Inspektorati i MTI-së konfiskon mallra të falsifikuara

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se kanë konfiskuar mallra të falsifikuara që nuk kanë prejardhje dhe mbulesë të faturave.

Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka deklaruar se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e tjera bashkë me doganat dhe policinë.

“Aksioni do të vazhdojë në tërë Kosovën dhe do të konfiskohen mallrat qe nuk kanë mbulesë të faturave dhe janë marka të falsifikuara”, ka thënë Syla.

Kryeinspektori ka kërkuar nga komunat që të mbështesin këtë aksion.

 

Ky do të jetë moti sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Nipi i Kupës: U rrah në Ministri, “filozofon” për demokracinë në FB

Periskopi.com Lajme

Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, i cili pak çaste më parë është raportuar se ka rrahur sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Besim Rrecin, ka shkruar një postim në Facebook për vendimin e PZAP’së, shkruan Periskopi.

Arian Krasniqi, ka reaguar në Facebook për vendimin e fundit të PZAP-së, i cili e aprovoi ankesën e Nismës Socialdemokrate për t’i përjashtuar 3 mijë votat e ardhura nga Serbia dhe jo për konfliktin në të cilin dyshohet se është përfshirë.

“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnje subjekt politik a makanizem shteteror”, ka shkruar Krasniqi.

Rrahja ndërmjet zyrtarëve të MTI-së është konfirmuar Periskopin nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informate për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pesuar lendime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” ka thënë Ahmeti./Periskopi/

 

Shala: Jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë si ministër i MTI-së

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Endrit Shala ka shkruar në Facebook se është krenar për çdo vendim që e ka marrë deri më tani si ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ja postimi i plotë:

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.
Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

Endrit Shala

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.#BashkëpërSh8in#MeFatmirLimajnkryeministër#EndritShala8#Nisma122

Posted by Endrit Shala 8 on Monday, 30 September 2019

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës në prag të anëtarësimit në BIMP

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Zyrës Ndërkombëtarë të Peshave dhe Masave (BIPM) Martin Milton dhe sekretarin e  Komiteti Ndërkombëtar për Pesha dhe Masa (CIPM), Takashi Usuda në Francë.

Fejza ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BIPM, në mars të këtij viti.

Në këtë takim, që ishte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u diskutua për procesin e anëtarësimit të Agjencisë së Metrologjisë në BIMP, ku sipas Fejzës, Kosova ka marrë mbështetje.

“Ne besojmë se Kosova do ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BIPM dhe kjo do të ishte një e arritur e madhe për Metrologjinë e Kosovës, pasi që do krijojë mundësi të mëdha dhe do eliminojë barrierat jo-tarifore”, ka thënë Fejza.

Zv/ministri nga AAK dorëzon veturën zyrtare, fton edhe të tjerët ta bëjnë një veprim të tillë

Periskopi.com Lajme

Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu ka bërë një veprim të duhur pas kandididimit si deputet.

Ai ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në MIT.

“Tani jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bëjë me veturën time private. Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë. Rexha 43”, ka shkruar ai në Facebook.

U mbajt Punëtoria për sigurinë e ashensorëve në përdorim

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, në kuadër të zbatimit Rregulloreve për Sigurinë e Ashensorëve dhe Ashensorët në Përdorim, ka organizuar punëtorinë njëditore gjatë së cilës janë trajtuar temat: Rregullat dhe praktikat aktuale të sigurisë së ashensorëve në Kosovë; Roli dhe rëndësia e mirëmbajtjes së ashensorëve – prezantimi i kërkesave të standardit ISO 9001 mbi përmirësimin e situatës ekzistuese; si dhe Detyrat kryesore që duhet të kryhen për përmirësimin e mirëmbajtjes së ashensorëve në Kosovë.

Në këtë punëtori u trajtuan temat që derivojnë nga Rregullorja 05/2018 për Sigurinë e Ashensorëve në Përdorim e cila obligon operatoret ekonomik (mirëmbajtësit) të cilët kryejnë shërbime të mirëmbajtjes së ashensorëve të kenë trajnime sipas kërkesave të standardit SK EN ISO 9001 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë.

Në kuadër të kësaj teme, eksperti slloven Ivan Bozhiç, i angazhuar nga projekti “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, prezantoi praktikat e ngritjes së sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe zbatimit të standardit SK EN ISO 9001 tek ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes së ashensorëve duke i vënë në pah përftimet të cilat i ofron ky standard në ofrimin e shërbimeve tek klientët.

