë, u ndërpritet ëndrra për shkak të lëndimeve gjatë karrierës së tyre, t’u bëhet zgjidhje financiare përmes ligjit.” – tha ajo ndër të tjera.

Aurora Bakalli, gjatë mandatit të saj si deputete, ndër të tjera njihet edhe si iniciatore dhe hartuese e Ligjit të Obiliqit, përmes të cilit kjo komunë merr mbi 4 milion euro shtesë në vit.

Ajo është me profesion internistë kardiologe, punon në QKUK dhe është vajza e ortopedit të njohur, Bedri Bakalli.

Për më shumë, ndiqeni videon në vijim: