Çmenduri absolute: Bugatti zbulon veturën e re që arrin shpejtësinë 500kmh për vetëm 20 sekonda

Periskopi.com Sporti

Bugatti ka vendosur standarde të reja me veturën e re, jashtëzakonisht të fuqishme, që mund të arrijë shpejtësinë prej më shumë se 500 kilometrave në orë.

I quajtur ‘Bugatti Bolide’, supervetura gjeneron fuqi absolutisht të jashtëzakonshme prej 1800 kuajfuqijve, transmeton Periskopi.

Mirëpo, aktualisht, kjo veturë është vetëm koncept, që nënkupton se nuk është e disponueshme për blerje. Vetura e konceptit nuk është legale për rrugë aktualisht, e dizajnuar vetëm për ngasje në pistë, kështu që mos prisni ta shinhni në autosallone në të ardhmen e afërt.

Sipas kompanisë, ‘Bolide’ është një prej krijimeve më ekstreme në histori të kompanisë. /Periskopi.com/

Bugatti Chiron Noire vjen me çmim prej 3 milionë euro

Periskopi.com Tech & Auto

Bugatti do t’u ofrojë klientëve një edicion special të kufizuar Chiron të frymëzuar nga modeli La Voiture Noire i prezantuar në fillim të këtij viti.

Ata që duan të kenë në pronësi një makinë edhe më ekskluzive hipersport sesa Chiron “i zakonshëm” do të duhet të nguten pasi Bugatti planifikoi të bënte vetëm 20 kopje të secilës prej dy varianteve të Noire.

Përveç kësaj, ata do të duhet të kenë xhepin e thellë, pasi Chiron Noire Sportiv dhe Chiron Noire élégance kushton secili 3 milionë euro, në paketën e pajisjeve themelore pa opsionet shtesë që ka ofruar Bugatti.

Enterieri i automjetit mbizotërohet nga lëkura e zezë, si dhe detaje të tjera të zeza, me versione speciale që kujtojnë shenjat “Noire” në pragjet e automjetit, frenat e kokës dhe tastierën e qendrës.

Dorëzimet e para të dy versioneve speciale Noire janë planifikuar për tremujorin e dytë të vitit 2020.

Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h (Video)

Periskopi.com Tech & Auto

Pasi u bë i pari që theu barrierën 400 km/h me Veyron në vitin 2005 dhe më pas 430 km/h me Super Sportin në vitin 2010, Bugatti tashmë ka thyer një tjetër rekord sa i përket shpejtësisë.

Sipas revistës Top Gear të Britanisë, një prototip Chiron, i drejtuar nga Andy Wallace arriti shpejtësinë prej 304.77 mph ose 490.48 km/h në pistën e testimit të makinave të Volkswagen në Gjermani.

Bugatti modifikoi makinën e saj Chiron duke bashkëpunuar edhe me Dallara dhe Michelin.

Kompania modifikoi edhe trupin e makinës për të përmirësuar aerodinamikën.

Gomat gjithashtu u prodhuan ekskluzivisht nga Michelin për këtë makinë të cilat ishin të përforcuara për t’i bërë ballë kësaj shpejtësie jashtëzakonisht të lartë.

Bugatti Chiron Divo do të ketë më shumë shpejtësi, eksklusivitet por edhe çmim më të lartë (Foto)

Periskopi.com Tech & Auto

Pritet që prezantimi kryesor të jetë në Pebble Beach, gjatë muajit që vjen

Prej se e ka lansuar Chiron të fundit, të gjitha kanë menduar se çfarë do të krijojë Bugatti për versionin e ardhshëm të Super Sport, transmeton Telegrafi.

Sipas The Supercar Blog, prodhuesi i nivelit të lartë të makinave, iu ka prezantuar modelin Chiron Dico një numër të ngushtë të klientëve.

Megjithëse detajet mbesin të fshehura, spekulimet e ilustrojnë si një hiper-makinë shumë më të fuqishme se Chiron Sport. Ky model sportiv që është prezantuar në Geneva Motor Show, është pothuajse i njëjtë me modelin e tanishëm, vetëm se për pak motivim, do t’i ketë 40 kuajfuqi më shumë.

Për më shumë avantazh, Divo është shumë më i lehtë dhe ka strukturë të përafërt me makinat e fokusuara për pista. Pritet që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për dy sekonda e gjysmë.

Sa i përket emrit, është si një version mashkullor i asaj që njihet si “Diva”. Sikur (Pierre) Veyron dhe (Louis) Chiron, që janë disa prej ngasësve të parë të Bugattit – në këtë rast është Albeto Divo.

Asgjë nuk dihet sigurt, por thuhet se Chiron divo do të prodhohet në 100 njësi – të cilat janë shitur në tërësi, megjithëse të gjitha nga pesë milionë euro. Për këtë çmim enorme, që është dyshifi i Chiron, pritet që të ketë eksklusivitet të lartë, apo thënë më mirë gjëra të pa pritshme. Besohet se prezantimi kryesor do të jetë në Pebble Beach gjatë muajit që vjen, ndërsa të lansohet më 2020. /Telegrafi/