Pjesëmarrësit e certifikuar janë pronarë liftash; mirëmbajtës; përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, që janë përgjegjës për liftat në institucionet; si dhe përfaqësues nga Inspektorati i Punës.

Në fund u përmblodhën edhe konkluzionet, si: përmbushja e obligimeve ligjore nga të gjitha palët e interesit (inspektoratet përkatëseve, trupat inspektuese të emëruara nga MTI, mirëmbajtësit dhe pronarët  e ashensorëve) për të qenë të sigurt në jetën e përditshme gjatë përdorimit të ashensorëve, si dhe funksionalizimi i data-bazës elektronike (regjistrit të ashensorëve) dhe përfshirja urgjente e inspektorateve komunale në zbatimin e rregullores.

MTI: S’ka asnjë marrëveshje për shërbimet funerale

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar pas protestave të shërbimeve funerale me këta të fundit të cilët kundërshtuan një marrëveshje mes këtij institucioni, Komunës së Prishtinës dhe BIK-ut.

Dje, kompanitë funerale akuzuan BIK-un për monopol në kryerjen e shërbimeve të funeraleve, shitjen e arkivoleve dhe dërrasave të ndryshme.

Mirëpo, MTI thotë se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes tyre, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës lidhur me shërbimet e funeraleve.

“Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushëveprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj. Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së”, thuhet në njoftim.

Ministri Shala realizon atë që e premtoi, vendos masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

Ministri Shala ka theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit të ekonomisë, por që nuk kanë reflektuar. “Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, tha ministri Shala. Ministri ka theksuar se duhet të ketë trajtim të barabartë, që sipas tij, është e vetmja rrugë që duhet të ecim përpara. “Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, ka theksuar ministri.

MTI iu informon për procedurat që duhet ndjekur kur ankoheni për kompani ajrore

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndau informata të rëndësishme për procedurat e ankimit për të gjithë personat që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për të dytin vit, në objektin e aeroportit, e gjeni edhe Zyrën e MIT për Ankesa dhe Kërkesa të Pasagjerëve.

MIT në rast të mohimit të embarkimit, vonesave të gjata, apo anulim fluturimi ju fton të ndiqni procedurat e ankimimit.

Mbrojtje për të gjitha këto u siguron Rregullorja 2008/5 për mbrojtjen e udhëtarëve, që është e njëjtë me Rregulloren 261/2004 të Bashkimit Evropian.

Të gjithë udhëtarët që kanë ankesa për një kompani ajrore, duhet ta plotësojnë formularin e BE-së të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e MIT dhe të njëjtën ta paraqesin në kompaninë në fjalë.

Në rast se ajo brenda 6 javëve nuk u përgjigjet ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, atëherë formularin duhet ta dërgoni në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nëpërmjet e-melit [email protected], ose në adresën Bulevardi Nënë Tereza, ish Ndërtesa e Gërmisë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ju kujtojmë, se MIT nuk bënë kompensim të udhëtarëve që mashtrohen nga kompanitë ajrore, por ndërmerr masa ligjore kundër këtyre të fundit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e gatshme të pranojë dhe shqyrtojë ankesat e juaja për udhëtimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

MTI promovon turizmin në Aeroportin “Adem Jashari”

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Turizmit, ka vendosur tri shtande me materiale informuese dhe promovuese në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këto materiale promovuese dhe informuese kanë për qëllim informimin e vizitorëve për potencialet turistike të Kosovës.

Materialet informuese dhe promovuese janë vendosur edhe në këndin e informatave të përgjithshme, brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Përditësimi do të bëhet në baza të rregullta dhe do të jetë i gatshëm katër muaj gjatë sezonit veror përkatësisht, gjatë muajve: maj, qershor, korrik dhe gusht; si dhe dy muaj gjatë sezonit dimëror përkatësisht gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Zv/ministrja Krasniqi: Parku i Biznesit në Drenas do të rritet edhe për 30 hektar

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se Parku i Biznesit në Drenas do të rritet edhe për 30 hektar, duke krijuar kushte sa më të mira për bizneset vendore dhe të huaja.

Krasniqi tha se duke pasur parasysh kërkesën e shtuar nga bizneset vendore dhe të huaja, MTI ka iniciuar zgjerimin e parkut të biznesit.

