Kisha serbe: Kosova është Serbi

Periskopi.com Lajme

Kuvendi hierarkik i Kishës ortodokse serbe (KOS) ka përsëritur sot qëndrimin e KOS-it se “Kosova është pjesë përbërëse e territorit sovran të Serbisë dhe ka hedhur pishtë si të papranueshme “çfarëdo qoftë ndryshimi të statusit të Kosovës, i cili çon drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, apo çfarëdo ndarjeje territoriale, pa të cilën nuk është i mundshëm përkufizimi”

Kuvendi i KOS-it në kumtesën pas tubimit të majit ka hedhur poshtë zgjidhjet si njohje apo ndarje, duke vlerësuar se kjo “pashmangshëm do të shkaktonte shpërnguljen e shumicës së popullit serb të mbetur, i cili jeton në mjedise me shumicë shqiptare në Kosovës, dhe dëm të pamatshëm për trashëgimin shpirtërore e kulutore” serbe.

“Kosova e Metohia paraqet pjesë përbërëse të territorit sovran të Serbisë dhe si e tillë është definuar në kushtetutën e Serbisë dhe në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, duke përfshirë Kosovën e Metohinë, pa marrë patasysh shpalljen e paligjshme të të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e njeh shumica e njerëzimit, duke oërfshirë Kinën e Rusinë dhe pse shtete të BE-së, OSCE-ja, UNESCO e organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë, transmeton “Danas”.

Kuvendi thotë se ky qëndrim nuk do të thotë “kurrëfarë mbështetje e të ashtuajturit konflikt i ngrirë”, por paraqet ftesë për “të gjithë faktorët politikë për vazhdimin e dialogut, pa presione e shantazhe në kontekst të zgjidhjes së çështjes së mbrojtjes së të drejtave të popullit, lirisë e punës së KOS-it…”.

“Mbështesim, prandaj, çdo dialog i cili do t’i kontribuojë pushtetit të drejtësisë e ligjit dhe pajtimit mes popujve të cilët jetojnë në hapësirën e Kosovës si krahinë të Serbisë”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka buseduar për Kosovën në fillim të javës me krerët e KOS-it.

Kisha serbe provokon shqiptarët e Martinajve të Gucisë, do kishën ku s’ka asnjë besimtar

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Martinaj të Gucisë të dielën zbarkuan rreth 40 besimtarë nën patronatin e Kishës Ortodokse ultranacionaliste Serbe në Mal të zi, kinse për te bërë liturgji fetare në themelet e një kishe të pretenduar në tokë të uzurpuar shqiptare, pronë e familjes Prelvukaj me shekuj.

Edhe pse nuk kishte policë të unifromuar, burime të portalit Plava e Gucia Sot kanë konfirmuar se në mesin e serbeve të ardhur kishte policë në rroba civile, ngaqë kur banoret e fshatit filluan të ballafaqohen me ardhacakët disa nga ta u identifikuan në këtë rol.

Bëhet fjalë për një ritual fetar të bekimit para nisjes së ndërtimit të një kishe. Disa nga ardhacakët u thanë vendorëve se objekti i kishës do të fillojë së ndërtuari më 1 maj 2019, pra nesër.

Image

Rikujtojmë se Kuvendi i Komunës së Gucisë ka refuzuar kërkesën për ngritjen e një objekti fetar ortodoks serb në një fshat të populluar plotësisht nga shqiptar, siç janë Martinajt.

Banorët e këtij fshati, të cilët edhe vite më parë ishin kishin kundërshtuar me forcë synimin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi që të ndërtojë kishë në vendin ku në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet kishin ndërtuar një objekt kulti, por që vendasit e kishin shembur, janë të vendosur që të kundërshtojnë serbizimin e vendbanimit të tyre, rikujton Koha.net.

Vuçiq: Mos prisni të flas keq për kishën serbe, kurrë s’do ta bëj këtë

Periskopi.com Lajme

Vuçiq: Nëse prisni të flas keq për kishën serbe, kurrë s’do ta bëj këtë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ai ka besim të madh në Patriarkun Irinej.

Vuçiq nuk ka komentuar ‘sulmet që po i bëhen në baza ditore rreth Kosovës’, shkruan B92, transmeton Periskopi.

“Kam besim të madh në Patriarkun Irinej. Unë besoj në kishën serbe, por nëse prisni se unë do të flas diçka keq për të, kurrë nuk do ta bëj këtë, madje edhe nëse hedhin gurë mbi mua. Nuk do të lëshohem në këto gjëra”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd.

Ai ka thënë se çdokush mund ta shprehë qëndrimin e tij.

“Kjo është ajo që zemrat tona e duan dhe e thonë”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/

Vetëvendosje i del kundër kishës serbe: Po provoni ta ndryshoni historinë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi publik e denoncon atë që e cilëson si përpjekje e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, për të përvetësuar trashëgiminë kulturore e historike shqiptare.

“Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe. Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Xhamitë, teqetë, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak”, thuhet më tej në reagim.

Vetëvendosje thotë se i bashkohet protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit.

“Kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në fund të reagimit të VV-së.