Përfitimet që sjell meditimi për shëndetin

Periskopi.com Shëndeti

Popullariteti i meditimit është vazhdimisht në rritje sepse çdo herë e më shumë njerëzit po vetëdijesohen për përfitimet që i ka.

Meditimi është proces ku e ushtroni mendjen të përqendroheni dhe t’i ri-drejtoni mendimet që i keni, transmeton Telegrafi.

Ju mund ta përdorni meditimin për ta rritur vetëdijen e vetvetes dhe shumë njerëz e përdorin edhe për ta zvogëluar stresin dhe për ta zhvilluar përqendrimin.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore të meditimit, të cilat i ka dëshmuar edhe shkenca.

E zvogëlon stresin
Reduktimi i stresit është një prej arsyeve më të zakonshme se përse njerëzit e provojnë meditimin. Këtë e kanë dëshmuar studimet me mijëra persona që kanë treguar se personat që praktikojnë meditimin kanë zvogëlim në nivelin e kortizolit – i cili është hormon i stresit.

Meditimi e kontrollon ankthin
Më pak stres do të thotë në më pak ankth apo shqetësim. Meditimi veç tjerash i zvogëlon edhe simptomat e çrregullimeve të ankthit, siç janë fobitë, ankthi social, mendimet e paranojës, sulmet e panikut, etj.

E promovon shëndetin emocional
Disa forma të meditimit mund të shpijnë në përmirësim të mënyrës si e shihni veten dhe të keni në përgjithësi një mendim më pozitiv mbi jetën.

E forcon përqendrimin
Meditimi është sikurse të bëni peshëngritje për përqendrimin tuaj. Pra, meditimi ndihmon në rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së vëmendjes.

E përmirëson gjumin
Një pjesë e madhe e njerëzve do të kenë probleme me pagjumësi në ndonjë fazë të jetës së tyre. Në rast se keni probleme të tilla, keni parasysh se praktikimi i meditimit mund t’ju ndihmojë duke jua relaksuar trupin, tensionin dhe duke ju vënë në një gjendje më paqësore mendore.

 

Këto janë mënyrat më të mira për të lehtësuar migrenën pa ilaçe

Periskopi.com Shëndeti

Mund të duket e habitshme por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur.

Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig-zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek.

Megjithatë, shumë persona që vuajnë nga migrena dinë disa zgjidhje të cilat janë të lidhura me të ngrënit e shëndetshëm.

Disa mënyra për të lehtësuar migrenën pa përdorur medikamente i gjeni në këtë artikull:

Ushqehuni shëndetshëm dhe me rregull
Shpesh edhe shmangia e ushqimit, apo vaktit mund të çojë në shkaktimin e migrenës. Sheqeri i ulët në gjak është faktor i shfaqjes së migrenës.

Qetësohuni dhe meditoni
Nuk është e nevojshme të flini, mjafton të kaloni një orë në qetësi në mënyrë që fijet nervore dhe muskujt të relaksohen.
Bëni 5-10 minuta meditim çdo ditë dhe kjo do ju ndihmojë të ulni nivelet e stresit.

Nëse meditimi nuk bën për ju, atëherë stërvituni. Kjo do të shmang lodhjen dhe stresin që shkaktojnë dhimbje koke.

Qëndroni të hidratuar
Pini ujë vazhdimisht edhe nëse nuk ju pihet. Migrena, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit shkaktohet edhe nga mungesa e ujit.

Kujdes me atë që hani
Shumë ushqime janë shkaktare të fillimit të migrenës, si çokollata, mishi i përpunuar, djathi, soja dhe arrat.

Meditimi sjell shumë të mira për shëndetin tuaj mendor dhe fizik

Periskopi.com Shëndeti

Popullariteti i meditimit po rritet, ndërkaq ditëve të sotme më shumë njerëz zbulojnë përfitimet prej tij.

Meditimi është një proces i përhershëm i trajnimit të mendjes suaj për të përqendruar dhe për të përcjellë mendimet tuaja.

Ju mund ta përdorni atë për të rritur ndërgjegjësimin për veten dhe rrethin tuaj. Shumë njerëz e mendojnë atë si një mënyrë për të reduktuar stresin dhe për të zhvilluar përqendrimin.

Në këtë artikull po ju sjellim dobitë që ka ky zakon:

Redukton stresin

Kontrollon ankthin

Përmirëson shëndetin emocional

Rrit vetëdijën

Mund të zvogëlojë humbjen e kujtesës së lidhur që shkaktohet nga mosha

Mund të ju bëjë njerëz fisnikë

Mund të ndihmojë në luftimin e varësive

Përmirëson problemet me gjumin

Ndihmon në kontrollimin e dhimbjeve

Mund të zvogëlojë presionin e gjakut

Dhe ju mund të meditoni kudo

 

Meditimi ju ndihmon ta luftoni depresionin

Periskopi.com Shëndeti

Praktikat e lashta të meditimit që janë përdorur për shekuj në Indi dhe Kinë, tani përdoren për trajtimin i depresionit.

Disa nga llojet e meditimeve kërkojnë gjendje të lartë të vetëdijesimit.