Krasniqi, në Seminarin e Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas, bëri të ditur se  gjatë këtij mandati MTI ka vendosur krijimin e kushteve për t’iu ofruar bizneseve infrastrukturë moderne që iu mundësojnë bizneseve operim më të lehtë dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Zonat ekonomike shërbejnë për qasje më të lehtë në autostradë, në ujë, rrymë e infrastrukturë përcjellje. Kemi shpallur 9 zona, dhe parku i Biznesit në Drenas, pjesa e dytë MTI ka filluar projektin për ndërtimin dhe është një projekt 30 hektar, dhe të gjitha investimet janë nga MTI”, tha Krasniqi.

“MTI-ja bashkë me MMPH dhe Ministrinë e Financave ka incizuar dhe kompletuar për shpronësimin e zonës ekomomike në Drenas, kjo zonë përfshinë sipërfaqen prej 61 hektarë dhe më vonë është zvogëluar ku do ndërtohet Stadiumi Kombëtar, dhe tani kjo zonë pritet të ketë rreth 30 hektar. Projekti parasheh investime kapitale dhe ndërtimin e qendrës për trajnime profesionale”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja theksoi se me kompletimin e zonave ekonomike, Kosova po krijon kushte për investitorët e huaj dhe vendor, që njëkohësisht ua ulë koston për shkak të qeras së vogël që kanë këto zona.

“Po ashtu së shpejti fillon ndërtimi i zonës ekonomike në Malishevë, që është e dedikuar veçanërisht për bizneset e diasporës, gjë që për herë të parë po iu ofrohen kushte konkrete, që s’ka ndodhë më herët”, tha Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se edhe në Skenderaj do të fillon së shpejti ndërtimi i inkubatorit të bizneseve dhe do të ketë edhe investime të tjera.

 

Ministri Shala nënshkruan vendimin për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e mbështetjes për bizneset, sot ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt.

Ministri Shala theksoi se inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë”, tha ministri Shala. Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka financuar edhe ndërtimin e inkubatorit në Komunën e Malishevës, që së shpejti do të jetë funksional. Po ashtu MTI-ja është duke vazhduar me ndërtimin e zonave ekonomike, që bizneseve vendore dhe të huaja t’iu krijoj hapësirë të mjaftueshme për të operuar me kosto shumë të lirë. Investimi në Komunën e Skenderajt do të vazhdojë edhe në projekti të tjera të rëndësishme.

MTI dhe GIZ nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetje në realizimin e agjendës evropiane

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci dhe përfaqësuesi i organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Mark Barret nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në realizimin e agjendës evropiane.

Objektivi kryesor i projektit të GIZ “Përkrahje e Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë” është përkrahja e ministrisë për të koordinuar planifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) përmes strukturave të MSA-së.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Programi Kombëtare për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA)përcaktojnë një mori përgatitjesh dhe detyrash vendore për procesin e integrimit evropian në shumë aspekte në të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rol të rëndësishëm dhe përkrahja e tillë është e mirëseardhur për t’i realizuar objektivat e ministrisë për këtë proces.

Zv/ministrja Krasniqi: Ministria e Tregtisë fokus fuqizimin e grave në biznes

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin po marrin pjesë 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës në Komunën e Gjilanit.

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka bërë hapjen e këtij panairi, duke theksuar se objektivat e ministrisë janë fuqizimi i gruas në biznes.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë që sot të jemi në hapjen e panairit ‘Gratë në biznes dhe artizanate’,është përkrahur plotësisht nga MTI përkatësisht nga KIESA dhe ndihemi mirë që bizneset e tilla po fuqizohen dhe po përkrahen duke e ditur që tani MTI ka objektivat e veta që të fuqizohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke fuqizuar kështu zhvillimin ekonomik, mundësinë e punësimit në Kosovë dhe absolutisht kjo është punë e palodhshme e MTI-së”, ka thënë Krasniqi.

