Tag: Geoff

Heroi anglez i Kupës Botërore 1966 kritikon Federatën Angleze: Ata nuk kanë bërë asgjë për ne
Gordon Banks, portieri anglez fitues i Kupës Botërore e pranon se ka qenë i zhgënjyer me atë se si e ka trajtuar Federata e Futbollit të Anglisë në vitin 1966.
80-vjeçari, ashtu si pjesa tjetër e vendit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur lojtarët e Garreth Southgate për të përsëritur suksesin e Sir Alf Ramsey më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Nëse ata e bëjnë një gjë të tillë, Banks pret që Southgate dhe lojtarët e tjerë të gëzojnë gjitha privilegjet e shtetit anglez.
“Shpresoj se nëse ata e arrijnë atë sukses duhet që Federata Angleze t’i trajtojë më mirë se sa kishin bërë me ne. Ata e meritojnë. Federata Angleze nuk kishte bërë asgjë për ne”, tha ai për “Daily Telegraph”, transmeton Periskopi.
“Unë kam qenë shumë i zhgënjyer me FA në atë çfarë kanë bërë për ne”.
“Disa vuanin nga sëmundja e Alzhajmerit, disa të tjerë vdiqën. Geoff u munduar të ndalojë këtë gjë. Të gjithë ishim të trishtuar për këtë fakt”.
Ndërkohë, Federata Angleze nuk i ka komentuar vërejtjet e portierit legjendar anglez./Periskopi/