Dr. Robert Schwartz dhe se vetëdijesimi i rritur mund të ketë shumë përfitime për njerëzit me depresion dhe ankth.

“Ka një ndjenjë të fortë në fushën e neuroscience dhe në fushën e psikologjisë që meditimi dhe praktikat meditative mund të ndryshojnë fiziologjinë e trurit”, thotë Dr. Schwartz.

Disa lloje të meditimit që rekomandohen janë këto:

Meditimi “Mindfulness” (cilësinë ose gjendjen e të qenit i vetëdijshëm për diçka)

Terapitë njohëse që bazohen në mendje

Meditimi i ndërgjegjësimit

Meditim transcendent

 

Meditimi budist u kishte ndihmuar djemve tajlandezë të ngujuar në shpellë

Periskopi.com Lajme

Trajneri i të rinjve tajlandezë i cili kishte jetuar për një dekadë në një manastir budist i ka mësuar si të meditojnë lojtarët derisa ishin të ngujuar në një shpellë.

Kur 12 lojtarët tajlandezë të cilët ishin të bllokuar në një shpellë dhe më pas u shpëtuan nga një zhytës britanik, zbuloi se ata kishin medituar.

“I shikoja ata sesa të qetë ishin duke pritur ulur. Asnjëri prej tyre nuk qante. Ishte e pabesueshme”, u shpreh nëna e njërit prej lojtarëve, duke iu referuar një video që ishte shpërndarë në internet gjatë kohës kur të rinjtë janë gjetur, raportoi “Vox”, transmeton Periskopi.

Trajneri Ekapol Chnathawong, i cili i udhëhoqi ata brenda shpellës të cilët ishin bllokuar që prej 23 qershorit, ai e ka trajnuar meditimin në një manastir budist një dekadë para se të bëhej trajner futbolli. Sipas një numri të madh burimesh, ai u ka mësuar djemve të moshës 11 deri në 16 vjeç se si të meditonin për të ruajtur qetësinë dhe energjinë për dy javë rresht.

“Ai mund të meditojë për një orë”, thotë halla e Ekapolit. “Ai i ka ndihmuar ata për të ruajtur qetësinë”.

ต่อให้อายุ 25 ก็ใช่ว่าจะเป็นผู้ใหญ่เต็มตัว เค้าคือพี่ที่อายุมากสุดในกลุ่ม ต้องดูแลน้องๆจากทุกอย่างที่คาดเดาไม่ได้ เค้าก็แค่พากันไปเที่ยวในที่ที่เค้าไปประจำ ใครจะรู้ว่าฝนจะตก น้ำจะท่วม จะออกไม่ได้ จะต้องติดข้างใน ใครจะรู้? นี่นับถือใจโค้ชมากเลยนะ ยอมอดอาหารจนผอม อ่อนเพลีย แต่น้องๆ ต้องรอด ทั้งๆที่สถานการณ์นั้น จะเห็นแก่ตัวก็ทำได้ แต่เค้าไม่ทำ ภาวะคับขันแบบนั้น โค้ชยังกระตุ้น ดูแล และระวังให้ 12 ชีวิตปลอดภัย ใน 2 มือเนี่ย เชื่อว่าทุกคนรักโค้ชและทุกคนเชื่อว่าโค้ชดูแลน้องๆได้เป็นอย่างดี อย่าโทษตัวเอง อย่าว่าตัวเองผิด ภัยธรรมชาติ เราควบคุมไม่ได้นะ ☺ เค้าเป็นผู้ประสบภัย ไม่ได้ทำผิดอะไร ฮีโร่คนแรกของเด็กๆ เข้มแข็งนะโค้ช เอาใจช่วย สู้ๆนะ❤✌??⚘? We can’t control the natural disasters but we can stand until we through. Respect on you Coach Aek. You’re the best of coach. Praise on you the first hero of youth football team..RESPECT???? #โค้ชเอก #ฮีโร่ #โค้ชแท้ #ถ้ำหลวง #ถ้ำหลวงขุนน้ำนางนอน #13ชีวิตต้องรอด #13ชีวิตรอดแล้ว #หมูป่าอะคาเดมี่ #หมูป่า #แม่สาย #thamluang #ThamLuang #thailand #strong #believe

A post shared by Jiraporn Luekaewma (@mai_jacknight) on

Në një karikaturë që po qarkullon në Tajlandë, një artist tregon Ekapol me disa derra të vegjël të egër, duke medituar paqësisht.

25-vjeçari Ekapol kishte jetuar në manastir në moshën 12-vjeçare pasi nuk kishte prindër. Sipas “Straits Times”, ai është trajnuar në një manastir për 10 vite në Mae Sai, Tajalndës, por ishte larguar pasi i duhej të kujdesej për gjyshen e tij.

Meditimi është shumë praktik në rastet më ekstreme të stresit në rastet e jashtëzakonshme kur gjendesh në shpella. Meditimi budist është i vjetër afro 2, 600 vjeçar, që prej kohës kur Budha kishte filluar të praktikonte me faktin për të arritur paqen e mendjes, dhe çlirimin nga vuajtjet./Periskopi/