Zëvendësministrja tha se vendosja e taksës nga ministri i MTI-së, Endrit Shala ka krijuar hapësirë për zhvillim të bizneseve kosovare.
“Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës iu ka dhënë mundësi të drejtpërdrejtë fuqizimit të bizneseve në Kosovë dhe të bërit biznes në Kosovë, tani më është më i lehtësuar dhe është i përkrahur nga institucionet përkatëse dhe do të kenë mundësinë e
vazhdueshme që të zhvillojnë aktivitetet e tyre”.Krasniqi tha se gratë në biznes dijnë të bëjnë mrekulli dhe ja dalin gjithmonë.“E di që është e mundimshme, e di që kërkon angazhim dhe aktivitet, por e di që aty ku është gruaja sigurisht nuk do mungon edhe suksesi. Unë ndihem mirë që MTI ka përkrahur gratë në biznes dhe do vazhdojmë t’i përkrahim ato dhe të gjitha bizneset që Kosova të jetë më e zhvilluar ekonomikisht dhe mundësia e të bërit biznes të jetë më e lehtësuar”, tha Krasniqi.
Panairi do të jetë i hapur tri ditë rresht dhe tashmë është tradicional.

Ministri Shala takohet me përfaqësuesit e lokaleve të natës, përpiqet ta gjejë një gjuhë të përbashkët

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka takuar sot shoqatën gastronomve të Prishtinës dhe disa nga përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave më të mëdha të natës të vendit , ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë diskutuar për për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ja postimi i tij në Facebook:

 

 

Bashkë me gastronomet kosovarë në mbrojtje të rinisë sonë!

Sot takova shoqatën e gastronomve të Prishtinës dhe disa nga përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave më të mëdhaja të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, ku diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kërkova nga afaristët e gastronomisë ( lokalet e natës), e si gastronomi në pëgjithësi janë industria me punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos ju lejojnë të miturve nën 18 vjet hyrjen dhe njëkohësisht qasje në pije alkoolike e kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve tanë.

Në takim u zotuam se do të bashkëpunojmë maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira për bizneset e gastronomisë, sepse është sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë partner i bizneseve dhe zë i tyre, për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet që mund t’i kenë.

E.SH

Festivali i Birrës mohon se të miturve u është shitur alkool

Periskopi.com Lajme

Me vendim të Ministrit të Treftisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mbrëmë është mbyllur Festivali i Birrës dhe Verës që kishte nisur këtë vit me datë 5 të këtij muaji.

Vendimi erdhi për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet.

Por, sot festivali ka dalë me një njoftim, të cilin e ka publikuar në llogarinë Facebook.

Sipas këtij njoftimi thuhet se ata respektojnë vendimet që dalin nga institucionet e Republikës së Kosovës, por se nuk pajtohen me rastin për të cilin është mbyllur.

Tutje thuhet se lejimi i personave të mitur është bërë të shoqëruar nga bashkëfamiljarët, ndërsa të njëjtit kanë paralajmëruar që festivali do të mbahet vitin tjetër.

Ky është postimi i plotë:

Beer and Wine Festival njofton të gjithë adhuruesit e saj se bazuar në Vendimin e MTI-së e përfundon edicionin e 7-të në 4 netët që kanë qenë të shkëlqyeshme me një atmosfere impozante dhe të paharueshme.

Vendimet e dala nga institucionet e Republikës së Kosovës ne do t’i respektojme plotësisht edhe pse nuk mund të pajtohemi në rastin konkret.

Në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, Besa Security, ne e kemi e ngritur edhe nivelin e kontrollit në ambientin ku po mbahej festivali. Janë marr të gjitha masat e parapara në pikat hyrëse duke bërë verifikimin e moshës përmes prezantimit të dokumenteve identifikuese dhe kontrollës sistematike të personave që kanë vizituar festivalin.

Lejimi i personave nën moshën 18 vjeçare ju është mundësuar vetëm atyre që kanë qenë nën përcjellje të bashkëfamiljarëve dhe asesi nuk ju ështe lejuar blerja e alkoolit në pikat shitëse. Pjesëmarrësit e brendeve alkoolike kanë qenë shumë mirë të informuar dhe të vetëdijshëm për pasojat që mund ti marrin në rast se ju shërbehet alkool të miturve.

Nëpër stande kanë qenë gjithashtu të vendosura edhe njoftimet për ndalimin e shitjes së alkoolit për të mitur – e paraparë me rregulloret në fuqi.

Arsye tjetër është edhe hapësira jo e mjaftueshme për mbajtjen e festivalit duke e pas parasysh rritjen e numrit të madh të adhuruesve të saj.

Do të shihemi në edicionin e radhës 2020 dhe për çdo risi do ju njoftojmë me kohë.

Shala: Pas veprimit të Qeverisë dhe Ministrisë, të gjitha lokalet në veri janë të hapura

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se të gjitha lokalet në veri janë të hapura.

Shala ka thënë se pas veprimit dy ditor të Qeverisë-MTI-së që t’iu qëndrojnë pranë qytetarëve nga veriu, të gjitha lokalet janë hapur, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre, transmeton Indeksonline.

 

“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre.

 

Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.

Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim ku do të jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala.

Ministria e Tregtisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Periskopi.com Lajme

Me vendim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot Agjencia e Metrologjisë bashkë Inspektoratin kanë bërë verifikimin e peshojave të mëdha. Verifikimi është duke u bërë para fillimit të sezonit të korrje shirjeve, me qëllim që të mos mashtrohet konsumatori.

Kryeshefi i agjencisë së Metrologjisë Ferki Fejza ka thënë se qëllimi kryesorë i kësaj vizite është verifikimi i peshoreve më mbrojtje të konsumatorit.

Fejza tutje shtoi se inspektimet e tilla do të bëhen edhe në qytete të tjera të Kosovës.

“Qëllimi i vizitës është verifikimi i jashtëzakonshëm për të gjitha pikat grumbulluese dhe fabrikat e miellit në këtë prag të fillimit të korrje shirjes, verifikimi i peshoreve në pika grumbulluese në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke pasur parasysh se kjo është njëra ndër parimet e themelore edhe të Ministrisë së Tregtisë edhe të ministrit Endrit Shala. Ky aktivitet është në përmbushje të obligimeve ligjore që dalin nga ligji për metrologjinë”, tha Fejza.

Ndërsa kryeinspektori i  Ministrisë së Tregtisë Lulzim Syla ka bërë thirrje tek grumbulluesit që të bëjë verifikimin e peshoreve përndryshe mund të gjobiten.

“Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i bënë thirrje të gjithë grumbulluesve që të bëjnë verifikimin e peshoreve në të kundërtën nëse nuk i bëjnë verifikimin, inspektorati i cili është në teren do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, tha Syla.

Verifikimi i peshoreve do të vazhdojë në mënyrë permanente në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Shqipëria i vë taksë Kosovës, ministri Shala tregon nëse Kosova do të marrë masa reciproke

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mohuar të ketë në plan për t’i vënë masë mbrojtëse apo reciprocitet Shqipërisë.

Kreu i këtij dikasteri, Endrit Shala në një intervistë për Top Channel ka thënë se të gjitha barrierat jo tarifore që bizneset kosovare i kanë hasur gjatë eksportit në këtë shtet janë eliminuar që nga mbajtja e mbledhjes së dy qeverive në nëntor.

Tash, sipas tij janë vetëm dy barriera tarifore: taksa për rrugën e kombit dhe skanerit, për të cilat është duke u punuar ngushtë që të zgjidhen.

“Deri më tani nuk kemi nevojë që të marrim masa në raport me Republikën e Shqipërisë për arsye se secila pengesë e cila shfaqet gjatë të bërit biznes ndërmjet në të dyja vendeve, institucionet tona tashmë edhe me koordinatori kombëtar, secila pengesë po zgjidhet në afatin sa më të shpejtë të mundur”, ka thënë ministri Shala.

Ministri thotë të jetë i bindur se barrierat e vëna nga Shqipëria nuk janë të qëllimshme.

Ai ka folur edhe për bllokimin që Maqedonia e Veriut e ka bërë për import të peshkut të gjallë nga Kosova.

“Jemi duke pritur reagimin e sekretariatit të CEFTA-së për këtë çështje, nëse ata si organizatë nuk reagojnë për këtë masë të vendosur nga Maqedonia e Veriut, atëherë Kosova është e detyruar të merr masa reciprociteti me Maqedoninë e Veriut, por një gjë e tillë nuk e besoj se do të na ndodhë asnjëherë me Shqipërinë”, ka thënë Shala.

Në një hulumtim të Bashkimit Evropian, Shqipëria pati dalë e treta pas Serbisë e Bosnje Hercegovinës për vendosjen e barrierave tregtare ndaj prodhuesve të Kosovës.

Por, pavarësisht barrierave, Kosova ka shënuar rritje të eksportit në Shqipëri prej 26 për qind për periudhën 2015-2018.